A u blenë vota në territorin e Bashkisë së Tiranës?

10 Korrik 2017, 09:47Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Akuzat për blerje votash po fluturojnë nga të gjitha anët pas zgjedhjeve, publikisht e privatisht. PD-istët akuzojnë PS-në për blerje votash, ndërsa PS-istët akuzojnë LSI-në…

Është e vështirë të analizohen statistikisht këto “akuza” në të gjitha zonat e vendit, por vlen të analizohet se sa arriti secila parti kryesore të thithë vota nga rezervuari i saj natyral në territorin e Bashkisë së Tiranës (jo të qarkut të Tiranës).

Kjo bashki përbën barometrin më të mire elektoral të vendit. Në Tiranë nuk arriti ta fitojë mandatin Ramiz Alia në vitin 1991, ndërkohë që partia e tij mori 67% të mandateve në zonat e tjera (ndërsa një vit më pas, pjesa tjetër e Shqipërisë ndoqi shembullin e Tiranës, duke i dhënë partise së Ramiz Alisë vetëm 33% të mandateve).

Secila parti u fut në garën e 25 qershorit me synimin që të merrte sa më shumë vota nga rezervuari natyral elektoral i tyre, e madje të shkonte edhepërtej tij.

Rezervuari natyral elektoral i një partie kryesore të caktuar përbëhej nga votuesit që kishin votuar para katër vjetësh për të dhe për partite satellite të saj, si dhe nga bijtë e këtyre votuesve (që kishin mbushur moshën për votim).

Nga analiza e të dhënave të KQZ-së përzgjedhjet e 25 qershorit, rezulton se PD plus PR (e cila ishte formalisht në garë si aleate e saj) thithën vetëm 65% të votave të rezervuarit të tyre elektoral.

Ndërsa një parti tjetër “e djathtë”, FRD-ja,thithi vetëm 17% të votave të rezervuarit të saj elektoral (shihni grafikun shoqërues).

Në krahun“e majtë”, PS-ja thithi mbi 90% të votave të rezervuarit të vet elektoral, me një deficit prej 18 mijë votash, krahasuar me rezervuarin e saj.

Një pjesë e mirë e deficitit mund të shpiegohet me 8700 votat që mori në Tiranë LIBRA e Ben Blushit, ndërsa pjesa tjetër me rritjen e LSI-së me 12 mijë vota përtej sinorit të vet elektoral.

Në 25 qershor, numri i pjesmarrësve në zgjedhje ishte rreth 60 mijë më i vogël sesa rezervuari natyral i pjesëmarrjes totale në Tiranë.

Ndërkohë, deficit në pjesëmarrjen e votuesve “të djathtë” (PD+PR+FRD) ishte 54 mijë.

Mospërputhja prej 6 mijë votash në këtë rast, korrespondon me rritjen e PDIU-së me 2000 vota përtej sinorit të vet elektoral, si dhe me votat që morën dy parti të reja, si SFIDA dhe APD.

Duke zbritur nga niveli makro i analizës (në rang bashkie), në nivelin mikro (për çdo qendër votimi), konstatohet se në shumicën dërrmuese të 896 qendrave të votimit në territorin e BashkisësëTiranës, ka një korelacion të fortë të rënies së numrit të pjesëmarrësve dhe rënies së numrit të votave “të djathta”.

Vetëm në fare pak qendra votimi fshatrash në territorin e bashkisë, ka ndodhur transferim i votave nga“djathtas”, në “majtas”.

Në kushtet e një korrelacioni të tillë të rënies së pjesëmarrjes me rënien e numrit të votave “të djathta” (si në nivel makro e mikro), është shumë pak e mundur që në 25 qershor, të ketë patur blerje të ndjeshme votash në territorin e Bashkisë së Tiranës.

Mbi 90% e votuesve të kësaj bashkie banojnë në 11 ish-minibashkitë, si dhe në zonat me pallate e vila të reja përreth tyre.

Shumica dërrmuese e votuesve vetëm i përshëndesin fqinjët kur shkëmbehen nëpër shkallë apo ashensor.

Votimi familjar apo fisnor (që ende vazhdon në zonat rurale të Shqipërisë) pothuaj nuk ekziston në Tiranë.

Jo rrallë, edhe brenda një familjeje tiranase, burri mund të votojë ndryshe nga gruaja, ose prindërit ndryshe nga fëmijët.

Në një elektorat të tillë, blerja e votave mund të funksionojë vetëm në raste sporadike.

Duke përmbledhur, mund të thuhet se analiza e mësipërme satitstikore sugjeron që rënia e numrit të votive të partive “të djathta”në territorin e Bashkisë së Tiranës shpjegohet pothuaj tërësisht me rënien e pjesëmarrjes së votuesve“të djathtë”.

Në qoftë se ka ndodhur, blerja e votave“të djathta”prej partive“të majta”në Tiranë do të ketë qenë sporadike. (Për lëvizjet e votive nga PS-ja te LSI-jadhe anasjelltas, duhet një analizë më vete.) (Albanian Free Press)

3 komente në “A u blenë vota në territorin e Bashkisë së Tiranës?”

  1. gjok kondi says:

    ne analizat tuaja,,mjaft profesionale ,me duket se keni harruar edhe nje shtrese votuesish qe jane pensionistet ..Shumica e tyre mendoj se jane votues te rregullt te se majtes ,,pra PS..Por keta votues ,,sa vjen dhe rrallohen qofte per shkaqe natyrale (vdekjen)por edhe per shkaqe objektive ,pasi jane pleq,te semure ,etj dhe per pasoje nuk shkojne te votojne..Te pakten ne rrethin tim familiar ,,nuk votuan rreth 6 pleq…Mendoj se edhe kjo shtrese duhet mare ne konsiderate ne momentet kur behen analiza statistikore apo rjedhje votash apo abstenim..

  2. Minotauri says:

    Zaloshnja, Eduard
    ka kohe qe flet me shifra dhe jo se eshte pa gje ne ato qe thote permes tyre…

    Nderkohe, tere sa thote per kohen kur ende s’merrej me shifrat eshte pothuaj naive
    si gjestet e tij publike, teksa Lindej Partia (demokratike!)!
    “Ne Tirane 1991, humbi edhe Ramiz Alia…”, shprehet fjalesh Ed Zaloshnja!!!
    Te mos kesh marre vesh se Ramiz Alia e “porositi vete humbjen e tij”, eshte njelloj si te besosh se pluralizmi ne Tirane eshte i natyrshem, dhe jo i dekretuar…
    Beson Zaloshnja se Sali Berisha ishte antikomunist ne Dhjetor 1990?

  3. Dn says:

    ka një korelacion të fortë të rënies së numrit të pjesëmarrësve dhe rënies së numrit të votave “të djathta”.
    Ahhh ma ne fund po pranohet qe aleatet qe Basha la ´me gishta ne gojé kishe e lane vete bashen me gishta e goje: tash PDja mundet me kalkuluar sa deputete duhet t’i ´falé legalitetit edhe ballit per me pasur nje dite prape pushtetin…edhe pse une e di se kur me balli e legaliteti nuk do votojne per PDne. ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje