Kritikët e Bashës nisin takimin në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës

12 Korrik 2017, 19:25Politika TEMA

Grupi i demokratëve anti-Basha ka nisur turin e takimeve. Këtë pasdite ata janë mbledhur në qytetin e Durrësit, ku kanë nisur turin me strukturat e PD, i cili do të vijojë edhe në qytetet e tjera.

Takimi në Durrës u njoftua nga kandidati i përjashtuar nga gara për kreun e ri të PD, Astrit Patozi, ndërsa në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisio” është një numër i madh njerëzish. Mes tyre është edhe kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë Tiranë, Leonard Olli.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Olli akuzoi ashpër Lulzim Bashën, duke thënë se në shtator do nisë punën në PD, ku shumica e anëtarëve nuk i përkasin partisë. Më tej, ai shtoi se insitucioni i PD është një aset kombëtar i padiskutueshëm, që zhduku komunizmin, por që sot është një mision i lënë në mes nga Basha.

“Nuk jam asgjë më shumë veçse njëri prej jush. PD nuk i ka humbu vlerat e saj, prezenca juaj këtu dëshmon edhe njëherë dëshirën tuaj për të qenë pjesë e një partia. Në këto zgjedhje shumë prej jush u fshin me një të rënë lapsi. PD do nisë punë në shtator, ku pjesa më e madhe nuk do jenë demokratë. Sot jemi këtu për të thënë fjalën e lirë. Institucioni i PD, aset kombëtar i padiskutueshëm, partia që zhduku komunizmin, sot një mision i lënë në mes nga Basha, por që ne së bashku duhet ta vijojmë këtë mision. Partia politike nuk është pronë e individit”, tha Olli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje