Dega e Partisë Demokratike në Mat, ka reagur lidhur me incidenti që ndodhi gjatë takimit të kreut të PD-së Lulzim Basha në Burrel, ku u godit deputeti i PD-së në detyre Bedri Hoxha. Me anë të një njoftimi për media dega e PD-së në Mat bën të ditur se incidenti nuk ka lidhje me asnjë motiv politik.
Deklarata e plotë
Deklarate e deges se Partise Demokratike Mat
Partia Demokratike Dega Mat duke denuar me force incidentin sot ne Burrel ku u godit deputeti Bedri Hoxha, rikonfirmon solidaritetin e plote me z. Hoxha, sic edhe u demonstrua ne aktivin e sotem te deges se PD Mat, po ashtu edhe nga kryetari ne detyre i PDSH z. Lulzim Basha i cili e nisi fjalen pikerisht duke denuar me force ngjarjen dhe duke kerkuar bashkimin e cdo demokrati kunder cdo provokimi. Sipas informacionit qe kemi, cfare ndodhi sot nuk ka asnje motiv politik dhe asnje lidhje me aktivitetin e struktures se PD. Me kete rast shprehim keqardhjen e thelle per nxitimin e ndokujt per ngjyrim dhe perdorim politik te kesaj ngjarje. PD Dega Mat i ben thirrje ne vecanti cdokujt me pergjegjesi politike ne PD qe te shmange keqperdorimin e kesaj ngjarje per interesa personale dhe politike qe nxisin ndasi e percarje ne kete moment kur kemi nevoje per bashkim dhe solidaritet me njeri tjetrin dhe kauzen e drejte te cdo demokrati.
jo more ,,veq mshele se na jem demagog ,,