FOTOT/ Njihuni me 5-vjeçarin nga Tirana, shqiptari i parë që pranohet në organizatën botërore të gjenive

12 Korrik 2017, 17:15Lifestyle TEMA
FOTOT/ Njihuni me 5-vjeçarin nga Tirana, shqiptari i parë që

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni, i  cili tanimë është pranuar në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”. Inteligjenca e tij është e të njëjtit spektër me atë të fizikantit Albert Ajnshtain!

Quhet Dionis Senjo, është vetëm 5 vjeç  dhe është djali i një çifti onkologësh nga Tirana.

Dionisi, pasi na habiti me aftësitë e tij në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj… i është nënshtruar  testit të inteligjencës dhe rezultoi mbi percentilin 99.9, pra më i rrallë se 0.1% i popullsisë duke u pranuar në shoqatën botërore të gjenive dhe duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranohet në këtë organizatë. Testi është zhvilluar në praninë e një psikologu. shkruan newsbomb.

Fillimisht prindërit nuk e vunë re inteligjencën e tij duke menduar se “të gjithë fëmijët në ditët e sotme të tillë janë” por  kur të tjerët nisën të befasoheshin prej tij, atëherë e kuptuan se fëmija i tyre ishte vërtet ndryshe.

Dionisi i vogël tani bën shumëzime me shumë shifra, ushtrimet e olimpiadës të matematikës së klasave 1 – 2  fillore i zgjidhte që 4 vjeç , ndërsa para pak kohesh ka shkruar një libër për sistemin diellor të cilin kërkon ta publikojë së shpejti. 5-vjeçari gjeni ka shumë dëshirë të shkruajë libra e t’i publikojë ato edhe në Amerikë.

Por si nisi gjithçka?

Ai ishte vetëm 1  vjeç, kur mësoi shkronjat dhe numrat në shqip dhe në anglisht.

Pa kaluar ende disa muaj ai mësoi të lexojë rrjedhshëm në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht gjithashtu. Kur mbushi 2 vjeç, prindërit e Dionisit zbuluan se i biri kishte mësuar gjysmën e alfabetit rus edhe në formën e shkruar.

Prindërit u përpoqën ta ndalonin duke menduar se kjo nuk do të ishte e domosdoshme për të ardhmen e tij dhe e orientuan atë drejt alfabetit grek të cilin ai e mësoi në një pasdite të vetme, si në shkrim ashtu edhe në lexim.

Pa u mbushur një javë, ai mësoi të numëronte në greqisht deri në bilion. Në të njëjtën kohë ishte në gjendje të thoshte alfabetin anglez nga fillimi në fund dhe anasjelltas me të njëjtën shpejtësi e duke shkruar gjithçka që prindërit i diktonin.

Dionisi gjeni, di gjithashtu të shpjegojë të gjitha format gjeometrike i ndihmuar nga gjuha greke. Kur ishte 3 vjeç, ai nisi të lexonte me shpejtësi numra shumë shifrorë, deri në 40 shifra, në shqip dhe në anglisht.

Në po të njëjtën moshë, ai mësoi të gjitha planetet e sistemin diellor, yjet, galaktikat, gjeografinë e botës, flamujt e shteteve, lumenjtë, liqenet, malet dhe të gjithë elementët periodikë, anatominë e njeriut, e të gjitha llojet e dinosaurëve.

Lexon libra, kryesisht enciklopedi, pa u nxitur nga askush. Dionisi ka lexuar rreth 700 libra deri tani,  200 prej të cilave, enciklopedi angleze.

Prej tre vitesh, gjeniu 5 vjeçar mund të bëjë veprime matematikore me mbledhje, zbritje e madje edhe me numra negativë. Prindërit e kanë ndaluar të mësojë shumëzimin por siç thonë, ai i llogarit vetë sipas metodës së tij.

21 komente në “FOTOT/ Njihuni me 5-vjeçarin nga Tirana, shqiptari i parë që pranohet në organizatën botërore të gjenive”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Kët çunin do ta bojm hidraulik, prit sa te rritet edhe pak qe te kete takat te shtrengoje celsat.

    1. Feniks says:

      Per mua gjeni eshte Lal Eri qe bewri te gjithe qytetaret e Tiranes ta besojne qe sheshi Skenderbej tani eshte nder me te miret ne bote,ndersa une them se eshte e kunderta:
      -SKANDALOZ qe nga projektimi dhe ndertimi!

      1. nn says:

        ke ngaterru lajm shoku …………………….

  2. Generation says:

    Llokume e Vogel, Zoti te te Kete mire o drite.

  3. Albani says:

    Sikur te ishin te tera te verteta sa shkruhen?
    5 vjec………….ka lexuar 700 libra?
    librin e pare e filloi qe kur ishte ne barkun e nenes?
    Ne qofte se supozojme qe filloi te lexonte 12 muajsh,i bie qe te kete lexuar 175 libra ne vit,ose dy ne dite…………
    Po Kohen per te tjerat ku e gjeti?
    Po ne kembe a nuk u ngrit kater javesh?
    Mos na hani mune,dhe genjeshtrat me mase.
    Testin e inteligjences mund ta kete te larte,sepse ai llogaritet per moshen e tij dhe me te teste per ate moshe.

  4. Shqipe says:

    Është një pasuri kombëtare

  5. mjeku says:

    Nuk eshte mire qe e them,por kjo superngarkese e trurit eshte shume e demshme per 5 vjecarin,zakonisht ketà njerez nuk rrojne shume.prinderit si mjek qe Jane nuk duhet ta ngarkojne kaq shume.I uroj shendet dhe arritje ne jete

    1. shefi says:

      Ne te vertete vetem nje perqindje shume e vogel e trurit te njeriut aktivizohet, kapaciteti i trurit eshte pambarimisht i madh ne krahesim me ate qe perdoret. Rasti i ketij femije nuk ka te beje me mesimin e detyruar, por me absorbimin natyral pa asnje lloj veshtiresie. A do te kete rritje eksponeciale te kapacitetit informatik te trurit te tij apo do kete nje “ngopje” sic ndodh tek shumica e njerezve (te cilet megjithate kane rezerva shume te medhaja informatike ne trurin e tye), kjo ngelet t’ja leme kohes. Jo gjthmone zhvillimi i parakohshem prodhon nje gjeni. Vete Ajnshtajni ne vegjeli konsiderohej si femije aspak premtues sic i thoshte nje nga mesusit e tij. Nga ana tjeter Paganini ne moshen 5 vjec mesoi te luante mandolinen.

      1. Vanessa says:

        Eshte e vertete se Ajnshtajni nuk dinte te fliste deri ne moshen 7 vjecare

  6. boom says:

    Shpresoj qe te kete vemendje te vecante nga institucionet shteterore

  7. RrokLelcaj says:

    I jashtezakonshem ai ka mik vete Zotin qe i fali keto aftesi, me lejoni te nderuar lexues ketij gjeniu shteti im duhet ti krijoj kushte te domosdoshme ,e te merret me gjith familje ne mbrojtje nga shteti se ai eshte vler per kombin me gjithe prinderit e tije , me falni po ket mendim kam

    1. Che Guevara says:

      O Rrok cari!
      Po zoti pse i ndan njerezit?
      Pse ben gjeni vetem nje njeri,ndersa te gjithe te tjeret budallenj?
      Ja pra qe zoti ose nuk ekziston,ose eshte i padrejte qe nuk duhet besuar!

  8. Ujku trok. says:

    Ta japim ministrin e ekonomis.

  9. momli says:

    Genjeni por me karar, mos i q.r fare.

  10. PidhiISateme says:

    Nuk e besoj se eshte me gjenial se Edvin Rama.

  11. Alba-Dar says:

    — Nga vitet 70 e deri sot ndegjuar disa here te flitet per ”TALENTET FENOMENALE” ne shqiperi. I bie qe sot ata te kene arritur mshen deri 50 vjec. A di njeri valle KU JANE sot keta ” TALENTE FENOMENALE” te futur si lajme shtypi apo thashethemi.
    — KY RASTI I I FUNDIT QENKA VERTET TEPER I RRALLE .. ………AQ SA TE KRIJON MENDIMIN E PA BESUSHMERISE. Shikojeni se ka mundesi te jete jo si AJSHTAJNI……. POR SA TRE TE TILLE …….TE MARE SE BASHKU…….
    – Te lutna fort ty or shoq…qi ke bo ket lajm. Shiqoi ene i herna nja to t;dhona qi ke shkrujt, Sheqoi,..paj zotin tat , t;lutna fort or taj.
    — Mbase te dhenat jane mare te trasmetuara goje me goje, me telefon, me shpejtesi, ne ecje e siper … TE SHPRESOJME PER LAJM TE VERTET.

  12. Andreas says:

    Dionisios Senios dhe qenka shqiptar! hahahahah….

  13. TRAPI says:

    ORE A EBEJME KRYEMINISTER….ME MIRE KETE SE NUK ESHTE HILEXHI SE SA TE TJERET..URIME DJALIT …

  14. arrest shtepie says:

    ta cojm te numuroj votat e comve per 1 or dhe te dali idrizi deputet se spo na ze gjumi

  15. toni says:

    Suksese djalit nese jan te verteta kto qe thuen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje