Idrizi: Asnjë parti nuk ka votat e veta, nuk ka përputhje të votave me procesverbalet

12 Korrik 2017, 13:33Politika TEMA

Shpëtim Idrizi tha sot në mbledhjen e KQZ-së se në të gjitha kutitë e Tiranës nuk ka përputhje të votave me procesverbalet.

Sipas tij gjatë shqyrtimit të videove të numërimit, votat e asnjë partie nuk përputhen me ato që kanë në kuti dhe ato që kanë të shënuara në procesverbale.

Më tej ai u shpreh se në shumë raste numëruesit kanë ndarë votat e pavlefshme me njeri tjetrin.

“Ne duhet te ndalojme gjate te ky fenomen. Ne qofte se hapen kutite e Tiranes dhe gjendet qofte edhe nje kuti qe perputhet me procesverbalin.

Ka raste qe votat e pavlefshme ndahen mes subjekteve.

Ne kerkuar qe te shihnim votat e munguara te PDIU. Por kemi mbajtur shenim edhe votat e partive te tjera.

Nqë 90% të qendrave të votimit që ne konstestojmë PDIU vetem në 10% të tyre ka pasur numerues.

Në të gjitha qendrat e votimit që konteston PS, vetëm në 2 raste PDIU ka pasur numerues. I bie që nga njëra anë na kanë vjedhur votat, nga ana tjetër, edhe aty ku nuk kemi pasur numërues na kanë dhënë vota”, tha Idrizi.

Por një përgjigje për deklaratën e Idrizit edhri nga  kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

Ai u përgjigj duke thënë se “është tronditëse që 18 përfaqësues që përfaqësojnë interesa të ndryshme politike, të jenë kaq indiferent që pranojnë këto lloj shkeljesh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje