Vodhën energjinë, OSHEE çon në polici elektricistin dhe biznesmenin

12 Korrik 2017, 13:14Politika TEMA

Grupi i Task Force i OSHEE ka zbuluar një rast vjedhje të energjisë i kryer nga një punonjës i kompanisë OSHEE.

Bëhet fjalë për punonjësin Vullnet H., elektricist në Fier, i cili është proceduar për shpërdorim detyre pasi ka ndërhyrë në një matës 3 fazor që i përkiste një biznesi privat.
Për këtë rast konstatimi vjedhje të energjisë është proceduar dhe abonenti Edis K., pronari i subjektit privat.

Pershendetje kolege. Gjatë 24 orëve të fundit janë shoqëruar në polici 20 abonentë, si rezultat i aksionit të Task Force i cili po kryhet ne të gjithë vendin me fokus luftën kundër vjedhjes së energjisë dhe forcimit të ligjit për pagesat e faturave.
Mes rasteve të konstatuara në shkelje të ligjit, konkretisht ndërhyrje në matësa, janë dhe bizneset.
Katër subjekte private janë proceduar ligjërisht dhe rasti më i fundit i përket një subjekti privat në Fier i cili me ndihmën e elektricistit të zonës, vidhte energjinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje