E rrallë, për herë të parë në New York mbërrijnë artet e kuzhinës Ilire

13 Korrik 2017, 17:12Kulturë TEMA

Ka një thënie të vjetër Ilire që thotë: “Kur guri lëvizet nga vendi i tij, nuk gjen më qetësi” Kështu filloi dita e Ahmet Dursun. Paraardhësit u larguan nga Shqipëria që në vitet 1800 dhe emigruan në Turqi.

Ndër vite, familja Dursun u rrit, u asimilua, dhe ndryshoi; por stërgjyshërit dhe gjyshërit kurrë nuk harruan dashurinë për vendin e tyre dhe kulturën e gjuhën shqiptare.

Kjo dashuri për vendlindjen iu transmetua Ahmetit, i cili nuk kishte qënë kurrë në Shqipëri dhe nuk dinte asgjë për shqiptarët.

Nisur nga tregimet e gjyshes së tij të dashurisë së saj për ëndërrat e shumë brezave të cilët kishin lënë pas vendin e tyre dhe kishin lëvizur në të panjohurën, Ahmeti e kishte ëndërr të kthehej në Shqipëri për të zbuluar rrënjët e tij.

Ahmeti u shty nga një ëndërr që të vizitojë Shqipërinë dhe të zbulojë rrënjët e tij. Ai nuk gjeti qetësi në Turqi, një pjesë e tij mungonte. Dukej sikur mungonte diçka; ai gjithmonë donte të dinte se nga e ka origjinën.

Prandaj, në vitin 1991, ai aplikoi në Universitetin e Tiranës për një bursë në muzikë dhe mori lajmin e mirë që kishte fituar bursën, kështu që u nis për në Shqipëri.

Në vitin 1991 Shqipëria po i nështrohej një ndryshimi në regjim; asgjë nuk ishte e qëndrueshme. Ahmeti u mërzit shumë duke parë vuajtjet e njerëzve; dhe pas disa ditësh donte të kthehej në Turqi. Jeta në Shqipëri nuk dukej aq mirë sa ai e kishte imagjinuar. Nuk ishte toka për të cilën kishte ëndërruar: njerëzit ishin të uritur, ato nuk i kishin të plotësuara as nevojat e tyre kryesore, dhe ato nuk kishin besim tek askush.

Ahmeti, gjithsesi, nuk e dinte gjuhën Shqipe. Ai i la të gjitha gjërat e tij tek njerëzit që i ofruan dhomën dhe ia mbathi për tek stacioni për të marrë autobusin që shkonte në Turqi. Gjithsesi, kur arriti tek stacioni i autobusit ai mori vesh që ishte nisur pak minuta më parë. Ky ishte fati i Ahmet Dursun.

Njëzetë e dy vite më vonë, pas shumë përpjekjesh, Ahmet Dursun e mësoi gjuhën shqipe në një nivel profesional dhe shkroi shumë libra dhe artikuj.

Në kërkim për rrënjët e tij, gjatë kohës, ai është bërë një ekspert i Arteve të Kuzhinës, duke rizbuluar rrënjët e Ilirisë së lashtë.

Ahmeti ka lidhur të katër elementet e natyrës: qiellin, tokën, ajrin dhe zjarrin, nëpërmjet ritualeve, duke krijuar një përzierje kulture-ushqimi për shpirtin dhe shpirtit që i përket tokës.

Ahmet Dursun është një gazetar Shiqptar, poet, eksplorues dhe artist kuzhine që kërkon të mbrojë vlerat më të larta të kulturës së Ilirëve nëpërmjet fjalës dhe ushqimit. Tani ai është në SHBA duke u përpjekur të krijojë një lidhje me komunitetin tonë duke përcjellë të gjitha ato çfarë ka mësuar nëpërmjet kërkimeve të tij.

Pasi arriti në New York, Ahmet Dursun u lidh me Sabit & Cathy Bitici, të cilët e pritën përzemërsisht dhe i rekomanduan që të lidhej me Arben Krasniqin të Restorantit Momento në Perendimt të Mitford. Ai pati gjithashtu dhe mbështetjen e Ilir Allajbegut. Unë dhe Ahmeti u Bashkuam me Arben Krasniqin.

Sëbashku ne vendosem të krijonim një Shije Origjinale Ilire për komunitetin Shqiptar të Dielën më 16 Korrik 2017, nga ora 5:00 deri në 9:30 pasdite.

Ky event do të jetë i vetmi i kësaj natyre në të cilin Ahmet Dursun do të risjellë shije të kulturës antike Ilire në New York, duke përfshirë  edhe ushqime ekzotike të cilat ne as që nuk e dinim se ekzistonin.

Ju lutemi të na bashkoheni në këtë ditë, si në kohët e bukura të vjetra, që të kalojmë sëbashku një pasdite për t’u mbajtur mend.  Darka madhështore me pesë lloje ushqimesh, duke përshirë verë dhe birrë, do të kushtojë vetëm $75 për person. Mos e humbisni këtë lloj eventi kulturor dhe na lejoni të rilidhemi sërish.(Illyriapress)

10 komente në “E rrallë, për herë të parë në New York mbërrijnë artet e kuzhinës Ilire”

  1. Ai says:

    Mirë bën që gatuan, por ku e mësoi ky se çfarë hanin ilirët, kur ky edhe Shqipërinë e njohu në 91? Nuk dua ta paragjykoj, por më duket më shumë si reklamë. Dhe meqë ra fjala, çfarë specialiteti do të gatuajë? Se mos na bën ndonjë mish derri dhe na e prish davanë

    1. Daja says:

      Plotesisht dakord. Per Iliret ka autore antike qe shkruajne se cfare hanin, por jo receta gatimi. Dihet qe kultivonin bishtajat, grurin, ishin blegtore dhe bleterrites te medhenj. Kishin krijuar dhe nje pije alkolike qe perftohej nga fermentimi i mjaltit, por kaq. Te pretendosh receta gatimi Ilire eshte shume e guximshme.

  2. Mjedisi says:

    Shko mo pirdhu ti. Kuzhina ilire e sat eme. Nga e gjete ti gatimin ilir?
    Mire ky qe eshte trap dhe mire ben kur gjen trulesha qe i shkojne pas. Po ju ç keni qe botoni kesi broçkullash.

  3. Futja kot says:

    Iliret e rinj quhen Ahmed Orsuna. Edhe kane zbuluar se ata te vjetrit hanin domate e lakra turshi e imam ballajdi. Ju shpelafte panuklla ju dhe ata qe lene 75 dollare per shpifurinat e tij.

  4. Alban Hamzai says:

    Zoterinj gazetare! Para se te shkruani e te botoni I rilexoni edhe nje here shkrimet . Per iliret nuk ka te dhena per gjera shume te rendesishme ,ju na shkruani per receta gatimi e fjale te urta . As ne shek 19 nuk gjen receta gatimi shqiptare.Hartimet qe ju shkruani I lexoni rreth tavolines e jo ti botoni ne gazeta ,duke ulur ne minimum vlerat e duke u bere qesharake. Ju lutem botoni komentin tim!

  5. Nik says:

    Hahahaha…e forte kjo .te paret u asimiluan krejt.ky as e dinte ku binte Shqiperia dhe tani po na del me kuzhine ilire.o sa kam qesh..

  6. e lashta says:

    Cfare komentesh negative…sa gjuhe ekstreme jotolerante…ky njeri ndoshta ka punuar shume per kerkimin dhe rregullimin e ketyre recetave, kjo eshte praktike e shume kulturave te tjera, ringjallja per kersheri e recetave te lashta. Edhe nqs eshte reklame per restorant, biznes, etj, lerjani njerezve me pare dhe kureshtje intelektuale ta zbulojne vete

  7. Faik Konica says:

    Turku (dinak “si turk”) Dursun, mendoi diçka dinake, për t’u marrë 75 dollarët, shqiptarëve “të kamur” (dhe mediokër), të Nju Yorkut…! Dhe ju të TEMËS, mos na shkruani broçkulla e qiqra në hell, me “guzhinë ilire” e “kuaj jeshilë”… se nuk i ha më njeri, ato…!

  8. Enisa says:

    Aman mjaft me marrira te llojit. Gatime ilire….Ahmet Dursum…Cathy Bitici…Arben….restaurantere shqipetare qe promovojne guzhine italiane dhe merren me te tilla akrobacione ..

  9. Jak Boston says:

    Se pari pershendes perpjekjen e ketij njeriu per te nxjerre ne drite dicka qe lidhet me Ilirine ne rastin konkret ushqimi.
    Te gjithe kukuvajkat qe skane lexuar asnje liber te plote ne jeten e tyre po e kane shpelare trurin me muhabete kafenesh e llafe rruge, nuk jane ne gjendje te imagjinojne qe iliret ekzistojne ne kushtet e sotme mbase jo sipas recetave te mendes se disave, por prapeseprape eksistojne.
    Iliret jane te perhapur gjithandej pamvaresisht se te konvertuar e te bere te padukshem nga historia, por ata jetojne. Nje pjese e shqipetareve jane ilire po jo te gjithe, po ashtu ka ne te gjithe gadishullin ilirik dhe neper europe dhe pertej oqeanit , keta jane te mbuluar nga harresa dhe jetjne te shperndare dhe nganjehere mund te jene fqinj, por asimilimi i ben te duken te ndryshem.
    Do vij nje dite qe shume gjera do zbardhen dhe te gjithe do germojne per te gjetur ndonje rrenje te kalbur ilire.
    Shoqeria shqipetare eshte e zene me servilizem tani dhe jo me vlera, kurse shteti eshte i zene me korrupsion e vjedhje dhe jo me ndricimin dhe zbulim e te shkuares dhe te ardhmes.
    Ahmet Dursun pergezime per perpjekjen pamvaresisht motiveve reale apo te supozuara.
    Asgje nuk vjen ne pjate, cdo zbulim dhe veper e mire ka nje kalvare te gjate perpjekjesh dhe mundimesh, por ne shohim vetem perfundimin kur ai eshte i sukseseshem.
    Pergojuesit jane nje tufe te paaftesh qe e kultivojne paaftesine dhe padobine e tyre duke kritikuar dhe perqeshur pa e lodhur mendjen nese ka ndonje grime vlere ne ate cfare ata perbaltin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje