Besnik Mustafaj entuziast nga takimi në Durrës: Gjeta demokratët e ’97, do t’i rezistojmë katastrofës në PD

13 Korrik 2017, 09:10Politika TEMA

Besnik Mustafai ka mbetur i kënaqur për lëvizjen që ka nisur në Partinë Demokratike bashkë me Astrit Patozin.

“Gjeta shume nga qendrestaret e vitit ’91 e ’97” shkruan Mustafai në Facebook, pasi është kthyer nga Durrësi, ku u zhvillua takimi i parë i kundërshtarëve të Lulzim Bashës në PD.

“Sapo u ktheva nga nje takim i paharrueshem ne Teatrin Aleksander Moisiu ne Durres.

Kishin ardhur shume me teper demokrate se sa merrte salla.

Gjeta shume nga qendrestaret e vitit ’91 e ’97. Por edhe shume te rinj te mrekullueshem te Forumit Rinor Demokrat.

Jam plot me besim se PD do t’i rezistoje katastrofes se nje procesi zgjedhor te paqene dhe do te ngrihet mrekullisht per t’i bere opoziten qe meriton kjo qeverisje e rrezikshme e Edi Rames.

Faleminderit qytetarise demokrate durrsake qe me dhane kete shprese” shkruan Mustafaj në Facebook.

 

1 komente në “Besnik Mustafaj entuziast nga takimi në Durrës: Gjeta demokratët e ’97, do t’i rezistojmë katastrofës në PD”

  1. meçoja says:

    Shpresa eshtë”oksigjeni”i një subjekti por nuk mjafton.”Chi vìve sperando,muore cacando”
    (“Kush jeton duke shpresuar,vdes duke shu…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje