Kozma Dushi ka një karrierë të gjatë në muzikë e si artist i ka dhuruar publikut disa këngë të cilat i kanë mbijetuar kohës e vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.
“Eja o shoku ynë”, “Lule në dritare” etj. janë disa prej këngëve që shumëkush i këndon sapo i dëgjon.
Prej disa javësh këngëtari i njohur është vënë në shenjestër nga publiku.
Kjo, për shkak të një llogarie në Facebook që mban emrin e tij.
“Kozma Dushi zyrtare” është emri i faqes që shkruan statuse të ndryshme me gabime ortografike dhe shkrime kundër titujve që presidenti Bujar Nishani ka shpërndarë kohët e fundit.
Statuset e tij janë kthyer në objekt talljeje ndaj një artisti kaq të vlerësuar, jo vetëm nga fansat por dhe kolegë të tij.
Rovena Dilo dhe Kastro Zizo kanë qenë dy prej të cilëve kanë komentuar në statuset e “Kozmait” duke ironizuar mënyrën e të shkruajturit.
Në fakt nuk është ende e qartë nëse ata kanë dijeni nëse profili i përket Kozma Dushit ose jo.
Blitz.al ka kontaktuar me këngëtarin e mirënjohur për të marrë një informacion të vërtetë mbi këtë llogari në emër të tij.
Kozma Dushi është shprehur i indinjuar ndaj këtyre njerëzve, por sidomos ndaj personit që është duke i dëmtuar imazhin.
“Ajo nuk është adresa ime.
Asnjë nga fjalët e shkruara aty nuk janë bërë nga dora ime.
Jam shumë i mërzitur dhe i indinjuar.
Unë nuk kam as Facebook, as e- mail, as Instagram, asnjë rrjet social.
Atë faqe e ka hapur një person që dëshiron të më dëmtojë imazhin tim si artist i njohur, si këngëtar që kam marrë pjesë në 35 festivale dhe është vlerësuar me çmime.
Ai që po e bën këtë është një person me zemër të keqe por nuk mundet kurrë të më diskretitojë si artist.
Do interesohem që ajo llogari të mbyllet.
Ai merr foto që postojnë miqtë e mi në rrjete sociale dhe u vendos shkrime.
Përsa i përket atij postimit për titujt unë nuk jam askush për të thënë se kush duhet ta marrë apo jo titullin “Mjeshtër i madh”.
Jam shumë i indinjuar!”,– është shprehur këngëtari i mirënjohur.
Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë se persona të paautorizuar kthejnë në objekt talljeje artistë të mirënjohur të skenës.
Megjithatë, Kozmai ka treguar se për këtë fakt do t’u drejtohet edhe autoriteteve pasi situata po bëhet e patolerueshme.
O Kozi, une te besoj plotesisht per keto qe thua.
Te lutem, na kendo pak ate kengen “O Saleh t’u befsha ferre, merre shtetin dhe njehere”, se me behet qejfi shume.
o kozi he sot te doli rakia..ik mos na ca rroten
.o ofendu dhe ky..athu kena pak halle tjera..te merena dhe me kozin
Ne kena hall, se Lugati osht arratis prej kopshtit zoologjik ? ? ?
ky eshte justifikimi me i bukur . NUK ESHTE E VESHTIRE PER TA VERIFIKUAR , NQS AI FLET NJESOJ SI SHKRUAN , ATEHERE ESHTE DORA VETE .
Hahaha, me gjithe respektin, duhet marr me sportivitet humori Kozma.
Ose hap nje faqe FB tenden ?
Mekëtë revoltë del akoma më injorant, sepse unë s’di të ketë këgëtar që të mos ketë asnjë akses në rrjetet sociale.
e mer kos
PO MOS BENI CUDI QE KOZMAI, SIC E KA IDENTITETIN ZYRTAR, APO KOMI SI E THERRASIN TE JETE ANLFABET FUNKSIONAL NE GJUHE E TE TJERA LAMI. AI KA PUNUAR VEC PUNETOR NGARKIM SHKARKIMI NE NDERMARJEN PYJORE TE BERATIT DERI NE MOSHEN MBI 30 VJECARE, KUR PERFUNDOI SHKOLLEN E MESME NATEN PA SHKEPUTJE NGA PUNA DHE FALE TALENTIT ME ZERIN I DHANE SHKOLLEN E LARTE PER KENGETARI. NDAJ MOS E GJYKONI KOMIN PER GJUHEN DHE GABIMET ORTOGRAFIKE POR PER ZERIN DHE KENGETARINE. MOS E LODHNI BABUCIN SE NUK KA AFTESI TE KUPTOJ CFARE FLET E SHKRUAN. AI E KA FAQEN POR I VJEN TURP TE POHOJE SE NUK DI TE SHKRUAJ SHQIPE TE PASTER. HAI FAI BABUC BERATI….
Ti po që ke shkruar bukur..!po ti berats leshi e kupton që s’di të shkruash dhe ti?!ç’lidhje ka,çfarë ka bërë më përpara?edhe diva hollivudi kanë bërë kamariera e punë të tjera..turp vërtet!ky popull ka marrë fund..veç llum,injorancë e gjallë .vëndi ku kriminelat i mbajnë për mite e njerëzit e kulturës i ofendojnë!njerëz të mbaruar..
Kozi jam nje simpatizantja juaj dhe me vjen shum keq per kete qe ka ndodhur.
Argida Berisha
Ketu tek ne eshte pune tallja me tjetrin, sidomos kur eshte ndryshe nga turma idiote dhe homogjene.
Kjo tregon stadin primitiv te shoqerise
Jemi per te ardhur keq si popull, qe jo vetem nuk vleresojme kontributin e nje njeriu te thjeshte, nje kengetari te mrekullueshem me nje ze te vecante dhe plot jete , por edhe shajme, bejme ironi, mendojme se tregohemi interesante duke komentuar emrin, menyren e te shkruarit apo te te folurit te nje personi , i cili doni apo sdoni ju qe merrni guximin dhe keni kohen e tepert per te bere shakara pa kripe, eshte nje nga zerat me te bukur te muzikes se lehte shqiptare nje ze qe shume nga ata pseudo artiste tallavaje do e enderronin ta kishin dhe mqnse nuk e kane, ndonjeri apo disa kengetare te konsumuar te bejne me ironi me nje njeri te tille i cili vec kenaqesise se pafund qe i ka dhene publikut rrezaton vetem miresi dhe urtesi me modestine e tij.
Kozma Dushi, ti vella je nje ikone per muziken shqiptare dhe mos u merzit dhe mos u shqeteso qe ca te papune dhe te te pa kulturuar mundohen per te bere humor me ty apo punen tende. Le te vine dhe te shohin se si u shkelqen fytyra dhe u shnderisin syte spektatoreve kur degjojne zerin tend live neper koncerte, le te provojne, qe edhe ata qe shkruajne te tilla gjera, te jene aq te dobishem sa ty per te sjelle sadopak lumturi e kenaqesi per shqiptaret sic ben ti me zerin tend brilant.
ua s’kam rrjet social thote.. po c’ben gjithmone ti ketu perballe ke Admirali eeee?
Po të priste ty..
Jemi një popull i trashë e i keq!ngrihen ca fshatarë kokëthatë dhe bëjnë komente për KOZMA DUSHIN..Më vjen për të vjellë!
Jemi një popull i trashë dhe i keq..shikoni punët tuaja se s’keni bukë të hani.
Jemi një popull i trashë e i keq!ngrihen ca fshatarë trutharë e bëjnë komente për KOZMA DUSHIN!më vjen pështirë..
Kozmai s’është as shkrimtar,as shkencëtar.ka qënë një këngëtar i mirë,jo si këta të sotmit që as për të ruajtur delet s’bëjnë!shume nga bote e spektaklit,e sportit kanë mangësi në kulturën e përgjithshme,në dije nga fusha të ndryshme