Nga ferri i burgjeve të diktaturës në një shembull frymëzimi për komunitetin. Thanas Dhespo sot i ka kaluar të 90-tat, ndonëse mbi kurriz mban vuajtjet e 16 viteve në burgjet politike, të cilat diti t’i kthejë në shpresë dhe humanizëm. Për shkak të moshës, por edhe të emocioneve, ai e ka të vështirë të shprehet me fjalë, por jo me shembuj në komunitet. Së bashku me Nicën, bashkëshorten e tij, ata vendosën të bëjnë diçka që rrallë ndodh në komunitetet tona, duke surprizuar jo vetëm fqinjët më të cilët ndajnë pallatin ku jetojnë, por edhe banorët e lagjes përreth.
Një pjesë të parave që mori për vitet e burgut, pas ndryshimit të ligjit në vitin 2014, sipas të cilit ish të dënuarit e gjallë e përfitonin të parët dëmshpërblimin, Thanasi i investoi jo në shtëpinë e tij, por në të mirë të komunitetit. Ai rikonstruktoi hyrjen dhe shkallët e gjithë pallatit, duke u bërë kështu një model për gjithë komunitetin.
Duke e cilësuar si një shembull frymëzimi në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri një vizitë në shtëpinë e ish të përndjekurit politik, Thanas Dhespo, të cilit i dha edhe medalje e mirënjohjes së qytetit. Teksa e falenderoi për mikpritjen, kryebashkiaku Veliaj i shprehu mirënjohjen Thanasit që paratë e dëmshpërblimit që mori pas ndryshimit të ligjit kur ai ishte ministër i Mirëqenies Socialiste dhe Rinisë, i përdori për të rikonstruktuar shkallët e pallatit. “Kjo është medalja e qytetit që Bashkia e Tiranës u jep qytetarëve të nderuar të saj. Unë doja të ta jepja personalisht e të të falenderoja në emër të të gjithë qytetit. Është e vërtetë se ti ke ndihmuar vetëm shkallën tënde, por ama frymëzimi vlen për të gjithë qytetin”, tha Veliaj teksa i dorëzoi medaljen e mirënjohjes.
“Mesazhi i Thanasit është ky: Të jetojmë në mënyrë të qytetëruar edhe jashtë banesave tona. Nuk ka nevojë që të marrim shembull nga ambientalistët jashtë vendit, nënat tona, thotë Thanasi, dhe gjyshet tona, ujisnin lulet e pastaj merreshin me punët e shtëpisë. Edhe na tha se do të bëjë një investim. Për t’u martuar, jemi martuar vonë, ndaj thamë ta bëjmë dhe e realizuam për tre muaj. Ishte dallëndyshja e parë që të jetojmë edhe në ambientet jashtë shtëpisë sonë në mënyrë të kultivuar. Të ecim të sigurt, në ambiente të pastra. Kjo ishte dëshira e Thanasit dhe unë ia plotësova”, u shpreh bashkëshortja e Thanas Dhespos, e cila tregon se për këtë veprim kanë marrë edhe falenderimin e banorëve të pallatit, të cilët në hyrje të shkallëve kanë vendosur dhe një pllakë dedikimi për të.
Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se veprime të tilla, përveçse janë një ndihmë e mirë për përmirësimin e jetës në komunitet, shërbejnë edhe si frymëzim për të gjithë të tjerët, që pavarësisht vështirësive dhe sfidave që sjell jeta, mund të jenë gjithmonë të dobishëm për ta bërë qytetin më të mirë. “Unë shpresoj shumë që edhe më të rinjtë të frymëzohen nga shembulli yt dhe të kuptojnë se vuajtjet nuk e bëjnë më të keq njeriun, por më të mirë, dhe se pavarësisht vuajtjeve njeriu nuk e humb shpresën te humanizmi i njerëzimit. Ndaj të jam mirënjohës dhe të falenderoj me gjithë zemër”, tha Veliaj.
Gjithashtu, ai theksoi se shembuj të tillë janë frymëzim edhe për atë personalisht, se në qytetin e Tiranës pavarësisht vështirësive apo problemeve që mund të ketë, nuk mungon kurrë solidariteti dhe humanizmi. “Shpesh herë pyes veten: A kanë duk gjërat, a ka njerëz të kulturuar që kujdesen për qytetin. Por, kolegët më thanë ja tek e kemi një rast, i cili paratë e burgut i ka investuar për komunitetin. Në ministri jam marrë me dëmshpërblimet dhe kur më thanë se të gjitha lekët e burgut i kishe investuar për pallatin tënd, thashë: Ka shpresë. Ky ka qenë ndoshta inkurajimi më i madh që mund të kem marrë në këto dy vjet”, tha Veliaj.
Pas ndryshimit të ligjit të dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, ku ata që ishin ende gjallë përfituan të parët, Thanas Dhespo u dëmshpërblye me 4 këste brenda një viti për 16 vitet e burgut të padrejtë që ai kishte kryer në kohën e diktaturës komuniste.
Imagjinoni çfar njerezish ka denuar diktatura!
Dhe Veliaj i shrytezon per interesa politike!
Akoma nuk u ngopet me keta?!Ti nuk je i djallezuar,por Djalli vete.
Hap dosjet hipokrit,se jemi i vetmi vend ne Lindje qe nuk i kemi hapur akoma!
Cfare njerezish!? E di ti pse eshte denuar Thanasi!? Jo!? Atehere pse ha mut kot!? Apo je debil!!!
Ja nje shqiptar i mire,nje atdhedashes nje i “qyetruar”mbi te gjitha.
Kush e vertetoi se ky Thanasi ka qene i burgosur politik?
Shumica e tyre ka qene denuar per vjedhje,pederasti,spiune te te huajve dhe diversante.
Ne se do ishin kaq shume te denuar per politike ne SOCIALIZEM,cfare bene keto 27 vjet qe mbyllen gojen?
Kjo verteton se ata vetem se e urrenin SOCIALIZMIN,por jo se ishin politikane.
Ata donin kapitalizmin qe nje pakice pasurohet ndersa shumica e popullit nuk kane buke te hane.
Na cate trapin me “ish te burgosurit politike”!!!!
Mos e merr ! Prit kur te behet Lul Basha kryeminister e do vij te ta jap ai . Si e pranon medaljen nga komunistet e rinj? Po pate deshir e prit te ta jap komunisti i vjeter Sali Berisha ,sepse atij i qajne syte per JU edhe pse u le te digjeni me benzine…….
IK PIRDHU E NE TE SEMES KAFSHE E KEQE SUNITE…se ju kurre nuk beheni njerez!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Dhe tani me qindra te perndjekur politike ( cuca,nen shembellin e Shkurtes do te dalin vullnetare per hekurudhe ) do te kontribojne ne rregullimin e shkalleve ,ambjenteve, lulishteve etj,etj, dhe Shqiperia do te shpetoie. Kjo nuk eshte pune dhe veprim qe flet per aftesi shtetformuese,ky nuk eshte veprim i konsoliduar, i perhershem qe merr rrjedhen e tij normale,ky eshte veprim voluntarist i ceket dhe i perkohshem,qe me vone te funksionoje edhe nje here ,do nje Athina Mile…Erioni dhe Pandi entuziazmohen se mendojne se jane te paret ne evidentimin ,stimulimin dhe pergjithesimin e heroit pozitiv i cili me nje doze deheroizmi harxhon parate e tij per te pergjitshmen ,por ama parate e burgut; me sa duket e ka kuptuar qe burgun e ka bere me te drejte dhe parate nuk i takojne te gjitha pra ka nje brejtje ndergjegjie;aspekt per nje tregim e skenar filmi.
Mire o mire qe nderon te perndjekurit por sheshin skenderbej shemtire te tille nuk e beri as enver hoxha
Enverit i rrufsh topet ?