Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e ‘Opinion’, në “News 24”, është shprehur se Basha nuk ka gisht në humbjen e thellë që pësoi PD-ja.
Sipas tij Basha, ka qenë i suksesshëm deri në momentin që ai ka imituar paraardhësin e tij.
Në momentin që ai ka qenë vetvetja, sipas Vangjelit, ka dështuar.
“Basha, një njeri i ngrirë, mbahet mend në Tiranë për atë që nuk ka bërë.
Element dëshpërues për të gjithë demokracinë në vend.
Kjo e PD është një garë hipokrite, se ne jetojmë në një kohë hipokrite. Po bëhet një teatër hipokrit.
Zoti Basha ende ka një aureolë pozitive dhe imazh pozitiv, por jo për atë që ka bërë, apo për ato që premton, por për atë që nuk e lanë kurrë të bënte.
Nuk i di kredencialet që Basha do prezantojë në PD.
Bëhet fjalë për një zbrazëti të madhe dhe tentativa për të krijuar një klasë të re politike, është dështim i madh.
Nuk kemi një klasë politike të mirëfilltë në Shqipëri, por janë ata që kanë dalën viti 1990.
Në politikë nuk kemi njerëz që frymëzojnë.
Ka të paktën 20 vjet i shkëputur nga Tirana. Ai për 4 vjet nuk ka qenë një vlerë e shtuar e opozitës, ka qenë i heshtur.
Ai ka ndërhyrë vetëm në aspektin estetik dhe jo politik në Kuvend. Ai nuk ka gisht në këtë humbje.
E gjithë politika shqiptare ngjan si një dyqan me veshjesh dhe kostumesh me të njëjtën masë dhe prerje. Kam përshtypjen se bëhet fjalë për një zbrasti të madhe. Për të krijuar një bërthamë të tij ai ka dështuar.
Të gjithë të tjetër janë një kopje e origjinalëve.
Basha u duk se pati sukses deri në momenti që u shkri. Tentoi të vrasë atin e tij në politikë, dhe ka dështuar në momentin kur ka qenë vetja.
Nuk kemi individë të cilët të frymëzojnë përveç kryetarëve”, tha Vangjeli.
Doli edhe nje tjeter ndihmes ne aksionin e levizjes “Shpetoni ushtarin Raja (Basha ) . Sipas ketyre analisteve te paguar, qe ne nje fare menyre jane nere vrases me pagese te medias dhe shtypit, Basha eshte komplet i pafajshem per humbjen e PD,madje gati – gati eshte fare i virgjer (nga veshi i majte mbase ), dhe te degjosh edhe te tjere si Ed Rama qe Lui eshte çun i mire . L. Basha qe kur hyri ne çader qe nje figure e djegur politike dhe deshtimi i tij qe i pashmangshem, por dikujt i duhej akoma sepse kishte investuar per ta çuar deri aty ku qe. Dhe tani qe edhe PD po Lan hesapet, vazhdon aksioni ” Shpetoni ushtarin Basha ” . Secili duhet te marre pergjegjesine e vete per humbjen .