Fobia e pamotivuar për rikthimin e Jugosllavisë së Re!

14 Korrik 2017, 21:14Rajoni TEMA

Nga Armand Plaka

Nuk mbahem për ndonjë përkrahës e adhurues i Edi Ramës dhe edhe pse shpesh – falë profesioneve që kam ushtruar – jam ndodhur shumë pranë jetës politike, jam munduar ti rri larg politikës së ditës e komenteve rreth saj ( përveçse në raste të veçanta), duke u dhënë më shumë pas punëve personale e pasioneve që nuk lidhen domosdoshmërisht me politikën (pavarësisht se e ndjek çdo ditë e nuk ia lejoj vetes të mos jem i aktualizuar në masën më ekstreme të mundshme).

Por kur shoh një fobi (mediatike dhe jo mediatike) të motivuar tërësisht nga fantazmat e së shkuarës dhe përpjekje për të kritikuar, sharë e bërtitur me të madhe rreth çdo lloj iniciative që na bën të ecim përpara, sidomos ekonomike, siç është apo janë planet e Brukselit e Berlinit për t’i dhënë hov zhvillimit të rajonit tonë, më bëjnë të mos jem aspak indiferent e të bashkohem me mendimet apo kundërshtitë këmbëngulëse të kryeministrit për ti cilësuar “broçkulla” pretendimet për krijimin e një Jugosllavie të re, qofshin këto të shprehura edhe nga ndonjë media gjermane.

Brukseli ka një kohë të konsiderueshme që edhe pse me ulje-ngritje ( duhet pranuar se Europa gjatë gjithë këtyre viteve të fundit është dashur të përballet me kriza vërtet madhore e ekzistenciale; ajo greke, menaxhimi i valës së paparë të refugjatëve të luftës e jo vetëm, Brexit etj) e ka nxitur këtë lloj bashkëpunimi, duke ftuar në tavolina të përbashkëta pa paragjykime, jo vetëm vëllezërit tanë, Kosovën, por edhe fqinjët tanë rreth e rrotull, edhe pse fati e ka dashur që ata të jenë “ish-jugosllavë”.

Po, sepse edhe ata ndajnë thuajse të njejtat shqetësime, sepse edhe ata kanë mbetur disi prapa në krahasim edhe me vetë sivëllezërit e tyre kroatë e sllovenë, të cilët kanë kohë që “ia kanë hedhur”, e tani shërbejnë si shembull i mirë integrimi.

Nuk do ta besoj kurrë e nuk më ka shkuar ndërmend se me të tilla iniciativa po ringjallet ish-Jugosllavia, në formë, frymë e përmbajtje, pasi kjo s’ka se si të ndodhë në realitetet që jetojmë. Nuk mund ta besoj gjithashtu se ne ( dmth Kryeministri) po shitemi te serbët, apo se Serbia në këtë mes do jetë aksi rreth të cilës do vërtitet gjithçka.

Brukseli, mekanizamt që ka krijuar, vetë koha, mobiliteti, fleksibiliteti dhe mentaliteti që na rrethon, tashmë ua mundëson të gjithëve të mos biem kaq kollaj pré e disa synimeve që sipas shumë kritikëve, paskan qenë të fshehura e tashmë mezi po presin të rimobilizohen për të gllabëruar Shqipërinë.

Nuk ia dolën dot, megjithëse ishin më pranë se kurrë në 1948, nuk ia dolën as në periudha të tjera kur një pleksje interesash pushteti, i afroi serbët e sllavët shumë drejt objektivave të tyre në lidhje me Shqipërinë. E tashmë duket fare naive ideja se po tentohet krijimi i një Jugosllavie të re, me përmbajtje serbo-malazeze-maqedonase, plus Shqipëri-Kosovë, minus Slloveni-Kroaci e ku dominancën sikurse në ish-Jugosllavinë e vjetër, do ta kenë serbët.

Ky konstelacion është krijuar thjesht si i tillë pasi koha e diktoi, e pasi në fund të historisë, janë pikërisht këto vende që për arsye sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme, kanë ngecur në procesin e integrimeve europiane, sikurse jo pak edhe ne.

Ndoshta do të dilte e tepronte të kujtonim këtu një shprehje tashmë thuajse fare të konsumuar për pamundësinë e përzgjedhjes së fqinjit dhe do të kuptonim se edhe nëse do të artikulonim të gjitha arsyet e mundshme, do të shprehnim të gjitha fobitë që na dikton sjellja në histori e fqinjëve tanë përballë nesh, do të stepeshim përballë gjakut të të rënëve në Kosovë e në histori, të gjitha këto sëbashku nuk do të mund të na ndalonin dot e të na merrnin peng të ardhmen.

Ato nuk përbëjnë argumente të mjaftueshme për të kundërshtuar një ide apo iniciativë të tillë që çon vetëm drejt një zhvillimi më të qëndrueshëm, më të koordinuar e më të gjithëpranuar rajonal, ku si pjesë e saj padyshim se jemi dhe ne. Berlini e Brukseli e kanë shprehur me kohë se kjo mbetet rruga e vetme, pasi janë parë e skanuar të gjitha mundësitë për të ecur të veçuar në rrugën e integrimit.

Çfarë do të ndodhte sikur Serbia të tolerohej e t’i thuhej: Plotëso kriteret ekonomike e pastaj eja në BE, pa i përmendur detyrimet që ka për përmirësim të marrëdhënieve me Kosovën? Çfarë vlere do të kishte nga ana tjetër, sikur të liheshim në mëshirë të fatit e të na përmendeshin vetëm plotësimi strikt i objektivave tona ekonomikë, në një botë tashmë të globalizuar, ku ekonomitë nacionale nuk mund të ndërveprojnë dot të vetme e të parcelizuara, kur dihet se rajoni nëse do ta merrnim çdo vend tek e tek, ofron kryesisht kapacitete e një numër fare modest (p.sh. Mali i Zi) konsumatorësh.

Mjafton të kujtojmë këtu një deklaratë të kohëve të fundit të “Buldozerit”, joker-it të diplomacisë amerikane në rajon, Hoyt Brian Yee, që papritur u bë shumë i njohur ndër shqiptarët, se rajoni ynë në terma ekonomikë nuk e arrin dot as për 30 vjet standardin që BE përfaqëson në ekonomi, duke na bërë të gjithëve të ulemi me këmbët në tokë e të mendojmë më së pari për ekonominë.

Sigurisht se fobitë me sfond nacionalist, janë deri diku të justifikuara në pamje të parë, pasi aroma e tymit të luftës së Kosovës, akoma përbën një kujtim të afërt e të hidhur, sepse Serbia nuk bëri kurrë një “mea culpa” dhe nuk e dimë nëse do ta bëjë ndonjëherë këtë gjë, apo sepse shumë nga pushtetarët e saj aktualisht në qeverisje, janë mbartës të ish-nomenklaturës së vjetër të Millosheviçit, por historia na ofron shumë shembuj që nuk mund t’a justifikojnë dot një fobi të përmasave të tilla, saqë të pengohen e paragjykohen projekte zhvillimore komplementare që kanë fundja vulën e Europës e që do na jepnin kësisoj mundësinë të ecnim më shpejt përpara.

E mirëpres diskutimin nëse morëm shumë apo pak nga shporta e premtimeve e planeve të Samitit të fundit në Trieste, apo se iniciativa e para tri viteve e Berlinit thuajse as nuk mundi t’ia nisë dot udhës së përmbushjes, për asryet se pse dhe si ndodhi kjo, etj, por jo të qahemi gjithë kohës se nëse bashkëpunojmë me Serbinë e fqinjët, automatikisht do jemi nën ombrellën e një Jugosllavie të re imagjinare, që të vret edhe thjesht nga emri.

Nëse do të merremi më shumë me lëvozhgën se sa me thelbin, përfundimi dihet, kështu që na mbetet të shohim fare ftohtë avantazhet e kësaj pune e të mos fërkojmë thjesht duart e në rastin më të parë të xhelozohemi se pse ky apo ai fqinj mori më shumë apo më pak, por të vrasim mendjen se si të përfitojmë më shumë nga të tilla iniciativa.

12 komente në “Fobia e pamotivuar për rikthimin e Jugosllavisë së Re!”

  1. Zigur Qarri says:

    Nga nje ane flitet per zonen ekonomike ballkanase,apo Ballkaniada ekonomike,
    nga ana tjeter krijohet triniteti Serbi-Bullgari-Greqi!!!
    Ballkanasit do te bashkohen vetem kur te hyjne ne BE.Perpjekjet per Ballkaniade
    ekonomike ka qene nje ide e vjeter,por qe nuk ka funksionuar kurre.Kjo jo vetem
    per mosmarrveshjet politike me sfond te theksuar nacionalist,por edhe per shkak
    te zhvillimit industrial shume larg Europes Perendimore.Eksportet kryesore ballkanase
    jan produktet blektorale dhe bujqesore,dhe Tregu me i mire per keto mallra,eshte ai
    Perendimor dhe rus,por jo Ballkani.Ballkani nuk ka nje vend promotor,nje vend qe
    gjeneron milirda,nga industria(si Gjermania) apo nga pasuri te medha natyrore(pasuri
    energjitike)si Rusia).Levizja e lire do te jete pozitive,por nuk eshte kryesorja,investimet
    jan te rendesishme,por Ballkani nuk ka investitore te fuqishem,tregu dixhital mund te
    funksionoi,por kryesorja,tregtia,do te jete jo shume frutdhenese,sepse kemi te njejtat
    produkte dhe jemi te gjith troke,xhepashpuar.

  2. erion brace i verteti says:

    Ata e kane Jugosllavine ekonomike. Ne fakt te gjitha vendet tregtojne mallrat e tyre. Nuk ka Serbia mall shqiptar e as Kroacia, etj.

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Po’ te qafsha plaken
    Ti ke “te drejte”meqenese nuk Plotesojme kriteret te shkojme ne jugoslavi
    Demek kjo klase politike te vazhdoje te zhvase e te vjedhe
    Populli te rrije me 3000 leke asistence
    Shteti te shkoje rrempalle
    Taksat e popullit ti marrin koncesionet
    Megjithese se du kemi Sha e mallku ahmet zogun per nje koncesionesh 50 vjet
    Po’ per keto koncesione qe Kane Marre dhene do na thuash ndonje gje
    QAFSHA PLAKEN
    Mero botojeni komentin

  4. Vedat Shehu says:

    Idea per baskepunim ne zbatim te projekteve te perbashketa ne drejtim te shfrytyzimit te natyres dhe permiresimit te natyres per ta bere me te pershtatshme per jete me kendshme per etnite qe te jetojne ne harmoni eshte ide progresive dhe baze e progresit ekonomik qe sjell progresin ne te gjitha fushat e ne te tera drejtimet e veprimtarise te shoqerise njerezore te orgaizuar ne shtete. Por sajimi i idese per bashkimit te ballkanit peredimor eshte hamedje e semur dhe regresive antieuropiane.

  5. Vedat Shehu says:

    Idea per baskepunim ne zbatim te projekteve te perbashketa ne drejtim te shfrytyzimit te natyres dhe permiresimit te natyres per ta bere me te pershtatshme per jete me kendshme per etnite qe te jetojne ne harmoni eshte ide progresive dhe baze e progresit ekonomik qe sjell progresin ne te gjitha fushat e ne te tera drejtimet e veprimtarise te shoqerise njerezore te orgaizuar ne shtete. Por sajimi i idese per bashkimin e ballkanit peredimor eshte hamedje e gabuar dhe e demshme.

  6. Shaba says:

    Mareshjet derballkanike nen kundestarine e BE-s nuk duhet ngatruar me shkrirjen e pamundshme te shteteve.

  7. tarasi says:

    Populli yne thote qe : tym pa zjarr , nuk ka .K eshtu qe dicka luhet ne kete samit, kjo eshte me se e sigurt . Qe te jene te pranishem perfaqesuesit me te larte te aksit berlin-paris , dicka gatuhet , Ata “evropianet” mund ta kene hedhur dhe si nje ide te mundshme , per te tatuar pulsin e kujtedo njehere per njeher, dhe me vone ta servirin ne tryeze per te ngrene, ne tryeze pikerisht atehere kur ” ti ” do jeshe “i uritur” dhe nuk do kesh mundesi kurre te kundershtosh , te shohim cdo te ndodhe ne te ardhmen , deri atehere shqiptaret duhet te kene gati plane B .Ne shekuj ne europianet nuk na kane dashur , kete nuk e them une , por historia , te mos zgjatemi kot te kujtojme se cte zeza ka hequr Shqiperia prej saj , pikerisht anglosaxonet dhe gjermanet , kurse per bashkimin tone me jugosllavine (kur themi jugosllavi nenkuptojme Serbi) si ide eshte hedhur disa here si nga stalini , titua ,dhe nga fuqite e medha , pas luftes se dyte boterore,europianet ja vune si ide titos , historikish kjo dihet nga DNA e europes , qe ka udhetuar ne rugen e saj perkrah historise , ata e respektojne shume historine , jane te edukuar me te , se nga erdhen dhe kush jane , kete ta kemi te qarte . Qe ne fillim te shekullit te kaluar , vete copetimi i shqiperise cfare eshte ne thelb , eshte bashkim me me te fuqishmin gjitonin tend, kurse sot kohet kane kaluar dhe tani copetimi serviret ne menyre me te modernizuar . Nje gje eshte e sigurt, te pakten nje lojtar kryesor , francezet nuk i kemi ne krah , panvaresisht fjaleve te bukura , ata ne jete te jeteve kane qene pro serbise , po te jene dhe gjermanet ???? vaj me det per Shqiperine . E thame , nje here ata do na lene deri ne ate pike kritike , dhe do na thone : hajeni kete corbe , te shpetoni , megjithata jane shume ” lojtare ” ne loje , kush jane ata??? do ti trgoje historia , nga amerikanet eshte me se e sigur qe ne nuk ndihmoemi ekonomikisht , atyre nuk u intereson shqiperia nga do ushqehet ikonomikisht, makthi i tyre i vetem eshte te mos dalin ruset ne mesdhe (adriatik) te tjerat ti zgjidhe europa thone .Te shohim se cdo ndodhe ne nje te aferme te shkurter , qe duket ne horizont . Vetem nje gje eshte me se e sigurt qe : gabimi i prishjes me kinezet ne vitet 70-te , per shqiptaret historia do ta vertetoje qe qe fatal …………

    9 evropianet

  8. mirel says:

    Ky ben nje analize te gjate me terma te medhenj..globalizem..e idiotizma po harron te veje re nje pergjigje te pyetjes qe ka ngritur ” Cdo te ndodhte nese Europa e fuste Serbine ne EU nese plotesonte kushtet ekonomike? Do ta fuste pa diskutim, dhe nga ana tjeter po te arrinte Serbia ate nivel te fuqishem do thoshe Evropes hajde pirdhu dhe do kthehej nga Ruset.
    Keto nuk jane hamendje te shqiptareve pergjithnje te trembur nga hija serbe, si mundoheni ti paraqesni ju.
    Keto jane evidenca historike te ish Jugosllavise. Ku serbet u bene autoritare dhe fuqi imponuese ndaj te gjitheve.
    Dhe dita mund te vin vertete kur Serbia te hyje me pare sepse do kete asetin ekonomik me te forte dhe do kete dhe vulen e vullnetit te mire per te bashkepunuar me vendet e Ballkanit- me ndihmen e madhe te Shqiperise, qe harron ti veje veton serbeve per Kosoven.
    Ramuti eshte nje sherbetor i serbeve per nje qellim: perfitimin vetjak. Shqiperine e madhe e rezervon vetem per mitingjet. Serbine e madhe e do me zemer se ajo eshte mafia e infiltruar ne te gjithe koncesionet.

  9. Kasandra says:

    Fobi me sfond shqiptar! Ky artikull duket si fobi me sfond shqiptar sapse: 1-Faktet historike nuk janë fantazma, ato vazhdojnë të ndikojnë në jetën tonë të përditëshme në shumë drejtime, të dukshme e të prekshme, siç është coptimi i trojeve shqiptare, shfrytëzimi dhe tkurrja e tyre që prej një shekulli si dhe presionet dhe ndërhyrjet aktuale në dëm të shqiptarëve dhe shteteve të tyre, por edhe të padukshme që nxjerrin kokë herë pas here. 2-Si model të planeve të zhvillimit e financimeve të Brukselit kemi Greqinë. Për zgjidhjen e konlikteve nacionale model kemi Spanjën dhe Katalonjën. Kryeministri shqiptar deklaron se ne i kemi kryer detyrat tona për hapjen e bisedimeve, ndërsa titullarë të lartë euroatlantikë përgjigjen: “bathët thonë se janë larg pashkët” dhe fajsojnë standardin e ulët në Ballkan, jo bathët, domethënë përballimin me “kriza vërtetë madhore e ekzistenciale”, siç e pranon vetë autori i artikullit Plaka. Ne na duhet integrimi në BE për të përshpejtuar dhe siguruar zhvillimin se kur je mirë pritja nuk është problem. 3-Aksi rreth të cilit vërtitet gjithëçka është më i forti dhe aktualisht në Ballkan Serbia është më e forta që, veç të tjerave, ajo ka kurajo të koordinojë planet dhe veprimet me Greqinë për qëndrimin e tyre ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Po kjo fantazëm është? 4-Nuk është futja në mengene rruga më e mirë e zhvillimit por zhvillimi i pavarur nga klauzola kontratash që të lenë si peshku pa ujë po nuk vazhdove politikën e tyre, siç e ka treguar përvoja jonë e mëparëshme. Po qe për vulën e Europës, të gjitha aktet për shqiptarët kanë vulën e Europës sipas interesave të saj dhe pasojat po i vuajnë shqiptarët. 5-Pranimi i fajit (“mea culpa”) nga Serbia do të shprehet kur ajo të lëshojë edhe ato troje shqiptare që mban peng akoma për pazaret e saj. BE dhe Brukseli bëjnë mirë tua thonë këtë asaj dhe fqinjëve të tjerë. 6- Të luftoshë për të drejtat e vendit tënd nuk është qarje, as luftë për lëvozhgën, por përpjekje dinjitoze për thelbin, për t’i dhënë çështjes shqiptare vendin që i takon dhe perspektivë të sigurt e të mbrojtur. Jo lidhjeve të kushtëzuara ballkanike! Kasandra.

  10. Mark says:

    Ekspansionizmi sllav ne tokat shqipetare eshte rreziku me i madh qe i kanoset kombit shqipetare..
    Kjo ide serbe e mbeshtetur nga politikat albanofobe te brukselit eshte ne sherbim te ketije ekspansionizmi.
    Vasaliteti ekonomik eshte de facto nje pushtim i bute i koheve moderne, qe ne fakt sjane aspak moderne.
    Serbia eshte nje shtet prodhues dhe ka nevoje per nje treg, ndersa Shqiperia,Kosova,mali i zi,maqedonia dhe bosnja do te jene vetem blerese te produkteve serbe.

    Cdokush qe nuk e kupton kete eshte me se paktu naiv dhe me se shumti sherbetore i ketije ekspansionizmi. Ideja serbe e krijimit te tregut te perbashket eshte vetem ne interesin e serbise fashiste , ne menyre qe ajo te fuqizoje poziten e saje ne ate qe sot quhet “ballkani perendimore”. Krijimi i cdo lloj unioni me pseudoshtetet
    Sllave te krijuara artificialisht ne tokat shqipetare eshte ne sherbim te ekspansionizmit sllav dhe tkurrjes se interesave kombetare shqipetare. Fatkeqesisht politika shqipetare se ka vizionin e duhur qe ti kundervihet kesaj ideje ruso-serbe te mbeshtetur nga disa sharlatane pa shtylle kurrizi te politikes europiane.
    Nje shtet regresist qe nuk e njeh egzistencen e nje shteti fqinje ska se si te pretendoje me hedhjen e “ideve”
    ekonomike dhe unioneve doganore.

  11. ARIAN HAXHILLARI says:

    PO KY KRYEMINISTRI JONE ME ATLETE?
    AI SKA PIK RESPEKTI DHE KLASI PER AMBIENTIN QE ESHTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje