Klosi: Denonconi çdo rast abuziv në administratë

12 Korrik 2017, 15:03Politika TEMA

Drejtuesi politik i Qarkut Berat z. Blendi Klosi iu kērkoi qytetarēve të Urës Vajgurore, të jenë aktivë në denoncimin e rasteve korruptive apo mungesës së shërbimit ndaj çdo zyrtari të shtetit.

Në dëgjesën publike me banorē të Urës Vajgurore, z. Klosi deklaroi se Partia Socialiste do të qeverisë nē aleancë të përditshme me qytetarët ndaj zëri i tyre është mē shumë se i domosdoshëm për të ndërtuar një administratë që është tërësisht në shërbim të qytetarit.

Klosi kërkoi nga qytetarët të mos hezitojnë për tē denoncuar çdo rast të korrupsionit të vogël apo tē madh nga zyrtarët e shtetit. Deklarata e z. Klosit u bë pas dëgjesës së qytetarëve për shqetësimet dhe sugjerimet e tyre, nga reforma në drejtësi tek shërbimet e munguara në nivel lokal,apo shërbimi nga administratorët publikë.

Pjesë nga bashkëbisedimi

Qytetare: Une jam Adelina Vangjeli,mesuese.Mendoj se prioritet që duhen patur parasysh në rradhë të parë është shpejtimi i reformës në drejtësi për tu zgjidhur çështjet që kanë ngelur pezull.Ajo që mua më dhemb më shumë është arsimi.Duhet një shtim i buxhetit në arsim dhe duhet parë mënyra se si futen mësuesit në punësim,por duhet të mërret parasysh edhe merita se si ata punojnë çdo ditë.Besoj se të gjitha këto do ti keni parasysh dhe do të na përfaqësoni denjësisht. Suksese.

Qytetari: Kisha një kërkesë për fshatin e Skrevanit.Kemi problem të madh me ujin.Është një lagje që ka dy javë pa ujë,janë 10 familje pa pikën e ujit.E kemi të domosdoshëm,i lëmë këto të tjerat.

Qytetari: Është e nevojshme qe së pari duhet bërë një qëndër kulturore.Nuk i shkon Urës Vajgurore që të bëjë pedonalen dhe mos të dijë ku të shkojë për tu qetësuar,për të lexuar një gazetë apo për të bërë një aktivitet.Kemi shumë të rinjë të shkollave që nuk dinë ku ta ekspozojne talentin e tyre.Ju uroj suksese.

Qytetari.Përsa i përket shendetësisë.Unë kam pasur shumë probleme shëndetësore.Vete në poliknikë duhet të marrësh teserën e LSI për të bërë vizitën.Ky është turp! Kështu që tani meqënëse e kemi timonin e qeverisjes këto gjëra duhet të marrin fund.

Blendi Klosi:- Kjo është detyra jonë,t’ju dëgjojmë të gjithëve,të marrim mendimet dhe të vendosim prioritetet .Më pas të marrim vendime në të mirë të komunitetit.Kjo është aryesja pse jemi sëbashku,për ta mbajtur këtë debat gjallë.Për të kuptuar problematikat.

Ne kemi shumë nevojë të bëjmë reforma të thella në administratë.Reforma që kanë të bëjnë me zgjidhjen më të drejtpërdrejtë ndërmjet qytetarëve dhe administratës publike.Unë mendoj se korrupsioni që dëmton më shumë jetën e qytetarëve,korrupsion të cilët qytetarët e refuzojnë me përbuzje është korrupsioni i vogël,prandaj kryeministri në shpalljen e tij publike,i ka kërkuar çdo qytetari të denoncojë me forcë çdo zyrtar të këtij shteti që kryen padrejtësi.

Merrni pjesë në këtë aksion,është për të mirën tuaj. Është për Shqiperinë qe duam.

1 komente në “Klosi: Denonconi çdo rast abuziv në administratë”

  1. analisti says:

    une denoncoj Ministrat e PS, LSI dhe kushdo qe ka qene para tyre Minister. te filloje vetingu edhe per keta Ministra qe tere jeten kane bere vetem pune ne shtetet dhe me rroge shteti dhe flasin per miliona euro pasuri. vetem kur te kontrollohen dhe te shkojne ne burg ca prej ketyre athere do te themi qe u beme shtet si gjithe te tjeret. po kur ministrat me thon emua si qytetar denonco korrupsionin une e ve gishtin drejtperdrejt te keta ministra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje