Flet deputeti Hoxha: Më qëlloi pas shpine kushëriri i deputetes Çupi. Basha as një telefon nuk më ka bërë

9 Korrik 2017, 17:49Politika TEMA

Deputeti në detyrë i Partisë Demokratike Bedri Hoxha, i kontaktua nga “Panorama”, lidhur me incidentin që i ndodhi gjatë një takimi të kësaj force politike në Burrel, është shprehur se e njeh personin që e ka goditur pas shpine.

Sipas tij ai është Demir Cupi dhe punon në Bashki. Nga ana tjetër i pyetur nëse Basha ka dijeni për këtë incident, sepse ka ndodhur gjatë takimit që kreu i ngrirë i PD-së po zhvillonte në Burrel, deputeti Hoxha ka thënë se “besoj që është njoftuar, por mua ende nuk më ka marrë në telefon”.

Kur ka ndodhur ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur sot paradite.

Iu qëlluan një apo disa persona?

Më ka qëlluar vetëm një person nga mbrapa.

Kush ishte, e njihnit?

Po e njoh, ishte Demir Cupi, punon në Bashki.

Keni pasur më parë ndonjë konflikt me këtë person?

Jo asnjë konflikt, kam pasur vetëm marrëdhënie institucionale.

Ngjarja ka ndodhur Brenda mbledhjes së PD-së ku merrte pjesë edhe Basha?

Ka ndodhur pak momente përpara se të niste mbledhja. Unë vetëm kam bërë denoncim për këtë ngjarje.

Është njoftuar zoti Basha lidhur me këtë ngjarje?

Besoj që është njoftuar, por mua ende nuk më ka marrë në telefon.

5 komente në “Flet deputeti Hoxha: Më qëlloi pas shpine kushëriri i deputetes Çupi. Basha as një telefon nuk më ka bërë”

  1. pedro i ri says:

    Rrace qensh

  2. Studenti says:

    Mos u anko o Bedri,,,, të keqen e ke nga brenda,,,,,burri e baa një dru për hir të partisë.

  3. xheneti says:

    eh ju matjanet mbetet te tille te pabese,eshte per te ardhur keq.

  4. Populli says:

    Hëngshi kokën e njëri tjetrit

  5. Luan Rami says:

    Kjo nuk eshte ngjarje qe ka lidhje me politike. Bedrana thjeshte po korr cfar ka mbjelle. Ai eshte nje monster qe i ka bere nje dem te madh PD Mat. Vetem habitem perse ka arritur te qendroj kaq gjate sepse ai eshte aq injorant sa nuk di as te mbulohet.Mendoj parja e korrupsionit qe ka grabitur ne fondet e Matit e ka bere te qendroj aq gjate. Ka qene torbe e Astrit Patozit dhe bashke me te zotin iku. 300 mije € i dha Patozit per te kaluar nga vendi i 4 tek i 2 ne zgjedhjet e 2013, ne keto te 2017 punoi per camet se ne Gure te Bardhe ka shume cam! Zanatin e torbes e ka te trasheguar nga i ati se edhe ai e mbante byron politike me mjalte xibrri dhe arra se duhej shtuar rraca.Disa ulumtus te dosjeve pohojne qe ka marr dhe nje zakon tjeter nga baba ate te spiunit! Zoti paste rezervuar surpriza per kete lloje rrace!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje