Veshja e kryeministrit Edi Rama gjatë samitit të Triestes ngjalli mjaft diskutime.
Komentuesit në faqen e tij në Facebook u ndanë në sy pjesë ku kishte nga ata që e komplimentonin për heqjen e komplekseve por ishte edhe një pjesë e cila u tregua mjaft kritike.
Ja disa replikat më pikante të shkëmbyera mes shefit të qeverisë dhe qytetarëve.
REPLIKAT
Komentues 1: Në vend të atleteve të bardha, të mbaje në dorë një shami të bardhë…Fundja, po shkon të dorëzosh Shqipërinë te serbët, nën një Jugosllavi të Re, se Europa e bëri të qartë. Nuk ka më zgjerim. Do të vazhdojë të marre trurin nga ky vend, duke lënë këtu budallenjtë që vazhdojnë të votojnë të barabartin mes tyre!!
Edi Rama: I shkreti ti, qenke rëndë mos rri shume në diell ose mbaj një çadër të bardhë
Komentues 2: Shumë e shëmtuar paraqitja juaj me atlete zoti kryeministër.
Edi Rama: Shije-shije kjo dynja shija shijes nuk i ngja?
Komentues 3: Ai ia arriti qëllimit. Ne diskutojmë për atletet e tij të bardha e jo për atë se çfarë u diskutua dhe çfarë u vendos në të mirë të shqiptarëve.
Edi Rama: Në fakt s’është aspak ky qëllimi im Ermira, po s’është as faji im që ka akoma njerëz që i gënjen mendja si në kohen e diktaturës se mund të bëjnë stilistin e të tjerëve?
Komentues 4: Ik o zog gomarit gjoja të bësh ndryshimin…s’ke turp kostum me atlete dhe të bardha madje…o gomar po të kishe mend sa je i gjatë do ishe ndër më të zgjuarit e botës po kështu si je ti na turpërove të gjithëve…ishalla nuk del ndonjë dit b**jashtë në publik se për në plazhe nuk e ke problem ti…
Edi Rama: Hahahaha o Gjon, nuk të ka mbetur as ty dhe askujt tjetër të përcaktojnë si vishem unë, ka vdekur ajo kohë bashkë me komunizmin?
Komentues 5: Ju që po ju pëlqen veshja e këtij me kostum dhe atlete të bardha, a mundeni të më thoni a e keni veshur qoftë edhe 1 herë e vetme këtë lloj veshje për veten tuaj?!!
Edi Rama: Po pse duhet të jenë veshur të tjerët kështu që të vishem edhe unë si ata o zog????
Komentues 6: Po të paktën ti merrje të zeza mo atletet
Edi Rama: Po pse, unë s’jam veshur në vendin tënd, ti kur të vishesh merri të zeza?
Leri se nuk dine se c’thone..!