Një nga njerëzit më besnikë të Lulzim Bashës Genti Malkon, argumenton se Basha duhet të dorëhiqet dhe të shtyhen zgjedhjet.
Anëtari i kryesisë njëkohësisht shef i departamentit të pronave në PD, tha se e ka mbështetur Bashën për tu zgjedhur në krye të PD-së në vitin 2013, ku shton se kjo ka qenë edhe në dëshirën e ish-liderit Sali Berisha.
Në një intervistë për ABC News, Malko tregon arsyet se pse u zhgënjye prej kryetarit të ngrirë Basha, aq sa sot t’i kërkojë dorëheqjen.
“Për herë të parë në 20 vjet që unë kontribuoj në PD, ju betohem që nuk më ka qëlluar të shoh një mungesë të tillë motivimi, ” thotë ai ndër të tjera.