Mes shumë shqetësimeve që iu parashtruan kryeministrit Edi Rama gjatë dëgjesës së tij në Vlorë, ishte dhe ajo e një qytetareje, e cila pohoi se vuante nga kanceri.
Gruaja 49-vjeçare, banore e rajonit Nr.2 në Vlorë, shprehu shqetësimin e saj, por edhe të banorëve të pallatit, se ishte gruaja e 4 që ishte prekur nga kanceri, për shkak të ndotjes së ambientit.
Ajo pohoi se shkaktarë të ndotjes së ambientit ishin dy dyqane që piqnin mish me qymyr.
“Mire qe me semundjen po vuajme, vete e dime, por nuk ia dalim dot me mjedisin, aty ku banojme ne ka furra qe pjekin mish me qymyr”, ka thene mes lotesh gruaja.
Por kryeministri Rama i ndërpreu fjalën, dhe i tha shkurt se qymyri nuk ishte çështja e tij.
“E kuptova, por nuk eshte nje ceshtje qe me takon mua”, tha Rama.
Normal. Ky meret vetem me piktura dhe me selfie!
Po kujt iu be vone per ambientin. Qeveria ka gjera me te rendesishme. Aeoportin, koncesionet. Jeta juaj eshte loje per ata. Ju dredhun neper duar kur ju duheni dhe ju perpiqeni tju dredhin sa me mire.
Mase amorfe si tha Petrela ate qe mendojne gjithe keta politikane te nderuar. Kanibale. Mos e gacmoni kryeministrin me gjera te tilla
njeri pjek me qymyr, tjetri degjon muzike me ze te larte, nje me tutje i jep vetures shume shpejt…. dhe njerezit si ne kohen e dulles ja ngrene keto ceshtje partise… qe ti zhgjidhi!
Si harrova ti them km se pompa e ujit e komshiut me ka demtuar degjimin..?! Po pse more njerez vetem me Ed Ramen do i zgjidhim problemet e dites?? Nuk ka pushtet lokal? ..etj, etj.