Gazetari Bledian Koka, i afert me PD, i ka bere thirrje demokrateve te shikojne levizjen e kritikeve te Bashes brenda PD, si nje shans per PD.
Duke ju referuar takimit te sotem te kundershtareve te Bashes ne oren 19:00 ne Durres, Koka shkruan:
“Sot ne oren 19.00 ne Pallatin e Kulures ne Durres perfaqesues te grupimit qe konteston pengmarrjen e PD nga Lulzim Basha & Co, do te nisin nje tur takimesh per te diskutuar me demokratet qe e duan PD-ne si kompani off-shore qe nxjerr te ardhura me lista bastarde nje here ne 2 vjet.
Takimi i sotem eshte nje pikenisje e nje zhvillimi te shendetshem brenda PD-se me demokratet, dhe jo kunder PD-se dhe pa demokratet.
Pjesmarrja ne kete nisme eshte e domosdoshme per ata qe i thone vetes demokrate dhe fale Zotit durrsaket jane te tille dhe e kane treguar ne cdo kohe. Sot eshte fillimi i levizje qe i ben nder dhe i jep shprese PD-se, perballe aksionit okult qe eshte ne zhvillim e siper nga Lulzim Basha&CO per shnderrimin e Partise se Lirive, ne OJQ-ne e te nenshtruarve.
Per ata vetullngrysur qe e mendojne njesoj me kete levizje, por per aksh arsye te paqarte ne keto temperatura te larta po hezitojne ne pjesmarrje, duhet qe ta ftohin dhe jo ta vetngrijne ndergjegjen e tyre si Luli, dhe te jene sonte ne Durres. Takimi i Durresit nuk ka te beje as me grupin e Olldashit, as me te Topallit e as me te ndonje grupimi tjeter. Sot ne Durres duhet ta identifikojne veten ata qe jane kunder nenshtrimit te PD-se ndaj interesave okulte. Ate qe jane pro nuk nevojiten, te paanshem vetem ne ate bote.
Kjo levizje nuk eshte e Patozit, por sot Astrit Patozi nuk po i bishtnon pergjegjesise per te qene ne krye te kesaj levizje, jo vetem, por bashke me te gjithe . Ne kete takim nuk ka vend per ftesa telefonike, por ka nevoje per pjesmarrje me vetedije, askush nuk eshte i perjashtuar, te gjithe jane te ftuar.
Sot anetaret qe shpresojne tek PD-ja e vertete kane nevoje te shohin se kjo levizje nuk po tretet sic rreket te imponohet nga skutat e call centerave te SHQUP-it, por po errupton ashtu sic eshte e verteta ne bazen e PD-se… “