Dëgjesa publike, Vlorë/ Gjiknuri: Puna e administratës do vlerësohet nga qytetarët

12 Korrik 2017, 14:58Politika TEMA

Në kuadër të turit të dëgjesave me njerëzit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të rajonit 1 dhe 3. Në këtë aktivitet ai shoqërohej nga deputetët e zgjedhur Vilma Bello e Edmond Leka ashtu sikurse kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës Anduel Tahiraj.

“Dëshirojmë të vazhdojmë me këtë komunikim, në mënyrë që të marrim nevojat më prioritare që të jenë pjesë e punës sonë, nisur dhe nga programi që kemi paraqitur dhe nga interesat e projektet që ka Vlora. Për të dëgjuar mbi të gjitha zërin e elektoratit direkt, në lidhje me gjërat që keni më prioritare. Kjo, në mënyrë që sapo të fillojë puna e qeverisë së re, të fillojnë e të zbatohen një e nga një”, u shpreh Gjiknuri gjatë bashkëbisedimit.

Në vlerësimin e tij, fitorja e 25 Qershorit duhet menduar si një përgjegjësi e shtuar përballë qytetarëve.

“Ky mandat nuk duhet të na vërë në gjumë dhe të jemi të qetë se gjithçka shkoi mirë. Përkundrazi, është një obligim për të vazhduar më tej procesin e nisur, sidomos në lidhje me përmirësimin e administratës publike dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Unë e kam konstatuar vet, po e them, ka shumë njerëz që ankohen për shërbimet e administratës. Qytetarët kanë shumë probleme dhe ka shumë nevojë për përmirësim. Në bashkëbisedim edhe me njerëzit do të bëjmë edhe vlerësimin e punës së administratës, çfarë kemi mundësi të përmirësojmë në mënyrë që njerëzve tu vihet me shërbim sa më të mirë”, nënvizoi Gjiknuri.

Gjatë takimit morën fjalën shumë qytetarë të cilët ngritën problematika të ndryshme për tu kthyer në çështje prioritare, si ato të shërbimit shëndetësor, sistemit arsimor, ndërhyrjes për shtimin e hapësirave të gjelbra, zgjidhjen e problemeve të pronësisë dhe ndërtimeve pa leje.

2 komente në “Dëgjesa publike, Vlorë/ Gjiknuri: Puna e administratës do vlerësohet nga qytetarët”

  1. piter pan says:

    Ky bashke me Ahmetajn dhe ministren e arsimit jane zhvates te paskrupullt.
    Shikoni nese ka te afert ky legen qe investon, medemek, ne Sarande, shikoni nese ministrja e arsimit po ben ndonje vile, ndersa per Ahmetajn as nuk ia vlen te flasesh se dihet cfare eshte.
    Urojme qe keto degjesat mos jene tallje menderi!!!!

  2. Toni says:

    Po aman o Gjiknuri mos u harxhoni kot se i dime degjesat tuaja. E dime qe veth ne vesh i keni.Keni gati 1500 akesa vetem per Brunilda Mersinin dhe ajo po tall b….(te me fali lexuesi per fjalen).I hoqi gjithe te majtet dhe ka ne administrat vec te djathte dhe imoral.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje