VIDEO/ Rama tregon detaje nga takimi me Zaev: Retorikë skandaloze brenda Maqedonisë, ja çfarë bisedova me homologun

12 Korrik 2017, 14:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë samitit të “Triestes” ka zhvilluar një takim bilateral me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev.

Pas këtij takimi Rama ka dhënë një prononcim për DW ku ka treguar disa detaje rreth bisedës së tyre.

Shefi i qeverisë thotë se në takim u fol për të ardhmen duke u lënë pas e shkuara.

“Nuk ka pasur tensione mes nesh si shtete por ka pasur tensione të brendëshme politike dhe një retorikë deri në skandaloze brenda Maqedonisë ku unë nuk dua të hyj për të bërë komente.

Është shumë e thjesht: Sa më e fortë Maqedonia, sa më demokratike, sa më e suksesshme  aq më e fortë dhe më e mirë Shqipëria. Në Maqedoni jetojnë shqiptarë që janë popullsi shtet-formuese. Dhe sa më mirë të jenë ata aq më e mirë është e ardhmja për të gjithë. Kemi folur për të ardhmen dhe s’jemi marrë me të shkuarën. Kemi folur për hapat që do hidhen dhe unë i kam thënë homologut tim se ne duam suksesin e Maqedonisë në të gjitha aspektet,” tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje