Lista e të korruptuarve, Luan Rama nuk bie dakort: Timonieri i madh Mao, veprim të pamoralshëm

12 Korrik 2017, 21:19Politika TEMA

Luan Rama, me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar lidhur me publikimin e listës prej 100 emrash të nëpunësve të administratës duke mos rënë dakort.

Ai shkrua se Rama është duke përdorur modelin e gardistëve të kuq për te shpëtuar nga krimi elektoral.

Statusi i plotë

Papërgjegjshmëri dhe abuzim!

Këtë dëshmon Kryeministri i Rilindjes me të ashtuquajturën listë të njerëzve të denoncuar për abuzim me detyrën!
Një dacibao e shëmtuar e sajuar prej atij vetë, duke perdorur modelin e gardistëve të kuq, të ca spiunëve anonimë e të pashkollë që ndërsente timonieri i madh Mao në kohën e revolucionit kulturor në Kinën komuniste të fundviteve ’60 te shekullit te kaluar!

Një akt krejtësisht i kundërligjshëm që inkurajon perversitetin e spiunëve dhe dekurajon e vret besimin e qytetarëve tek ligji dhe institucionet e shtetit te së drejtës!

Sepse në një shtet të së drejtës, qytetari nuk ka pse të bëhet spiun anonim, por drejtohet tek institucionet e zbatimit të ligjit.

Një veprim aspak etik e i pamoralshëm, që nuk ka asgjë të përbashkët me qasjen europiane të qeverisjes si shërbim ndaj qytetarëve e si përgjegjësi në zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë!

Një praktikë tipike komuniste e demaskimit në popull, por me një ndryshim; demaskimi komunist formalisht bazohej në ligj, ndersa demaskimi rilindas edhe formalisht është i paligjshëm!

Përpjekje e dështuar, për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga krimi dhe korrupsioni elektoral !

Statusi i dyte i Luan Rames 

Dr. Mentor Petrela – referencë përkushtimi në shërbim të qytetarëve!

Nuk më befason fakti që një spiun anonim i është ankuar Kryeministrit të Rilindjes per Dr. Mentor Petrelën!
Më fyen e më lëndon fakti që Kryeministri i vendit tim, bëhet zëdhënës i spiunit anonim dhe me një veprim të papërgjegjshëm publikon një listë me emra, mes të cilëve edhe emrin e Dr. Petrelës!

E njoh personalisht Dr. Petrelën dhe kam patur rastin të shoh drejtpërdrejt përkushtimin e tij në shërbim të jetës së njeriut, kam patur rastin të provoj humanizmin dhe profesionalizmin, qytetarinë dhe ndershmërinë e tij si përfaqësues i një brezi të shkëlqyer mjekësh dhe intelektualësh që i bëjne nder Shqipërisë!
Ndaj e përçmoj atë listë!

Sepse përndryshe, do të isha i pandershëm jo vetëm përballë Dr. Petrelës, po perballë një brezi të tërë intelektualësh e mjekësh të shquar që kanë shërbyer e shërbejnë me devocion e përkushtim, por do të isha i padrejtë edhe përballë babait tim që sot është në jetë falë Dr. Petrelës dhe ekipit të tij të talentuar, ku bëjnë pjesë mjekë të shkelqyer si Dr. Arsen Seferi, Dr. Kaloshi e shumë të tjerë!

18 komente në “Lista e të korruptuarve, Luan Rama nuk bie dakort: Timonieri i madh Mao, veprim të pamoralshëm”

  1. boom says:

    Veprim me te vertete i pamoralshem. Kryehajduti Ilir Meta mungon ne liste.

    https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M

    1. racionali says:

      Po me kete videon mesiper a je dakort , apo gjykata foli 5 – 0 , dhe kur flet gjykata te tjeret duhet te bejne sehir !!!!??? Nuk je gje tjeter o Luan, ku luan tragji -komiken e jetes tende duke u zvaritur dhe duke te perdorur Lilka me Monken.Thjesht qelbesire je , Luan.

  2. Nik says:

    Po Z. Rama, mjeket s’jane budallenj te mos u sherbejne me “ndershmeri” politikajve, veçanerisht deputeteve te rangut zotrote. Po shiko pak me larg se hunda jote zotrote.
    Nik

  3. DETARI Atllantidhes? says:

    Doli dhe zedhendesi i …dhomes se grabitqareve !
    Nuk jane dakord…..!
    Por nuk kane pere ndonji gje akoma……

  4. . says:

    ke frike se po te vjene radha o hajduti like partizanit.

  5. Taras Bulba says:

    O te pa fytyre o Luan o maskara ti bashke me dhendrin e kriminelit ,deri dije thonit qeveri e koruptuar administrate e koruptuar e pa afte tani qe po i nxjere me emra thomi Mao prisni se skeni pa gje akoma

  6. zi says:

    Ne cfare instuticionesh te ankohet?
    Ne ato qe ngriti saliu, apo meta,apo ne ato qe ngritet ju servilat gjate viteve.
    Nqs 70% e administrates jane hajdute, te pa afte e dembele kush i ka fajet.
    Mendoni te pakten per femijet tuaj duke u bere njeres, qofte dhe vone,
    ndryshe bishti do tu mbyse mudimshem.

  7. Faro says:

    Po mendohem te gjej se sa nderim i madh eshte kur te lavderon L.R.???

  8. santiago says:

    mbase e njeh personalisht ,por po ti kishe dhene 3 mije euro per nje operacion nuk do e mbroje ,Petrela e ka humbur humanizmin ,ja ka errur syte paraja ..kontrolloja njehere financat dhe pastaj fole more sy koqe..pyet njehere sa pacienteve u ka mare para per nje operacoin duke u garantuar se pacienti do rroje dhe nuk kalojne 6 muaj ai vdes

  9. Koba says:

    Keta te LSI jane Garanci Per Korrupsionin.Jane simbioze e Korrupsionit te Pa Pare Nga nje “FORCE E PARE”.Prisni se do te ikni per Lesh.Z.Kryeminister sama pare VETINGUN.Duam SHTET LIGJOR

  10. Jimi says:

    Veprime te moraleshme bejne vetem Lej Fen-et!

  11. Alpini, Z Luan dikur me Artin USHtarak thuhej e mbrojtja me e mire eshte sulmi, Prandaj edhe ti don me mbrojtur te korruptuarit e LSI duke sulmuar Rilindjen, Une te pakten per tet vella ka dy fakte te pa mohueshme per korrupsion ,e para kam me teper se 9 vjet qe kerkoj nje gjysem pensioni per gruan dhe me nxjerr bishta,nje here ka 16 vjet dhe nuk i takon te dytem ka 15 vjet dhe nuk i takon dhe te treten ka 11,5 vjet dhe nuk i takon,Per vec te tretes asnje here nuk eshte dhene pergjigje me shkrim,nuk permenden VKM per kete problem,ku pervec 16 viteve pune ka edhe 9 vite asistence si grua oficeri, E dyta si oficer ne rezerve nga viti 2003 deri ne vitin2009 nuk jemi paguar si duhet dhe kete borxhe nuk na e kethen,por qe eshte me e keqia na tregon se keto nxirren vetem me ane te gjygjit, E treta gjate fushatesse zgjedhjeve Z Arsin ne ketin e pare te drejtorise ,per hallexhinjet kishte hapur nje pavion qe zgjidheshin problemet kundrejt votimit per LSI, Kam edhe te tjera po te duash,

  12. Mihali says:

    Bukur ,bukur shum bukur vidjoja e kryetar hajdutit Ilir Muti.Shum aktuale dhe sot parade te bej betimin si president.Aicfar do qe te behet era e m…. nuk I hiqet familjarisht.Hajduti president ! Pu pu pu Cfar skandali .

  13. Mihali says:

    Duhet edhe nje vetingtjeter per doctored qe pa Gutenberg nga buxheti I Shtetit.

  14. toni says:

    Ankohen se nuk shohin emerat e tyre ne liste.Prisni!Do t;i lexoni ne njoftimet e gjykatave qe do t’ju therrasin se shpejti.

  15. Milo says:

    Petrela kerkon dhe merr para per detyren qe kryen. Ka model moralin e vendit. Eshte mjek i mire dhe i korruptuar. Rama nuk po i ha hakun.
    Edhe Rama ishte ne 100 bashkiaket me te mire dhe ka llafe se eshte i korruptuar por nuk ka emrin ne listen e rames pra….eshte balle i kazanit te korrupsionit.
    Me meten president gjerat di te ndryshojne.
    Korupsioni do t institucionalizohet.

  16. genti says:

    Ore njerez po pse prekeni kaq shume. K a njeri qe ka shkuar ne spital dhe nuk ka paguar nen dore? Ka njeri qe ka bere operacion te Petrela dhe si ka dhene leke? K a njeri qe eshte operuar te Arben Beqiri dhe si ka dhene leke? Permenda keta emra se aty dhe sanitarja do leke qe te bej pastrimin ne rregull.

  17. shoku says:

    Po mir e, ju te isisit ( lsi) pse ju djeg?! Ka aty me emer e mbiemer ( te pakten deri tani) Monika, Ilir, Luan, Tiger, Majmun, Gjarper, Akrep, Peshkaqen? Jo! Atehere…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje