Rama publikon platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët

10 Korrik 2017, 10:12Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Platformën e bashkeqeverisjes me qytetarët shqiptarë

Rama ka ftuar qytetarët shqiptarë të regjistrohen në http://shqiperiaqeduam.al/ për t’u bërë pjesë e bashkëqeverisjes me kritikat dhe sugjerimet e tyre.

Mirëmëngjes dhe me këtë draft të parë të Platformës së Bashkëqeverisjes ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM, ku mirëpresim kritikat e sugjerimet tuaja për organizimin e platformës, ju uroj një javë të mbarë“, shkruan Rama.

Platforma:

Shqipëria që duam” është një platformë e hapur komunikimi e ndërveprimi me qytetarët që do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush.

Qeveria e re do të jetë në një koalicion real me njerëzit e zakonshëm që së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, që nga bulevardi i Tiranës deri në çdo skaj të vendit.

Shqipëria që duam është mbi të majtën e mbi të djathtën. Shteti që duam është i qytetarëve, jo i pushtetarëve. Sfidat e Shqipërisë sot, nuk janë sfida socialiste apo sfida demokrate, por janë sfida shqiptare. Të vetëdijshëm për barrën e madhe të përgjegjësisë që na u besua, qeveria e re do të bashkëqeverisë me njerëzit e zakoshëm të këtij vendi në një përpjekje shqiptare, të përbashkët, për ta bërë Shqipërinë më të mirë”.

http://shqiperiaqeduam.al/

1 komente në “Rama publikon platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët”

  1. Veis Skenderi says:

    Pershendetjr un jam Z.Veis Skenderi .Isha me ndima ekonomike po ma hoqen. Hyra ne pune ne dhjetor 2016- deri ne 7 korrik 2017 ne firmen I.b.n .Ne 25 dhjetor 2017 pesova aksidente .U shtrova ne spitalin ushtarak 25 dhjetor deri ne 3 Janar atje me vune proteze femur ose kofsh e madhe kur dola nga spitali doktori me dha flete dalje dhe flet drejtimi per kemp. Me keto sigurime a e fitoj kempin. Familia ime perbehet nga 6 persona dhe nk kemi mundesi ekonomike ju lutem na ndimoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje