Përse kështu zoti president?!

10 Korrik 2017, 20:50Kulturë TEMA

Nga Bruno Shllaku

T’ju them të vërtetën, tek dëgjoja ligjeratën tuaj në ditën e ardhjes së Atit të Shenjtë në Shqipëri u binda se ju ishit një intelektual i pakundërshtueshëm. Në ligjëratën tuaj, mbi çdo gërmë binte fuqishëm një emocion, menjëherë më shkoi mendja tek ligjëratat e paharrueshme të Nolit dhe tek qytetaria me leksikun e perzgjedhur të Luigj Gurakuqit.

Presidenti im nuk do ta besoja kurrë se akoma pa i rënë “dheu” kujtesës sime të asaj dite historike ju të shkatërroni gjithë atë vargmal simpatie prej një intelektuali orator që kohët e fundit janë të pakët ndër ne.

Dua që si artist i skenës, tashmë kam dyzet vite që nuk i ndahem, t’u kujtoj, diçka që në opinionin publik, nuk ka kaluar në heshtje, gjë që shihet qartazi në rrjetet sociale, ku herë-herë janë kaluar edhe kufijtë e etikës. Akti i dekretimit të artistëve që në fakt janë pseudoartistë, jo pa të drejtë ka krijuar dhe ka lënë shijen e idhët të një tamthi. Zoti President unë nuk dua ta besoj që kjo është një përzgjedhje e juaja, por dua të besoj që ju kanë disinformuar dhe me këtë disinformim ju keni fyer ndofta pa dashje inteligjencën e një qyteti inteligjent, siç është qyteti im Shkodra.

Keni dekretuar me të drejtë një kontigjent të mrekullueshëm artistësh, por në një mënyrë enigmatike është infiltruar një “artiste” që më vjen keq ta quaj kështu. Ajo nuk ka as një vlerë mbi artin e magjishëm të skenës, e them këtë, sepse sipas traditës duhet të ishte një komision që të përzgjidhte të nominuarit, patjetër që ndokush nuk do të kishte kaluar kaq lehtësisht.  Mendoj se në të tilla raste komisioni duhet të punojë me përgjegjësi dhe rigorozitet për gjithsecilën CV të artistëve.

Unë fjalën e kam për aktoren dhe njëkohësisht drejtoreshën e Teatrit Migjeni, më lind vetvetiut një pyetje: E dekretuat mjeshtre të madhe të punës si artiste, apo si drejtuese e institucionit famëmadh Migjeni…? Atëherë duhet të them pa drojë se asnjë nga punët e saj artistike nuk është në vlerat profesionale, përkundrazi interpretja në fjalë është akoma, me gjithë respektin e madh që kam për termin amator, një amatore e ”diplomuar”.

Asnjë nga impenjimet e saj në skenë nuk përbën objekt real që ta kurorëzojnë si një aktore të meritueshme. Historiku i saj pa histori suksesi, nuk mundet kurrsesi që ta klasifikojë, qoftë edhe me një rol që ajo ta përdorë si kalë beteje në karrierën e vobekët artistike. Nëse e keni dekoruar si drejtuese të panteonit Migjeni, po ua them me bindje dhe përgjegjësi të plotë qytetare, ajo është shkatërruesja e këtij teatri, e mirëorganizuar në konfliktualitet dhe ajo çka është me alarmantja, kultura e saj e cunguar, sjell në çdo ambient të këtij altari, një vokabolar të papranueshëm, e të turpshëm në gojën e një femre.

Teatrin e kam njohur dhe kam punuar, atëherë kur palkoja e tij ishte e populluar me lisat te larta dhe me personalitete te paharrueshme në kujtesën e gjithsecilit nga ne. E kam të vështirë të pajtohem e të pranojmë sesi ky institucion, hambar i aktrimit shqiptar të ”klasifikohet” me emra të pameritueshëm, gjë qe ul portretet e mjeshtrave të mëdhenj të këtij teatri.

I nderuar zoti President, mendoj se ju do të ishit shumë më i kënaqur edhe bashkë me ju edhe ne, sikur ta kishit parë më me përgjithësi këtë akt madhor. I bindur se finalizimi i mandatit tuaj do kishte qenë i duartrokitshëm, nëse në krah të të mrekullueshëmve si Frederik Ndoci, Mukades Canga, Vjoleta Zefi, të kishit kërkuar reputacionin artistik të Paskualina Grudës, Viktor Bruceti, Ymer Bala, Dana Xhai, Eduard Jubanit, Paulin Selimit, Behar Mera, Luiz Ejlli, Kozma Dushi, Ermal Mamaqi, Bes Kallaku, e Gazmend Paja apo Edmond Halili me një kontribut suksesi shumë vjeçar si amator e më vonë si profesionist.

Më vjen keq të ju kujtoj që ne “shkodranët rrnojmë për me kujtue” dhe ky akt i keqpërdorur nga ana juaj do të ngelet për vite të tëra në kujtesën tonë. Ju siguroj se janë me dhjetëra të indinjuar dhe fare pak, ndofta askush i gëzuar për vlerësimin e pa denjë që ju ”nderuat”  Teatrin e Dramës në Shkodër.

Presidenti im, ekzistojnë dekrete për të shfajësuar të pafajshmit, mendoj se e keni përsëri në dorë që ju të zhvlerësoni atë “meritë” të pa merituar, nëse jo, ndofta mund ta bejë ndonjë president i ardhshëm.

Ju përmenda pak më lart emra të mjeshtrave të skenave shqiptare, informohuni për të gjithë ato emra dhe jam i bindur në intelektin tuaj që do ndjeni një keqardhje të madhe, që ju zoti President fyet ndoshta pa dashje kontigjentin e mrekullueshëm, e të paharrueshëm me vlera të vyera ndaj Shqiptarisë.

Për emrat e lartpërmendur, duke u kërkuar falje dhjetëra të tjerëve që nuk i përmenda, jo vetëm në kujtesën time, por edhe në atë të mbarë publikut artdashës shqipetar, janë portrete që gjithsecili në zejen e vet, kanë lënë dhe vazhdojnë të lenë gjurmë të pashlyeshme me shkollën e tyre interpretative.

Shpresoj shumë që të mos jetë ky vlerësimi që ne duam, që të mos bëhet askush katakrezë ndaj artistëve . Të mos jetë kjo një rrugë e ”mobilizimit” të të paaftëve duke shkelur në emër të përkatësisë partiake çdo artist që mbi shpatullat e tij mban vetëm duartrokitje e admirime te pafund të publikut mbarë shqiptar. Kështu, ne duke denigruar të paharrueshmit nuk do të jemi kurrë koherent për Shqipërinë europiane.

I nderuar zoti President, nga zemra ju uroj një jetë të gjatë. Me siguri do të ktheheni një ditë që të shkruani kujtimet tuaja si kryetar shteti, sepse gjatë mandatit tuaj, si President i Republikës, Shqipëria ishte e ngopur me ngjarje që vlejnë të hidhen në letër.  Shqipëria hodhi hapa vendimtare për akomodimin në familjen e madhe europiane. E unë me shumë dëshirë, por edhe shumë nga intelektualët shqiptarë do ta presim me kuriozitet se si do ta komentoni aktin e papërgjegjshëm që ju na e dhuruat padrejtësisht.

15 komente në “Përse kështu zoti president?!”

  1. shpresa says:

    Me ate Luiz Ejllin e ke thare me keq se presidenti. E kur u be ai per te dekoruar e sidoms ne Shkodren e artit, apo se eshte dhenderri Jozefines. Ne Shkoder mund te dekorosh edhe nje qytetar qe humorin e holle e ka lulture e ne shpirt qe te kenaq me te foluren e tij, por jo e jo keta . Megjithate, ky eshte presidenti, keta jane artistat dhe ky eshte populli qe i mban ne kurriz. Ne dashte te rrojne, ne dashte te mos rrojne. Dekoratave jo vetem u ka rene vlerat, por jane bere si bajga lope por kur i ben ne asfalt te pashtruar mire.

    1. shvejku says:

      Historia:
      U be nje mbledhje ne ndermarrjen ish komunale te qytetit X dhe nje puntor beri kete ankese per pergjegjesin e tij:
      -Shoku pergjegjes,me keni ngrene 3 makina me mut!
      -A je ne vete -i thote pergjegjesi.
      Po,po-i thote puntori:ne vend te me shenonit 5 makina,me keni shenuar 2 makina me mut qe transportova!
      Hapi letrat dhe do te bindesh se me ke ngrene 3 makina me…MUT!
      Ja nje prej padrejtesive qe beheshin ne komunizem!

  2. Jimi says:

    Akt qytetarie i nje aktori te mrekullushem!

  3. XheJ eN Bi says:

    Me shume te drejte indinjohet Bruno Shllaku.
    Po I shkreti presidenti ( me vet dije e shkruajta me jo kapitale )yne e beri si
    Kryesia e Bashkimeve Prfoesionale te NTAN-it Gjirokaster vite me pare .
    Dhe historia eshte:Ne fund te vitit BP ndante per punonjesit e ndermarjes 3000 Leke ( te vjetra )
    dhe Flete-Lavderimi.Per administraten shperndane nga 3000 Leke dhe per punetoret e dalluar filluan te
    shperndajne Flete-Lavderimi.Nje F-L -mi I dhene dhe xha Bejkos qe ishte punetor ne makinat
    e shperndarjes ( si I thoshnim atehere ,hamall ).
    Xha Bejkua shkoi te Presidiumi I mbledhjes ,kapi F-L -in me dy gishta nga nje cep dhe duke e tundur
    pyet ata te presidiumit : me kete une pi ndonje got raki ? Na mereni se nuk e dua.Ju tha xha Bejkua.

  4. Kjo erdhi si puna asaj fjals popullore: me la pordh me koll , mas lulit t’vocerr te pd qe tha katolikt e veriut jan trdhtare pres u kollit nja dy her e coi nji rapertabel me dekorata nshkoder.

  5. andromeda says:

    Mirë Bruno, por ky lloj presienti nuk meriton asnjë lloj respekti sepse ka shërbyer si vegël qorre e Sali Berishës. S’di se me ç’tagër e krahason Nishanlliun me rilindasit tanë në epokën me mustaqe. Injoranca e këtij palo presidenti, dhuratë ekskluzive e Berishës, është ulëritëse. Uroj të jesh më me fat me presidentin e ardhëshëm se ky do mbetet në histori si shërbëtori i bindur maçoku me mustaqe dhe pa mustaqe.

  6. GK says:

    Gjuhe e bukur dhe e sakte. Zoti Bruno Shllaku ,ne gjuhen tuaj ka vetem qytetari dhe intelektualizem te larte. Ky eshte niveli i Juaj dhe i atyre Shkodraneve LEGJENDARE ne artin e skenes.Urimet e mia per kete shkrim dinjitoz me shume nivel te larte qytetar. Qofshi ngahera i nderuar zoti Bruno Shllaku.Me vjen shume keq per presidentin e Shqiperise qe jep medalje sikur te kete bisnesin e tij privat. Se sa eshte cmimi per medalje , ate nuk e di…………………

    e tij privat. Se sa eshte cmimi per medalje ,ate nuk e di ………………

  7. Phoenix says:

    Jo vetem king, por edhe i rafinuar boll. Me sa duket ke jetuar si Sokrat i pervujtun dhe jo si derr i lumtun – si ky presidenti yne, apo si ajo drejtoresha qe thua ti. Je vete fajtor…

  8. vjeshta says:

    Ky ashtë guxim intelektual, jo kurvërim intelektual, që ban mikropresidenti jonë!

  9. leon says:

    Edhe Rita Gjeka…shakllabanja ..qe ska pas lan hu pa thy ne Shkoder e Tirane..ne vitet 80..se tash sja pjerdh kush..qenka bere artiste e merituar??Kjo me te vellain kane kapur Shkodren..ai me tenderat e kjo teatrin Migjeni..ku jane mbledhur gjith pensionistet. Bravo Shkodra..ne duar te kuj ke rene…

  10. Shqiptari Ilirise says:

    Problemi me i madh z.Shllaku eshte vendosja e nje injoranteje dhe vulgareje ne krye te teatrit te Shkodres.Sa per titullin kjo ka nje lloj rendesie vetem per momentin.Se tituj per artistin jane ata qe i jep populli dhe jo pushtetaret e rradhes.
    Beni çmos ta hiqni si drejtore vend qe e ka zene duke mbajtur llapen gati per b…e Topallit e V.Ademit.

  11. bishti i qenit says:

    Na ishte njehere nje macok me dhe pa mustaqe,qe djalli – padrino e emeroi president te stanit te tij te bagetive…e mbani mend? Kush ja di emrin…?!

  12. Gjergj says:

    Ky brunoja me kulture ???? Ejani ne elbasan ku mori dipllomen para dy vjetesh dhe i ka mbetur borxh akoma dikujt…e di vete ai.

    1. Palla says:

      Edhe keni, edhe skeni te drejte z. Shllaku. Dhe kjo per faktin se ju nuk e keni trajtuar kete problem edhe sipas teorise se kompesimit, pra keni harruar ate, qe presidenti yne eshte rraketik.

  13. sabo kurti says:

    Shkodra ka pasur artist te medhenje ,me vjen keq qe eshte harruar Elez Kadrija ky kolls i artit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje