Gjuetia e peshkut masakron gjallesat në lumin Shkumbin

18 Korrik 2017, 16:44Sociale TEMA

 

Ku lejohet vetëm peshkimi me  grep, ndërkohe që është e ndaluar peshkimi nga muaji Maj- fund të korrikut. Kërkohet  ndërhyrje urgjente nga strukturat shtetërore.

 Ediola Terziu

Gjuetia e peshkut me klor, rrjeta, korent, gjeneratorë dhe mjete te ndryshme është kthyet në një makth dhe fenomen shqetsues si për qytetarët ashtu dhe për gjallesat ujore.

Nësë  vëzhgon ndonjë ditë  lumin Shkumbin dhe degëzimet e tij  sheh më  qindar  gjyetarë të ndryshëm peshkimi, më shumë shikon njerëz  që enden lumenjëve të Librazhdit,ku nga njëra anë HEC-pa mbarin, nga ana tjetër  gjuetërat,të cilët e kanë anë  kthyer në një fushatë përfitimesh gjuetie pa fund natë e ditë që po  terrorizon banoret e zonës së Librazhdit, dhe zonës së Mokrës.

Mu në mes të ditës në qendër të Librazhdit dhe në të gjitha gjatësinë e Lumit Shkumbin nga Proptishti deri në dalje të Librazhdit lumejve të Qarrishtës, Bushtricës, Librazhdit shikon me qindra  gjuetarë të ndryshëm peshku,kur njëkohesiht kemi dhe moratoriumin e  gjuetisë, por përgjatë lumit Shkumbin, lumit të Gostimës në Sopot, Polis. Madje dhe lumejt e largët janë kthyer në tabele qitje,gjuetia pa fund dhe shfarosëse e  gjithë gjallesave ujore,Një nga shqetësimet e  shoqatës së gjuetarëve dhe peshkatarëve të Librazhdit,organizatave joqeveritare,komunitetit thonë se është mosfunksionimi I strukturave përgjegjëse,që mbrojnë lumejtë,gjuetia e peshkut me dinamit,korent, klor,helem te ndryshme,rrjetat është kthyer një një mjet përfitimi për tregtarët dhe shfarosës për gjallesat ujore. Këto peshq më pas tregtohen në lokalet e ndryshme me cmime të kripura deri në gjatë mijë lekë kilogrami.

M.Xhani njëri nga qytetarët e Librazhdit thotë neve po shikojmë tmerr me gjuetinë e peshkut   e cila vazhdon të bëhet në të gjitha gjatësinë e Lumit Shkumbin,në Lumejtë e Gostimës Sopot, Moglicë, Qarrishtës, Rrapunit, Stravnit ku këto të fundit kanë troftën e vecantë në ballkan por që është drejt zhdukjes.Ligjërisht ndalohet  gjuetia e peshkut  gjatë muajëve  Maj-Qershor kryesisht me rrjeta.Madje edhe policia duhet të ushtroje forcën e saj dhe te zbatojë ligjin, kur kemi një moratorium të  gjuetisë përse të lejohet kjo kasaphanë në lumin shkumbin,në njërën ane HEC dhe në anën tjetër gjuetia e paligjshme. Në kuadër të programit ACHIEVE,I mundësuar nga REC Shqipëri një grant i BE, gjatë monitorimeve të vazhdueshme dhe të përditëshme në  dy bashkitë e Librazhdit dhe Përrenjasi, ku ju bashkangjiten njësitë administrative respective situata është alarmante,megjithë   Drejtoria e Zonave të Mbrojtura e cila bashkëpunon ngushtë me Egnatian,kërkohet  që strukturat shtetërore të ndalojnë lukuninë e  peshkatarëve të jashtëligjshëm përgjatë gjithë gjatësisë se   qindra kilometra lumejsh në Librazhd.

Ndërkoh Alketa Kopaci  ing. Mjedisi në Egnatia thotë se: Vërtet po shfaroset komplet fauna ujore. Duhet të merren masa urgjnte sepse situate është në rrezik.Pa llogaritur që  Rrapuni 3& 4, që ka asgjësuar komplet   troftën duke mbyllur komplet ujin.

Nga gjuetia me kornet dhe me helme rrezikon dhe jeten e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë lumejtë  për plazh,ku energjia elektrike e tensionit bën që të marri jetë njerëzish,po kështu dhe helmet e ndryshme.

Shteti duhet të ndërhyjë shumë for, Janë organet e Shërbimit Pyjor,Inspektariati Shërbimit pyjorqë kanë përgjejgë sinë kryesore për mbrojten e këtyre lumejve.Po kështu një rol kanë dhe strukturat e policies së rendit për të ndihmuar në ndalimin e kësajë katastrofe sot,pasi nesër do jetë  vonë.

Orgnanet e Policisë pyjore,të policisë së rendit të marrin  masa ndaj kësajë katastrofe,kur ligji është I qartë dhe dënohesh me burg nëse kapesh duke gjuajtur peshk me mjete të ndaluara. Janë një numër shoqatash mjedisore në këtë rreth që e kanë ngritur këtë shqetësim,se si kjo gjueti masakruese po shafros gjithë qeniet e gjalla në lumjetë e Librazhdit me gjithë degëzimet e tyre.

 

1 komente në “Gjuetia e peshkut masakron gjallesat në lumin Shkumbin”

  1. miri says:

    Ho me Edo ku je?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje