Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, z.Bledi Çuçi vijon turin e dëgjesave publike me qytetarët. Ai zhvilloi një degjesë me intelektualë të qytetit Gjirokastër ku i ftoi të japin propozimet e tyre se cilat duhet të jenë prioritetet e qeverisë, në ndërtimin e “Gjirokastrës që duam” dhe “Shqipërisë që duam”. Duke iu referuar votës masive të shqiptarëve në 25 qershor, z.Çuçi theksoi se marrja e një mandati për të qeverisur vetëm, nuk është privilegj, por përgjegjësi për të përmbushur premtimet e dhëna në fushatë, por edhe ne mandatin e parë qeverisës.
“Mandati që na dhanë shqiptarët për 4 vitet e ardhshme, nuk është një privilegj, nuk na i bën punën më të lehtë në kuptimin e gjithë përpjekjeve që ne do vazhdojmë të bëjmë për “Shqipërinë që duam”, por na jep me shumë përgjegjësi dhe na vë përpara një detyrimi që të arrijmë të bëjmë gjërat për të cilat kemi komunikuar jo vetëm gjatë fushatës, por edhe gjatë qeverisjes së 4 viteve të shkuara”, u shpreh z.Çuçi.
Gjatë dëgjesës, qytetarët ngriten shqetësime që lidhen me zbatimin e projekteve për Gjirokastrës, arsimin e shëndetësinë.
Aleksander Pesha, inxhinier ndërtimi: Të këtë mbështetje maksimale për Gjirokastrën, për studimin urbanistik, të sapomiratuar, sepse aktualisht ndodhet në fazën e projektit të përgjithshëm dhe kërkon implementimin e tij në projekt të detajuar,
Viktor Çaro, aktor: Është e veçanta me teatrot e tjerë të Republikës, e pranon spektatorin të ndjeke shfaqjet, por e pranon me pantallona të hekurosura dhe e nxjerr me pantallona të grisura.
Mjek: Në kohën e monizmit në spitalin e Gjirokastrës ka pasur 72 mjekë, sot ka 19 dhe 5-6 pensionistë, janë 25. Ta quash spital rajonal me 2 specialistë, nuk është korrekte. Megjithëse jemi të pakët, punës i qendrojmë në krye.
Qyetari: Nuk na vijnë fonde në nivel lokal universitar. Unë mendoj se nëse jepet një fond në nivel kombëtar, aty do turren specialist të fushave të tjera që kanë projekte më konkuruese. Unë mendoj se fondet e kërkimit shkencor të ndahen në universitete me impakt lokal.
Qytetari: Kush jep mësim sot, plotësojnë 3 përqind. Në gjimanzin “Asim Zenel” janë 7 mësues që plotësojnë të drejtën për të dhënë mësim, në shkollat e tjera të mesme, hiq inxhinierat e shkollës industriale, të tjera janë pa arsim përkatës.
Lulzim Haska: Të gjitha të mirat e qeverisë t’i bëjmë sa më të prekshme, biznesi në Kakavijë ka problem të madh, të fitoje kohë. Nuk e di se, të gjitha doganat e botës hanë inat me njëra tjetrën për kohën e përpunimit të një deklarate apo mjeti në doganë. Nuk e di sa e kemi ne, por nuk do i qasemi asnjërës, me atë që shoh, jemi shumë pas.
Qytetare: Kurset private janë bërë gangrenë për nxënësit. Mësuesi i ha notën nëse nxënësi nuk vete në privat, ka fëmijë që nuk kanë të ardhura që bëjnë kurse private. Një fëmijë që ka të ardhura bën kurs privat dhe përfiton diçka, një që nuk ka të ardhura humbet edhe notën edhe mesataren.
Z.Çuçi zhvilloi gjithashtu dëgjesë publike edhe në Dropull ku vuri theksin në sugjerimet e qytetarëve për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve shetërore për qytetarët.
“Është një bisedë e lirë. Të shmangim problem thellësisht personale, të fokusohemi tek problem që na shqetësojmë si komunitet. Çfarë mund të rregullojmë në marrëdhenien e zyrës shtetërore me qytetarët sikurse edhe çfarë mendoni ju se duhet të jenë gjërat e apra që duhet të bëjmë ne për Dropullin”, u shpreh z.Çuçi.
Qytetarët ngritën problematika që lidhen me vonesat e shërbimeve në adminsitratë
Qytetari: Duhen rregulluar zyrat, strukturat e zyrave. Në zyra janë njerëz të papergjegjshëm, nga drejtorë tek specialistët. Nëse disiplinohen zyrat, çdo gjë bëhet.
Qytetari: Para 3 muajve. Njëri më nxjerr problemin që janë vonuar letrat nga Tirana, u kthye dosja unë i vajta prapë. Ke 3 milionë gjobë më tha.
Bledi Cuçi: Domethenë nga vonesa, duhet të paguash ti?
Qytetari: Po, jo nuk t’i nxjerrim. Jo nuk t’i bëjmë. Më drejtoi në një avokat.