Anëtarët e Partisë Demokratike në Korçë kanë firmosur një peticion pasi kërkojnë të anulohet procedura farsë që ka nisur Lulzim Basha për votimin për kryetar.
Demokratët e Korçës shkruajnë në peticion se Lulzim Basha bëri marrëveshje me Ramën për të garantuar votën në 25 Qershor dhe i doli zgjedhjeve.
“Në një situatë si kjo demokratët nuk kanë si t’i kërkojnë llogari “hajdutit”, por bëjnë përgjegjës “rojtarin”. Rojtari ishte garant i zgjedhjeve për ta” shkruajnë demokratët e Korçës në peticion.
130 firma janë hedhur mbi peticionin që kërkon të ndalet pengmarrja e PD-së kërkohet:
“Anulimi i procedurës dhe farsës së nisur nga Z.Basha dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin nga kryetari dhe nënkryetarët e PD me gjithë farsën që i shoqëron”, shkruhet në peticion.
Lumadhja pd-ke qe mori rrukullimen nga Basha dhe Berisha.Ne dajll vafte se na nxiu jeten. “Lufte doni? Lufte do kini”.Parti terroriste.Ata te ISISIT therrasin si pdsh.Basha dhe Berisha.Por kohet e fundit eshte bashkuar edhe nje mullar me kashte, Ilir Meta,qe do armatosi njerzit.Uuuuu mortja qe nuk ju ha.Doni dhe pushtet ju parti muti.Nuk ka besim populli tej ju.