Ardian Ndreca ironizon Mustafa Nanon: Të mësosh historinë prej këtij mjerani, është si t'i kërkosh leksione Sudes për financat

18 Korrik 2017, 21:15Kulturë TEMA

Ardian Ndreca ka reaguar ashpër ndaj Mustafa Nanos, pas deklaratave të këtij të fundit në lidhje me Gjergj Kastriot Skënderbeun.

A mund të ketë Muq Nano teza historike?

As për historinë e katundit të vet…Ky asht nji mjeran që ka nevojë me ja lakue emnin e asgja ma tepër.

Me mësue historinë prej Muqit asht si me i kërkue leksione finances Sudes”, shkruan Ndreca në faqen e tij në FB.

Mustafa Nano deklaroi disa ditë më parë se, “ne sot themi që Skënderbeu ka qenë shqiptar dhe ka qenë i joni, ndërkohë që ai ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar kur u bë i famshëm, madje ai nënën e ka pasur sllave. Etnia nuk ka qenë shumë e rëndësishme atëherë dhe martesat mes shqiptarëve dhe serbeve bëheshin pa problem.

Një pjesë e historianëve në Shqipëri i kanë mëshuar idesë se shqiptarët dhe sllavët janë armiq të përjetshëm, se ka një kimi të munguar dhe këtu thonë një gënjeshtër të madhe. Në 150 vitet e fundit po, raporti është i vështirë midis shqiptarëve dhe sllavëve apo shqiptarëve dhe grekëve. Por kjo sepse lindën nacionalizmat ballkanike, lindën këto ndjenjat kombëtare. Më përpara nuk kanë pasur gjëra të tilla, kanë bashkëjetuar për bukuri me njëri-tjetrin”.

Ai tha edhe se Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe.

“Fakti që nëna e tij ka qenë serbe nuk i heq asgjë pohimit se Skënderbeu është shqiptar. Ashtu si ky pohim nuk e zhbën dot faktin që nëna e Skënderbeut ka qenë serbe. Kjo është historia.

Të gjitha mund t’i bëjmë sipas qejfit, por jo historinë. Historia është ajo që është. “Për inat” të shumë idiotëve e marrokëve që do donin të ishte ndryshe. Dhe kjo histori na thotë se nëna e Skënderbeut ka qenë serbe, e që vetë Skënderbeu ka hyrë, e ka mbetur, në histori si shqiptar 24 karatësh.

Nuk është vetëm babai me origjinë shqiptare që e bën shqiptar. Është më shumë se kaq, është jeta e tij prej shqiptari, mes shqiptarëve, në troje që më së shumti banoheshin prej shqiptarëve. Janosh Huniadi ishte i tëri rumun në origjinë, e megjithatë ai ka mbetur si hero i hungarezëve, sepse luftoi më së shumti me hungarezët, për hungarezët, s’ka gjë se në thelb luftërat e tij, ashtu si edhe ato të Skënderbeut, ishin kryesisht në mbrojtje të Krishterimit”.

27 komente në “Ardian Ndreca ironizon Mustafa Nanon: Të mësosh historinë prej këtij mjerani, është si t’i kërkosh leksione Sudes për financat”

  1. asd says:

    Megjithate veprimtaria e Skenderbeut, mentaliteti i tij per luften, strategjite afatgjata qe ai zgjodhi, menyra se si i bashkoi shqiptaret, aftesite e rralla si gjeneral dhe drejtues, trimeria e pashembullt ne fushen e betejes, kane te gjitha nje fill lidhes dhe pershkrues qe e kapercen te qenit shqiptar. Skenderbeu ishte i jashtezakonshem sepse gjaku i tij ishte i shartuar mes nje “ujku” e “cakalli” nje “serbe” dhe nje “arberi” me forcen, zgjuarsine dhe dinakerine per te qene ai qe u be. Ai ishte shqiptar por nuk mund te mohohen shtysat dhe instinktet qe i ka trasheguar me shumice edhe nga e ema Vojsava.

    1. e di si eshte puna says:

      NUK KA ASNJE FAKT DHE VERTETIM QE E JEMA E SKENDERBEUT ISHTE SLLAVE (E LERE ME SERBE)!!!

  2. bakllava says:

    Neqoftese ishte per vetem per Krishterimin, pse na tradhtuan gjithe vellezerit tradhetare? Pse Krishteret e tjere ne Ballkan ben aleanca me Turqit? Edhe pse vetem Shqiptaret luftonin Turqit, edhe vetem me ne krah Shqiptaresh pranonin te luftonin?

  3. Nik says:

    Shkurt, sakte dhe bukur Z. Ndreca!
    Falemnderit,
    Nik

  4. lulushi says:

    Futjani kot sazes se nacionalizmit juve, por Muçi ka te drejte.

    1. hahaha says:

      Per nje ‘ lulush’ si ty sigurisht qe ka te drejte

    2. Araniti says:

      Ehhh….lulushi Muqit , Ndreca e ka goditur ne shenje…edhe nga fizionomia…Muqi i ngjan goxha Sudes se famshme.
      Aq fame sa ka Sudja…aq do kete dhe Muq Nano.

  5. Stela says:

    Nuk ma merret mendja qe shqiperia paska kaq shume injorante o mustafa turku lexo marin barletin pastaj shko e jep leksion nxenseve o anadollak njerez si ty punojne kundra kombit shqiptar sa te ka pagaur serbi ti mund te jesh cdo gje po’ vetem historian jo faji Eshte i atyre qe te lejojne ty te japesh leksione

  6. lal krosi says:

    U zgjuan nga gjumi karat nacionaliste. Sa nxori Muci nje fjale qe nona e Skenderbeut ishte sllave, filluan te lehin qente. Kujt i rruhet se ca ishte nona e Skenderbeut para 600 vjetesh. Po per shkollat qe jane ne gjendje te tmerrshme SOT NE DITET TONA kudo larte poshte ne Shqiperi pse s”e keni ngrejt zerin asnjihere ju qelbesina. Eshte fjala per vendet ku mesohet gjuha shqipe dhe pregatiten qytetaret e ardhshem te ketij vendi. Hikni ere pirdhuni ti ndreca e loqet qe ke shoke.

    1. tafuti says:

      T’hyfte kari ne goje o i “shkolluar” ?

    2. Theatrical says:

      hahahahaha…po ty o byrazer ne cdo koment të ngeli [email protected] n’goje,s’i paske lene gje sat motre hahahahahaha

  7. ladi says:

    Ky bajge Ndreca nuk ditka shqip.E ka Muc jo muq o huq prej muti.

    1. uhahahaaa says:

      Mire qe je i trashe dhe nuk kupton ironine,te pakten mos e shfaq o bole ? ? ?

  8. loku says:

    Na cavet Trapin me Skendermenin Birin e Sllaves

    1. kuc he dreq says:

      Per ju turko-arabet ai eshet VDEKJA dhe ne shqiptaret ata qe do ju SHKERDHEJME ?

  9. shqiptari says:

    Skenderbeu NUK ka pasur ndergjegje shqiptare… pasi Shqiperia nuk egzistonte ne ate kohe. Populli shqiptar sigurisht qe ka egzistuar por jo me kete emer qe jane sot dhe brenda ketij koncepti shtet-komb qe eshte sot dhe as me kufije te vizatuar. Shqiptaret ishin sa te bashkuar per shkak te popullates po dhe aq te ndare neper Principatat dhe Vilajetet per shkak te pushtimit dhe diferences administrative. Historia e Shqiperise fillon me Ismail Qemalin, i cili konceptoi, percaktoi dhe shpalli per here te pare Shqiperine si ShtetKomb me territore te vizatuar me kufinj. Figura e Skenderbeut, si Hero Kombetar, i shperbeu pavaresise ne 1913, per ti dhene mesazhin Europes qe po ndante territoret e Perandorise Otomane, se ne ishim pasardhesit e Gjergj Kastriotit, Prijesit qe luftoi per interesat e Kristjanizmit. Europa ne ate kohe nuk e kishte krijuar akoma konceptin ShtetKomb. Peace of Westphalia firmosur ne 24 Tetor 1648 eshte fillimi i shteteve kombe qe jane sot ne europe, dhe kjo ka ndodhur 200 vjet pasi kishte vdekur Skenderbeu. Keshtu qe teoria e Muc Nanos ka kuptim, pasi Skenderbeu, duke mos pasur ndergjegje kombetare u perfshije ne lufte fetare, ne fillim me Muslimanet Otomane dhe pasi dezertoi me Krishteret e Venedikut.

    1. Mik says:

      Shqiptari, interpretoje si te duash por, Skenderbeu ne lufterat qe ka ba, nuk ka mbajt kryqin por Shqiponjen me dy krena .

    2. joel shkodra says:

      Me sa di une pavaresia e Shqiperise eshte fituar me 1912, por ne komentin tend lexoj 1913. Ndoshta ke zbuluar ndonje dokument te ri!

    3. shih shih says:

      Nese Skenderbeu nuk kishte ndergjejgie kombetare,atehere perse mblodhi ne Beselidhjen e Lezhes princat SHQIPTARE!? Perse nuk mblodhi ata rumune,bullgare,serbe,hungareze apo finlandeze!?
      o RROT CARI, ti dhe Muqiiiiiiiiiiiiiiiii ?

  10. Shqipo says:

    Ne 1400 zhvilloheshin luftera fetare, prandaj edhe Skenderbeu beri lufte fetare. Lufterat mes kombeve filluan afro 200 vjet me vone nga vdekja e Skenderbeut, dhe sollen shtetet kombe qe Jane sot.

    1. Lufta kunder turqeve ishte ne rradhe te pare lufte kunder pushtuesve sepse turqit ju dynden ketyre tokave kurse luftrat fetera te asaj kohe ne Europe ishin pothuajse midis te njejtit popull po me besim te ndryshem Protestan dhe Katolik keshtu ndodhi ne France keshtu edhe ne Gjermani dy nga luftrat kryesore fetare or Shqipo

      1. Shqipo says:

        @Futja pordhes kot
        Perandoria Otomane u zgjerua duke bere Lufte Fetare dhe konvertoi popujt qe pushtoi ne Musliman. Kur jetoi Skenderbeu shqiptaret kishin afersisht 100 vjet qe ishin pushtuar, dhe kishin filluar te ndiheshin musliman te perandorise. Skenderbeu u kthye ne Shqiperi per tju fshehur ndeshkimit te Sulltanit, pasi dezertoi nje beteje qe e kishte te sigurt qe do ta humbiste. U fsheh ne trojet ku kishte lindur nga nje baba shqiptar e nje nene serbe. Luftoi perkrah te krishtereve kunder muslimaneve verteton luften FETARE qe beri Skemderbeu.
        Ja ke fut kot o futja pordhes kot

        1. uhahahaaa says:

          Sa klase shkolle ke ti mor DERDIMEN ?

      2. 105 vjet shqiptar says:

        Skenderbeu dezertoi (i bindur se do humbiste luften ne te cilen e kishte nisur Porta e Larte) dhe iu fsheh Sulltanit ne Malet e Krujes. Nuk ka luftuar per Shqiperi (pasi nuk egzistonte ne ate kohe) por ka luftuar per te mbrojtur sumen e tije duke bere aleance me Republiken e Venedikut, qe ishte edhe ajo pushtuese ne keto troje.

        1. mesuesi says:

          Nuk e merr diplomen e fillores! Je shume i trashe dhe pa dijet fillestare!

  11. krutani says:

    Skenderbeu nese do te ndihej sllav do te shkonte diku andej nga Beogardi e jo ne KRUJE.

    Pse ne KRUJE – thjesht ishte shqiptar.

  12. albaniafirst says:

    Ardian Ndreca, je treguar vertet i madh. Mjafton titulli dhe i ke thene te gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje