Aventura e pabesueshme e një britaniku te varri i Enver Hoxhës

10 Korrik 2017, 10:30Politika TEMA

Aventura e pabesueshme e një turisti britanik gjatë dy ditëve të fundit në Tiranë. Historia e një ushtaraku aleat pranë forcave partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndryshimet që ka parë në Shqipëri në dy kohë,  me diferencë 30 vite… Çfarë mendon ai për ish-udhëheqësin komunist që nuk e kish njohur asnjëherë…

Nga Dash Frashëri

Turisti anglez, Mark Leslie, është rikthyer këtë fundjavë pas 30 vitesh në Shqipëri. 57- vjeçari shoqërohet nga 2 djemtë e tij Peter dhe Andrew Leslie dhe kishte dëshirën e madhe për ta vizituar edhe një herë varrin e diktatorit Enver Hoxha.

Pas një aventure jo të zakonshme, Leslie arrin ta gjejë e të vendosë lule atje.

Unë pata rastin ta përjetoj këtë “aventurë” angleze dhe po e tregoj ashtu si e përjetova.

Për një të pasionuar deri në ekstremitet pas historisë botërore, përfshirë edhe asaj të Shqipërisë, misioni për të vizituar dhe t’u treguar djemve të tij varrin e Enver Hoxhës, ishte edhe sfida e radhës për turistin anglez 57-vjeçar Mark Leslie, drejtues i një kompanie sigurimesh në Angli, Tobell Insurance Services Ltd. Për të ishte më shumë se një detyrim shpirtëror. Po rikthehej pas 30 vjetësh në Shqipëri.

“Kam qenë 27 vjeç në verën e vitit 1987, sa është tani djali im, Piter, kur së bashku me një grup prej 40 turistësh të tjerë anglezë vizituam Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Në krah të monumentit (“Nëna Shqipëri) pamë dhe varrin e Enver Hoxhës, udhëheqësit tuaj komunist, të rrethuar komplet me lule. Në fakt, u befasova, pasi ishte një varr i thjeshtë, ndryshe nga sa unë besoja se do të ishte, nisur dhe nga fakti se ai drejtoi Shqipërinë me dorë të hekurt, për më shumë se 40 vjet. Kam disa foto në shtëpi te varri i Enver Hoxhës nga vizita gjashtëditore në Shqipëri atëherë, të cilat fatkeqësisht nuk i kam me vete”,  – më thotë Mark Leslie, babai i të cilit ka qenë një nga ushtarët britanikë që luftuan në mbështetje të partizanëve shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“E di që në Tiranë ndodhen varreza e ushtarëve britanikë, – shton Mark në ambientet e Hotel Jolly në kryeqytet, duke më treguar një hartë të Tiranës, që ndodhej në librin e tij të udhëtimit mbi Shqipërinë.

“Kur erdha në vitin 1987 në Shqipëri, doja të plotësoja pikërisht një dëshirë të babait tim. Na u deshën dy muaj për të marrë vizën hyrëse në Shqipëri dhe plotësuam shumë formularë. Hymë nga kufiri me Malin e Zi dhe pasi na kontrolluan imtësisht, bëmë gati 200 metra më këmbë për të hipur në autobusin shqiptar, që na çoi në hotel “Adriatik” në Durrës. Përpara se të vinim ne Shqipëri na kishin dhënë shumë informacione për vendin, Enver Hoxhën dhe udhëheqësin e ri të vendit, Ramiz Alinë”, – vazhdon bashkëbisedimin Mark Leslie, që shton se, nëse para 30 vjetësh ai kishte parë vetëm një semafor e pak makina, tani ishte i befasuar nga pamja dhe trafiku që ofronte kryeqyteti shqiptar.

“Erdhëm në Shqipëri me makinë nga Ohri i Maqedonisë, duke kaluar nga pika kufitare e Tushemishtit. Qytet shumë i bukur Pogradeci. E shijova rrugën për në Tiranë dhe mezi prisja t’u tregoja djemve varrin e Enver Hoxhës. Shkuam në Varrezat e Dëshmorëve, por nuk e gjetëm varrin e tij, edhe pse e kërkuam për disa minuta. A mund të më ndihmosh, për ta gjetur. Dua ta vizitoj patjetër”, – më thotë Mark Leslie.

“Pas ndryshimit të regjimit dhe ardhjes në pushtet të qeverise së re demokratike, varrin e tij e zhvendosën në varrezat publike të Sharrës”, i them unë, duke i treguar disa foto të varrit të Enver Hoxhës pas kërkimit në motorin e Google dhe duke i shkruar në një letër rrugën sesi mund të shkonte atje.

“Vërtet, kaq shumë njerëz dhe lule çojnë njerëzit atje. Po, kjo grua e vjetër kush është?”, më pyet Marku. “Nexhmije Hoxha, gruaja e Enverit? Po sa vjeç është tani? E mbaj mënd pamjen e saj nga fotot e albumit që bleva në Tiranë. Dukej një grua e fisme”.

Të nesërmen, me letrën ne dorë, Mark Leslie dhe dy djemtë e tij, shkuan në varrezat e Sharrës.

“Ishin tepër të mëdha, pyetëm tre veta, por një djalë i vogël rreth 11-13 vjeç na ndihmoi ta gjenim varrin e Enver Hoxhës” – më tha anglezi, që shton se i kishte dhënë pesë mijë lekë të vjetër djalit që e ndihmoi. “I meritonte, pasi pa ndihmën e tij nuk do ta gjenim kurrë”, më tregon fotot e tij pranë varrit të diktatorit komunist.

Mark Lesli e dinte që në Shqipëri ishte ndërtuar edhe një mauzeleum për Enver Hoxhën, por edhe pse kishte shëtitur bulevardin kryesor të Tiranës nuk mund ta gjente dot. “Nuk ekziston më. Tani quhet piramida dhe është në gjendje të shkatërruar”, i them. “Por, si është e mundur? Historia është pjesa më e rëndësishme e kujtesës së një kombi. Unë që e kam pasionin tim kryesor historinë nuk e kuptoj”, thotë ai.

Unë  zgjodha heshtjen, ndërsa Mark Leslie dhe dy djemtë e tij morën rrugën drejt Bunk’Art 2. Teksa e pyeta se çfarë mendon për historitë e viktimave të regjimit komunist me të cilat u njoh në Bunk’Art 2, Leslie thotë se janë vetëm ana e keqe e figurës së Hoxhës dhe se Shqipëria sot ka ndryshuar shumë.

“Kjo është vetëm ana e errët e figurës së diktatorit, nuk mund të themi që ai kishte vetëm ndikim negativ. Në Bunk’Art ka shumë informacion për Shqipërinë dhe Enver Hoxhën. Është shumë interesante. Shpenzova 1 orë kohë për të parë dhe lexuar histori. Sot Tirana dhe Shqipëria janë shumë më ndryshe se para 30 vitesh”.(DITA)

21 komente në “Aventura e pabesueshme e një britaniku te varri i Enver Hoxhës”

  1. alphade says:

    Enver Hoxha ka vrare me pak gjate gjithe historise 40 vjecare te sundimit te tij ,
    se sa vrau Sali Berishovici ne me pak se nje muaj gjate vitit 1997 !? Kjo eshte e
    verteta historike me nje ndryshim sinjifikativ: Enveri likuidoi te gjithe bashke –
    punetoret e nazi-fashizmit dhe tradhetaret e vendit ,ndersa Saliu vrau djemt e
    nenave vetem per te ruajtur kolltukun e ndyre te pushtetit te tij diktatorial. ky
    eshte dallimi esencial ,te tjerat jane shpifje ,mashtrim,brockulla per te varrrosur
    figuren e E.Hoxhes dhe per ta zevendesuar me te veten por kurre s’do ta arrijne
    kete as Saliu dhe as mijte e tjere te gjirizave pushtetaresh ……!!

    1. I Riu komunist says:

      ENVERI HERO KOMBETAR I SHQIPTAREVE!
      Te jeni te sigurte,nuk do jete e larget dita kur eshtrat e Heroit Kombetar do vendosen ne Mauzoleumin e tij ne Bulevardin Deshmoret e Kombit (te Piramida). Historia ka te tjere parametra mates ? Aty do te rivendoset Muzeu i Enverit dhe do jete pika me e rendesishme qe do vizitohet nga turistet ne Tirane!
      MOS KINI ASNJE DYSHIM!

  2. spartaku says:

    Bravo zoteni Anglez! Nuk ka me mire kur te mbivleresojne e te lavderojne te huajet,qe jane thenje painterese.Kurse neve nxijme vehten tone.Shqipetaret jane akoma me bisht.Njeriun e mire e hedhin ne kosh,kurse te keqin Sali e mbajne me pekule.Krimet e Sai Berishes,nuk i lane dot as lumi e as deti.Terrorizoi nje kombe te tere,dogji dhe shkaterroi shqiperine totalisht,dhe ai kryekriminel mbahet sikur nuk ka bere asgje. Nuk dihet se çfare do beje zoti.Ndoshta vjen nje dite qe do vije drejtesia dhe do beje punen e saj.

  3. KORÇARI says:

    Enver Hoxha ishte një Diktator, por ka dhe shumë merita krahas të këqijave që ka bërë.
    Ishte pikërisht Ai që rimëkëmbi SHQIPËRINË, ndërtoi rrugë, ndërtoi sistemin elektrik duke elektrifikuar komplet SHQIPËRINË, ndërtoi ujësjellësa, dhe në kohën e tij kishte Dritë dhe Ujë 24 orë në ditë, ngriti Industrinë e Rëndë dhe atë të lehtë, ndërtoi Uzina Fabrika,NDËRRMARJE, Kombinat, Hidrocentrale,Termocentrale etj.
    SA UZINA,FABRIKA APO KOMBINATE JANË NDËRTUAR SOT NË “DEMOKRACI”, SA MINIERA SA RAFINERI, PO BUJQËSIA KU ËSHTË????????

  4. sali Serbi says:

    Dy vjet me pare, nje miku im Belg me kerkoi ta shoqeroja ne Shqiperi,posaçerisht ne varezat e deshmoreve dhe tek varri i Enverit.Mbritem bashke me te njejtin avion. Menjehere morrem nje taxi dhe pas 1 ore ishim tek varrezat e deshmoreve. Pasi hodhi veshtrimin mbi munumenti Nene Shqiperi me pa ne sy dhe duke tundur koken u shpreh “Madheshtore” -Po ky varri ketu prane? me pyeti, dhe drejtoi doren ne te djathte te monumentit madheshtor.-Eshte varri i Azem Hajdarit i thashe. -Eshte vrare ne lufte? me pyeti – jo i thashe -eshte vrare nga konkurentet e tij te trafikut te armeve drejt Kosoves. -Po pse athere eshte vendosur ketu?. -Sepse ka qene nje nga militantet me aktiv per shkaterimin e ekonomise socialiste ne vitet e revoltave antikomuniste te viteve 90 ,ju pergjegja. Me pa me habi, buzeqeshi pak dhe kofidencialisht me pyeti-tallesh ti tani? Ishte e veshtire ta bindja se keshtu ishte e verteta sepse sipas tij, ne vorrezat e deshmoreve vendosen eshtrat e deshmoreve te luftes Na çl dhe askush tjeter veç atyre qe e kane lidhur heroizmin e tyre me ate lufte.-Ke shume te drejte -i thashe por gjerat kane ndryshuar fale ndihmes Euro Amerikane per ate se si shqiptaret duhet a kuptojne demokracine.- Ëhë u shpreh, te kuptova….
    Shkuan te varri i Enverit .Rruges per atje morri nje tufe me lule dhe kur mbriten e leshoje mbi mermer ,midis buqetave te tjera- I kam lexuar pothuajse te gjitha shkrimet e tij ne forem kujtimesh.Prinderit e mij kane qene komunista edhe ata- me tha, kane qene te internuar ne kamper gjermane ne Belgjike. E adhuronin Enverin. Ma paten lene amanet qe te vija ta vizitoja ketu tek varri. Sot jam i lumtur qe e çova ne vend amanetin e tyre. Tunda koken ne shenje pohimi dhe miratimi dhe menjehere e pyeta -a ke ndonje amanet tjeter nga prinderit.- Kam shume me tha,por per ne Shqiperi keto kisha veçse dua te te them se shqiptaret nuk e njohin mire sistemin kapitalist, ata e shikojne ne reklama por asnjehere nuk e kane provuar peshen e tij mlbi supe. Jam 70 vjeç-me tha e kam perjetuar situaten e pas luftes,kur vuanim per buke. Viheshim ne rradhe ne mes te qytetit per nje tas me supe e nje fete buke por asnjeri nuk u ngrit te shkateronte uzinat dhe fabrikat ne vendin tone. Ne e dinim se ato ishin ushqimi jone edhe pse prone e dikujt tjeter. Te ju ka ndodhur kataklizma dhe ajo qe pash tek vorezat e deshmoreve eshte e pabesueshme.Nuk mund te nderohen kriminelet duke i vene ne krye te vendit te nderit te atyre qe u vrane ne lufte kunder pushtuesve… Keshtu e mbyllem biseden e dites se pare te mbritjes ne Shqiperi. Ditet e tjera miku im qe qendroj gati nje 15 ditesh aty shijoj shume prej vlerave turistike ne Shqiperi, ,qendra muzeale, arkeologjike dhe natyrore. Para se te ikte,pime nje kafe ne ajroport… Patem folur gjere e gjate per terresine e vlerave te Shqiperise dhe popullit shqiptar… Per nje gje te sigurij me tha. -Ju jeni nje vend i vogel por jashtezakonisht i pasur, jam shume i ardhurkeq qe nderkohe jeni nje prej vendeve me te varfera te Europes.Po nuk e morret veten ne zoterim , te gjitha keto pasuri do jua bleme ne per nje lek, siç kemi blere ato ne Greqi, ne Spanje, ne Afrike, ne lindjen e Mesme e gjitheandej ku kemi mundur. Po ndodhi kjo, ju nuk keni per ta ngritur me koken kur.Do ju mbysim me borxhe e do ju japim borxhe per te lare borxhet. … A kishte te drejte miku im komunist belg?

  5. Iliri says:

    Ku gjindet varri i Enver Muuutit, se dua te shkoj ta bej shuuurren mbi te?

    1. i shenjti says:

      Ty qè tè kanè edukuar tè pshuresh mbi varre ngulite thellè nè mèndje se njè ditè mè e pakta qè mund tè ndodhè ose do ta dhjesin ose do tè mbetesh varrhumbur !

    2. mirel says:

      Merre dhe gruan atje mos e ler pa ja nxjerre njehere dhe asaj foto aye te shurres.
      Pastaj bejeni foto profili te dy si cift.

    3. DYPLLOMSHI says:

      o liro..mos e vrit menjen robo..se i kom pshurr sa per 20..kom qene spate at’note

      1. tangopi says:

        Mos shkove te varrezat e deshmoreve dhe pshurre Azemin o Car,se si spate qe ke qene me siguri i ke vesh kepucet mbrapsht ?

  6. mirel says:

    U pa puna
    Kur u ngriten kafshet ijnorante te hakmerren kunder qyteterimit Enver Hoxha u be armik

  7. Glauku says:

    Shkatèrimi i varrit tè Enverit dhe largimi nga Varezat e Dèshmorève tè Kombit èshtè njè krim i bandès sè Sali Varrmihèsit. Enveri pèrdori tè gjitha pèr ti bashkuar shqipètarèt, ndèrsa Saliu pèrdori gjithçka pèr ti pèrçarè shqipètarèt. Duke dhunuar varrin e Enverit, Saliu provokoi rèndè ndjenjat e shqipètarit. Por koha tregoi se Enveri dhe Shqipèria janè tè pandarè, kurse Saliu njè kèrpurdhè hemuese. Ardhjen e anglezit dhe e djemve tè tijè nè Tiranè pèr homazhe tek varri i Enverit èshtè si njè shuplakè nè fytyrèn e shpifur tè Saliut dhe nga ana tjetèr njè leksion pèr ata politikanè qè ngurojnè ti japin vendin e merituar Enver Hoxhès !

  8. Leone-53 says:

    Ju jap nje te drejt te gjithve juve qe keni “debolese” per Enver Hoxhen:
    Duke krahasuar viktimat e kohes se “demokracise”(25-27 vjet) dhe ato te komunizmit(44-90) ato te te pares jane shume te “larta”!..
    Por mos harroni nje te vertet te madhe se ne krye te “demokracise” shqiptare ishte(dhe ndoshta vazhdon te jete) komunisti i “8 nentorit 69” te Enverit Sali SHPELLARI qe i ka bere deme shume te medha vendit tone.
    Mos kini debolese per Enver kriminelin pasi ka zhdukur nga jeta ata qe kane dhene 100 here me shume per Shqiperine se ai pusht i poshter.
    Kini DEBOLESE vetem per Shqiperine e per politikanet =0!

    1. mirel says:

      Po mor koqe i mencur..shko pyet njehere ne France cfare ju ka punuar De Goli bashkepunetoreve te nazizmit. I ka ekzekutuar pa gjyq. Dhe s’eshte ndier njeri te nej ze. Ashtu si ne Angli dhe ne gjitha vendet ku u be lufta.
      Po te flasesh nga pozicioni i krimineleve qe bashkepunuan me pushtuesin harron qe u vrane mijera bij nenash . Dhe kjo mungese respekti per jetet e shqiptareve te humbura tregon qe Enver Hoxha pati te drejte. Jeni qenie te urryera dhe te ndyra si udheheqesi juaj shpirteror Berisha pkere serbe dhe jo produkt i Enver Hoxhes. Vetem se Enver Hoxha beri nje gabim nuk e coi deri ne fund tju zhdukte te gjithe

      1. sali Serbi says:

        Bjeru qenve se po i lame te ngrene koken lapidar e varr deshmori nuk kane per te lene pâ i prishur. Jane perjetesisht plehra brez pas brezi.

  9. KAVAJOTI says:

    VIZITOR TE MBRENDSHEM APO TE HUAJ MENDOJ SE VIZITOJN NJE VARR TE RENDESISHEM TE ISH DIKTATORIT TE SHQIPERISE ENVER HOXHA!GROPA E VARRIT TE DIKTATORIT ENVER HOXHA ESHTE THJESH GUR HIJE,QE DO TE THOTE>>> SKA TE BEJ ME ASGJE!!!

  10. nje qytetar says:

    Ti Ilir qeke kopil nuk ha mu…kot.

  11. nardi says:

    FABUL!!
    Por megjithate ENVERI mbetet figur dhe saliu funderine….
    dhe jo vetem saliu.

  12. Gjigandi says:

    Dypllomshi tamam mire e the se sa je ti i toni ai kish vetem hallatet.
    Kafshe. E pe intervisten e bush senior ketu ke tema. Fliste me vehtwn.

    Ndersa keta qe nga ramizi qe sic e thosh ish ambasadori Pitarka ne komentin e tij, lu lepiu mener bycen e bushi si dha as doren po respektoi Reiz Malilen, qe kryesonte delegationin shqipetar ne OKB dhe parashtruan rezoluten per te pranuar Kinen ne OKB (sepse si kine ishte pranuar e trAjtuar padrejtesisht ishulli i taiwanit ku mbas WW2 ishin aratisur gjithe kollaboracionistet e japonise, si me thene ballistet tane.

    Pa keta qeveritaret e sotem duke filu qe nga sali e selam e deri ke rama etj japin me 100 mijra dollare per te bo nje foto ku jane afruar sadopak qeveritareve te larte amerikane apo Merkelit te gjermanuse.

    Shko fyti i shure por mblidhe ne sahon e merre pije pastaj.
    Mi halesh qe nuk e merritoni me jetu.

  13. Na bashkoj kenga popullore says:

    shum domethense aventura e Anglezit kjo quhet kultur,po hajde e na e mbush mendjen ne Shqiptarve se ca do thot te kesh kultur, more Anglezo

  14. Tarasi says:

    Le ta marri ta coj ne Angli po ja pranuan, ti bejne nje lapidar,statuje monstre te njerzimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje