Lulzim Basha vazhdoi turin e takimeve me demokratët e Qarkut të Dibrës për garën brenda partisë ku u përpoq të bindë demokratët se ai është alternativa e vetme që ky vend të përparojë.
Edhe pse PD kishte pothuajse gjysmin e kabinetit “Rama” në drejtim gjatë procesit zgjedhor, tashmë Basha mendon se rezultati i 25 qershorit nuk shpreh vullnetin e vërtetë të shqiptarëve, por deformimin përmes blerjes masive të votës dhe diktimit të saj me presione shtetërore dhe kriminale.
“Projekti im për Shqipërinë është një qeveri për qytetarët, që të kenë mundësi të jetojnë me dinjitet në shtëpinë e tyre, pa shkuar azilantë, të kenë mundësi të gjejnë punë, të kenë mundësi të jetojnë pa frikë nga pushtetarët dhe nga të fortët, të kenë mundësi të zgjedhin të lirë, të votojnë të lirë qeverinë që duan, tha Basha në Burrel.
Në Dibër, Basha u shpreh se bashkimi i gjithë demokratëve, është rruga e vetme, e detyrueshme, për t’u ringritur përsëri e për t’u kthyer në pushtet. Ne kemi gjithë mundësinë të bashkohemi, tha Basha, e të vazhdojmë betejën aty ku e kemi lënë.
si ne burrel ,grushta