Një sipërmarrje ndërtohet kryesisht me një objektiv të caktuar në një fushë të caktuar të biznesit; por një kompani me zyra në Shkodër dhe pse është e specializuar për ndërtime e mirëmbajtje rrugësh, ka arritur të fitojë tendera aty ku nuk ta pret mendja: për printime fotosh, për organizimin e arkivës së bashkisë, madje dhe për aktivitete sociale si ai i Ditës së Vullnetarizmit.
Çudia e radhës e tenderave vjen nga bashkia e drejtuar nga Voltana Ademi, e cila të gjitha hallet i zgjidh me firmën Delia Impex sh.p.k.
Në portalin Open Data Albania janë të dhënat për tenderat që kjo kompani ka marrë nga Bashkia Shkodër dhe disa bashki të tjera për kryerjen e shërbimeve të ndryshme.
Janë 8 tendera të ndryshme që kjo bashki i ka dhënë kësaj firme, ndërsa ka shtrirë aktivitetin e saj dhe në bashki të tjera, deri në Elbasan dhe Berat.
Delia Impex ka marrë gjithsej 13 tendera me vlerë 32,381,961 lekë të reja.
Kjo kompani ose ka staf tv kualifkuar për të bërë gjithçka, ose ka njohjet e duhura për të fituar tenderin pastaj zgjidh çështjen e punës, raporton Tesheshi.com.
E njëjtë kompani ka bërë rikonstruksionin e një godine ekzistuese në Tamarë, Malësi e Madhe, për strehim social, e më tej në Shkodër ka bërë rikonstruksionin e një rruge, por po ajo ka organizuar edhe Ditën e Vullnetarizmit, një aktivitet social, i financuar nga bashkia Shkodër me vlerë 84.000 mije lekë të reja.
Duket se kjo bashki ka qenë shumë e kënaqur me punën e kësaj kompanie në organizimin e Ditës së Vullnetarizimit saqë i ka dhënë tende tjetër për “Furnizim me materiale të përgjithshme për njësinë e ofrimit të shërbimeve” me vlerë 578,000 lekë të reja, blerje dru zjarri për shkolla me vlerë 6 milionë e gjysëm, organizimin e arkivës, etj.
Po tenderin më interesant kjo firmë e ka fituar nga qeverisja vendore Berat, ku nga rrugët dhe furnizimi me dru ka kaluar në “Printim fotografish në adeziv photo quality dhe forex”, një tender me vlerë 32,000 mijë lekë të reja.
Shikoni tabelën e plotë të tenderave:
Ne Velipoje leket qe mblidhen nga qytetaret per çadrat e plazhit shkojne ne xhepat e Voltanes.
Diamant Kuka ka përfunduar shkollën në Universitetin e Prishtinës, siç thuhet edhe në faqen e tij në rrjetin social. Por që të punësohej në QSUT, ish shefi i kabinetit të Ilir Beqjes i kërkoi 15 mijë euro rryshfet.
Më pas Kuka i ka treguar kryeministrit Rama edhe raste të tjera, kur për tu punësuar, duhet të paguaje nga 5 deri në 15 mijë euro.
Statusi i Kukës
Z. Rama, kryeminister i Republikes se Shqiperise,
Nisur nga nisma qe keni ndermarre per te bere “shtet”, dhe kerkoni te denoncojme abuzuesit zyrtare te administrates se deritanishme, po jap eksperiencen time dhe te njerezve te mi.
Mua mu kerkua per nje vend pune ne QSUT 15 mije euro nga ish shefi i kabinetit (Artur Lama) te ministrit te shendetesise, se bashku me kryhajdutin I. Beqaj. Kisha fut miq edhe dy deputet te PS, qe jane edhe sot te rizgjedhur, dhe nuk munden ti mbushin mendjen Ilir Beqaj se une isha mjek i mire (kish rastis tu sherbeja familjareve te ketyre deputeteve), por Beqaj donte eurot vella. Nuk pagova, ika emigrova dhe tash punoj ne UK.
Nje kusherires time i kerkuan euro dhe ajo i dha se ishte familjare, 15 mije euro po nga i njejti person (A. Lama) per te filluar pune si mjeke specialiste ne nje poliklinike ne Tirane. Sot vazhdon punen, akoma si ka bere leket qe ka paguar.
Nje shoku im, beri nderyrje sic e di edhe ti si behen, dhe e uli cminin ne 10 mije euro, po te i njejti person, A. Lama, dhe sot eshte ne pune ne nje poliklinike afer Brrylit. As ky nuk besoj se i ka bere akoma leket qe ka paguar.
Nje mjekje tjeter iu kerkuan 25 mije euro per tu punesuar ne nje maternitet ne Tirane, nga ish drejtuesit e maternitetit dhe ministria (Artur Lama dhe Like Beqaj), do binin dakort ata me njeri tjetrin. Sot me sa kam informacion, nga ai maternitet kane ikur nja 4-5 mjeke nga shteti ne privat sepse eshte rrenuar keq fare dhe nuk fillon njeri kollaj aty po tu japesh lek e jo tu kerkosh, dhe nja 4-5 mjeke po nga ai maternitet mezi po presin te ikin, jane ne proces te mbrojtjes se gjuhes, ose tentativa me rregulluar nje page te mire ne sp. private.
Nje mjeke specialiste te spitali ushtarak ka paguar 8 mije euro me ulje cmimi. E njoh mire se e rekomandova une, se me thane na duhet dhe eshte moment me hy ne pune pa lek, e kisha gabim, i dha leket si ceco, para te ndara nga drejtoria e spitalit me mininistrine e shendetesise.
Nje mjek tjeter qe do shkonte te punonte ne rrethe per mungese mjekesh specialiste, iu kerkua , nga shoku Tur Lama, gjysma e bonusit (1 miljon te vjetra bruto ose diku te 80000 neto qe ti nxorre me VKM), dhe nuk iku fare sa te bente parapagese te Tur Lama, e sot punon ne Gjermani.
Nje infermiere per tu punuesuar ne QSUT iu kerkua 5 mije euro, e nuk mundi te paguaje dhe sot punon ne nje spital privat.
Ka edhe shume e shume raste te tjera, qe ju zoti Kryeminister i dini sepse ju eshte derguar informacion nga te tere rruget e komunikimit deri me sms ne celularet tuaj personal.
Nese ne shendetesi do vazhdoje rekrutimi i personelit me lek e euro, nese lyerja e fasadave do kushtoje me shume se infrastruktura, paisje, mjete, e kushte pune…nese pagesat e personelit te mjekesise do jene ne kete nivel, packa qe pesoi nje rritje modeste, por qe nuk ka asnje vlere me inflacionin dhe cmimet e tregut, mjekesia ka vdekur fare, dhe do e kesh te shtrire ne shtatin e vdekjes dhe per 4 vite te ardhshme, megjithe perkushtimin e mundshem human e profesional te bluzave te bardha qe nuk mund te bejne me shume se kaq.
Nese shendetesia nuk drejtohet nga bluza te bardha nga qendra ne periferi, askujt tjeter nuk i dhimset shendetesia dhe kushdo qe te vije ne drejtim do e kete mendjen vetem te vjedhe ndonje gje. Aman vetem Petrelen e Rakacollin mos i vij se ikem te tere ne Gjermani.
Koncesionet ke mundesi ti besh edhe dy te shpejta, laboratori qe po finalizohet dhe imazheria qe e ke pas ne mendje.
Urgjencen prape leshoje me koncesion se edhe me kete model te atij Bratit e Beqes vdes te gjallet e ngjall te vdekurit.
Suksese ne jete kryetimonier…dhe kujdes kur te zbresesh nga pushteti se te ne do vish prape si pacient!!!!
Timonier mos kujto se bej shaka, se te flas me ne detaje po deshe, me emra e mbiemra, me shifra e detaje, me lidhje te nivelit te larte…deri te njerez shume shume afer teje. Por po e le me kaq, se po qe nevoja marr avionin e vij per 3 ore ne Podgoric, e pastaj marr taksi, se ne Rinas eshte bileta 3 fish.
Se kuptoj kete mesazh! Do te thuash qe PD ka korrupsion por falet sepse ka edhe PS? Ç’po na tregon mer jahu, se na çudise. Me vone do na thuash qe veza behet nga pula, trenat ecin ne shina apo qe rera e ngrohte eshte me e ngrohte se rera e ftohte :). Mos je gje Nard Ndoka me kamuflazh ti?
Ti mire ben qe denoncon,por fjala ishte per voltanen, dhe jo per gjithe shqiperine.
Beni nje sondazh-sa çadra jane, veri nje çmim mesatar 300 leke te reja per çader (ne fakt jane me çmim 700 leke) dhe shikoni arketimet ne bashki. Pushuesit qe kane banesa ne Velipoje dhe ato ditore, jane te detyruar te marrin sherbim tek bashkpronaret e Voltanes ne çadra.
Diamant bravo e madhe per kurajon. Nga Shqiperia per keto 4-5 vjet jane larguar 400 mjeke
Kjo zonje edhe emri e ka specifik “Voltana”, njesia matese e tensionit, patjeter qe duhet te ket shume potencial pozitiv, aq sa veshtire ti afrohesh dhe jo ma ta prekesh. Nga trute e njohin adoleshente, ndersa per te tjerat duhet me pyt shokun F.M…
O Avni qenke njesh fare??.Mbare ta befte Zoti kudo qe te jesh,por ne te varfrit qe mbetem ketu qysh do ja bejm.?
O Avni Rustemi qenke njesh fare??.Mbare ta befte Zoti kudo qe te jesh,por ne te varfrit qe mbetem ketu qysh do ja bejm.?