Partia Demokratike gjendet sot në udhëkryqin më të madh të ekzistencës politike dhe lideri i saj historik nuk mund të thotë asnjë fjalë. Sali Berisha është i dënuar të heshtë, ndonëse bashkë me fatin e partisë, që themeloi dhe drejtoi për gati çerek shekulli, po luhet dhe vendi i tij në historinë e re të Shqipërisë. Pasi ajo që po ndodh në PD, e ka ndarë për herë të parë individin Sali Berisha nga filozofia politike me të cilën ai ka dominuar skenën politike shqiptare për 25 vjet.
Shumëkush e ka të vështirë t’a përfytyrojë pas dy muajsh, liderin historik, të ulur mes një grushti deputetësh, shumica të panjohur për të dhe ai që, dashje pa dashje, do t’i ngjasojë një portreti muzeal, të shkëputur nga koha dhe njerëzit e tij. A ka mundur ta kapërdijë ai faktin që vetë do të vijojë të jetë deputet, por ata që ka patur në krah, si në qeveri ashtu dhe në parti, janë “dënuar” për shkak të jetëgjatësisë politike? Me çfarë morali do ta pranonte një ish kryeministër, një lider që e ka ngritur kultin e tij mbi marrjen e përgjegjësisë, që ai vetë të “shpërblehet” me postin e deputetit, ndërsa shokët e armëve të ndëshkohen se kanë qeverisur nën drejtimin e tij.
Kjo pozitë, ajo e përjashtimit të figurave të së shkuarës por e ruajtjes së ish liderit të tyre, ndoshta është më poshtëruesja ku mund të jetë gjendur ndonjëherë Sali Berisha. Atij i kanë prerë të gjithë trungun e berishizmit dhe e kanë lënë atë vetë si një frut të varur në ajër. Pra individi Sali Berisha mbetet në politikë, pavarësisht se berishizimi si frymë dhe si investim njerëzor u ndëshkua botërisht nga pasuesi i tij në PD. Për të, në PD ka një vend, ndërsa për ata që punuan nën drejtimin e tij, dyert janë të mbyllura. Pika më e fortë e Berishës, ajo e kapitenit që nuk e braktis ekuipazhin e tij, është goditur fort dhe është shndërruar në poshtërim kur për kapitenin është hedhur një komardare ndërsa të tjerët janë lënë të zhduken mes dallgëve.
Sali Berisha e ka pranuar këtë komardare dhe kjo është një nga arsyet kryesore se përse ai sot nuk mund të flasë. Çfarë teksti do të shqiptonte ai në publik si mesazh për bashkëpunëtorët e tij të viteve të largëta e të vështira, si do t’a shpjegonte zgjedhjen për të qëndruar ndërkohë që asgjë e tij nuk mbeti brenda mureve të PD?
Lideri i sprovuar në shumë beteja të egra, deri gati në asgjesim, këtë herë u gjend i kapur në kurthin që askush nuk do kishte qenë në gjendje t’ia ngrinte, përveç vetes së tij. Me bërjen fakt të listave të deputetëve, ku ai kishte mbetur si objekt muzeal dhe jo si simbol i frymës dhe boshtit të një partie, për Sali Berishën ishte shumë vonë të tërhiqej. Ai kishte mbetur aty, pasi predikoi për vite me radhë se kryetar i PD ishte Lulzim Basha dhe se respektonte çdo vendim të tij. Mbeti fizikisht, bashkë me pamundësinë për të folur.
Heshtja ishte dhe është e vetmja zgjedhje e Berishës. Ai ka pranuar me kokën ulur dhe i tërhequr në vetminë e tij, të kapërdijë gjellën që ka gatuar vetë. Nëse flet, i duhet të mohojë atë që vetë ka projektuar dhe investuar si pasardhës të tij. Po hapi gojën, duhet të thotë diçka edhe për ata 200 mijë demokratë që nuk votuan për PD. Duhet të tregojë edhe për atë çka po ndodh me gjoja garën për kryetarin e partisë. Pastaj t’u japë përgjigje edhe atyre që e akuzojnë se heshtja e tij buron nga marrëveshja e fshehtë e 17 majit. Prandaj është i dënuar të heshtë.
E mëgjithatë heshtja e Berishës flet më shumë se çdo gjë tjetër për atë që ndodhi e po ndodh në Partinë Demokratike. Ajo na tregon se futja në zgjedhjet e 25 qershorit dhe hartimi i listave, ishte rezultat i një pragmatizmi interesash dhe jo i një fryme opozitare, për të cilin vetë Berisha i kishte mbyllur të dy sytë. Basha veproi në opozitë ashtu si vetë Berisha veproi në dy vitet e fundit të qeverisjes së tij, kur interesi dominoi mbi kauzën. Berisha nuk mund të flasë as për farsën e zgjedhjeve të kësaj të shtune për kreun e PD, por të gjithëve u vjen ndërmend se ajo është një përsëritje e asaj që vetë ai organizoi katër vite më parë.
Doktori e ka të pamundur t’a shërojë plagën që vetë ia ka hapur PD. Për këtë do t’i duhej një operacion thuajse i pashpresë. Ndoshta këtë ka kuptuar dhe sot nuk mund t’i flasë askujt. Nga zyra e tij në qendër të Tiranës, ai përballet përditë me pafuqinë e tij për të ndërtuar një model që do të vazhdonte dhe përjeton dëshpërimin që sjellin kompromiset e ngushta në kurriz të zgjedhjeve parimore. Për herë të parë, shqiptarët mund ta shohin sot Sali Berishën të ndarë mes individit dhe liderit- simbol që ai ka përfaqësuar gjithnjë për ta. Berishën do ta gjejnë në Parlament, por berishizmi nuk është më. A mundet ai paskësaj t’u flasë përsëri atyre?(Mapo)
TI shkullak ke nje gje te mir se i thua shoket e armeve , e vetmja e vertet qe ke then ne punen tende si anal ist , se me ta i ka ven zjarrin kti vendi saliu ka vrar e prer njerez te pa fajshem , ka djegur tre her kte vend , sa bukur e the , tani ti e the pa dashje , por me bukur i thua gjerat pa dashje ti, se me dashje ke nje jet qe nuk ke byth te thuash te verteten , ,gazetaruc zhulc , jeni mbledhur ca qurrash si ti fevziu çani dhe ai kopuku bllokut bashk me veteranin me universitet burgu lubonjen dhe na çani trapin ne SHQIPTARVE dhe keni me shum se 10 a 15 vjet qe fusni mutin kudo neper televizionet ne kte vend , se dhe ato mut televizionesh me batakçinj si puna jote dhe sandrit jan ngritur , me parat e vjedhura nga ky popull mjeran pa zot .
Si gjithnonë, ky ja fut kot. Sali Berisha është përgjegjësi i vetëm për katandisjen e PD në këtë gjendje. 8 vjetët e fundit nën qeverisjen dhe drejtimin e tij, sollën shembullin më të jeq të drejtimit të një shteti e një partie. 4 vjetët e tij si deputet, treguan shembullin më të keq se si mund të jetë deputeti. Zgjedhja e Bashës në krye të PD, është vepër e tij, ashtu si mblshtejta që i bëri Bashës që nga fillimi.
Dhe tani, atij i duhet Basha, përndryshe, nuk do kishte ndënjur kaq “urtë”.
Me shorehjen “berishizem” vertetove qe vjen nga ai bataku kuminist I gazetareve.
Kurse sa i perket Berishes ai thjesht e tregoi hapur karakterin e tij qe per interesat personale sakrificon cdokushin, duke te perfshire dhe ty qe Po na e shet berishen si udheheqes historik. Sala eshte vetem nje tradhetar I kombit shqipetar dhe te gjithe ata qe e mbeshtesin bashke tradhetare
Eshte, ndoshta, shhkrimi me i mençur qe ka bere ndonjehere Shkullaku. Ai, natyrisht, “qan” per ate qe po ndodh ne PD-ne e tij. Vetem se berishizmi, qe ai e permend shume here, nuk eshte ndonje doktrine (zakonisht doktrinat emertohen keshtu), perkundrazi eshte nje praktike abuzive flagrante me pushtetin e nje njeriu qe quhet Berisha, si brenda partise se tij (ku zbatoi format stalinisto-enveriste te komandimit), ashtu edhe ne qeverisjen fatkeqe te vendit gjate rreth 14 vjeteve qe qendroi ne pushtet. Heshtja e tij, mendoj une, eshte edhe nje lloj “mea culpa” e heshtur per gjithçka i ka punuar ketij vendi.
“Radio-loja”- vazhdon, tani te pastrojne gjoja antikomunistet komuniste qe “do dalin edhe kunder bashes”,qellimi = perjetesimi i pushteteve ne duart e kastes komuniste. Aferim.
Berishës nuk i duhet një kryetar për të sjellë PD në pushtet. Atij i duhet një mbrojtës nga sulmet për ta fshirë nga faqja e dheut jo vetëm politikisht. Kur puna ka arritur deri atje sa ta sulmojë hapur edhe DioGuardi, gjërat për të duket kanë marrë të tatëpjetën në mënyrë të pandalshme.
Ky ose eshte budalamdhe i beson ato qe shkruan, ose eshet naiv qe mendon se mund te fus percarje Berisha-Basha ose nk e di se Berisha e di mire se ata qe jan ekunder Bashes sot dje ishin nen rogoz kunder Berishes.
Tani q eAmerikani tha qe duhet opozite e forte do ta shohesh se Ku eshte Partia Demokratike, ku jan edemte eShloderes, Bushatit deh te Milotit.
Vertet beson Shkullaku qe Berisha te kete ngelur ne dore te Bashes ?!
Nuk eshte e besueshme per mendimin tim, por me sa lexoj dhe degjoj kete mendim e ndajne shumica e atyre qe jane shprehur. Ndaj edhe nje here Shkullaku i transformuar, (sepse nuk i ngjan asfare Shkullakut te 97-es, kur beje pjese ne median kundershtare me Presidentin e asaj periudhe, Sali Berishen), rregullo shenjestren e ideve te tua. Asnjehere nuk eshte vone.
Sali Berisha e tradhetoi, dhe sabotoi PD qe ne momentet e para pas formimit. Sapo mori pushtetin, Sali Berisha ne vend te ligjeve demokratike, te ekonomise se tregut, qe prisnin shqiparet, u lidh qe ne ditet e para me sekretarin komunist, R. Alia, dhe ne vend te ligjeve demokratike, instaloi perseri ligjet e diktatures, vendosi ne Shqiperi neodiktaturen.
Shqiperia, si shtet i ri demokratik, kishte nevoje per ligjet e tregut te shoqerise kapitaliste, kurse Berisha i braktisi ato ligje dhe zbatoi porosite e presidentit komunist R. Alia.
Duke moskthyer pronat S. Berisha i mohoi Shqiperise udhen e saj te integrimt ne BE, e pengoi udhen e zhvillimit, sepse investitoret nuk mund te investonin pa ditur e kujt ishte toka ku ata do investonin. Pandaj ivestitore te shumte qe erdhen qe ne fillim, u kthyen mbrapsht dhe iken pa investuar, kurse Shqiperia ngeli pa asnje mundesi zhvillimi.
S. Berisha vrau e zhduku njerez te pafajshem, vetem se kundershtonin bemat e tij fashisto-komuniste. S. Berisha, me frimat piramidale u grabiti shqiptareve ato pasuri qe i kishin vene me sakrifica e gjak, S, Berisha e ndau Shqiperine ne Veri e Jug, qe te sundonte me lehte. S. Berisha shkoi qe ne fillim ne vendet arabe, dhe na solli qe andej shkollat e medresese, e ktheu shqiperine qindra e mijera vite prapa. Ishte e dhimbshme kur shikoje vajzat e vogla te medresese te ecnin rruges ne rreshta, me fytyren te mbuluar me perce. Bemat e Brishes jane pa fund.
Eshte Berisha, ai vete, qe e shkaterroi PD-ne.
Berisha me 21 janar ka vrare dhe veten !
Tani ai ka rene ne gjunje perpara Bashes,deshmitari me i besushem i vrasjeve te protestuesve.
Mbajtja peng e PD,privatizimi I krimit dhe korupsionit,e ka detyruar kete parti te zhvilloj farsen e rradhes.
Me mire pa PD,se sa me PD te kriminalizuar dhe koruptuar,e cila ndodhet ne gjendje kome.
“Anestezisti” i PD eshte dorzuar,vdekja eshte e pashmangshme !
PD eshte si ajo kusija e kallaisur kur i del kallaji, keshtu sot i ra kallai e shume veteve u duket e percudnume, jo ajo qe ishte nga 91 eshte edhe sot por vjen nje kohe e mbarojne furcat e llustres e objekjkti mbet cullak. Sa!i Berisha ishte, eshte e do jete krytari real i pd. Nuk ndryshon ajo parti sepse mafja berishiste i ka ne dore gjithe fijet e drejtimit te saj. Mos tu duket cudo se u nderruan disa deputet, se ato nuk jane ma aqe te bindur sa me pare e duhe te rij me te bindur. Kush thotni Sali nenkuptoni !ulin e kur thuhet Luli nenkuptoni Sali.
O Shkullak me kete viktimizim qe i bere qoftelargut na bere per te qare! Analist karagjoz!? Ti mendon se qoftelargu e ka lene fatin e tij ne dore te buratinit Basha? Pas 25 qershorit i cili ishte nje votim plebishitar kunder qeverisjes se mbrapesht te qoftelargut dhe gjithe atyre qe e mbeshtesin ate per kaqe vite. Me kete rrokullisje maramendese qe ka marre PD-ja, nuk ka bir kurve qe ta ndale ate, qofte ky edhe vete qoftelargu, pa lere buratini.Kjo tanime nuk eshte ne doren e tyre, jane te tjere faktore ata qe do te vendosin per ta ndalur kete marrezite tyre.
1
ky autor nuk merret vesh ketu pse shkruan…….a do ai te krijoje apologji per dike, te hedhe tymosese per dike tjeter, eshte me lulin a kunder tij……i vajti ne cader e ligjeroi per te, i kerkoi ta bente deputet qe te rrethonte berishen ne parlamentin e ardhshem sic e thote dhe vete, e tani…..po qahet te kush e kunder kujt?
hajde gjeje…..keshtu eshte kur vete pas interesit e je pa asnje princip……
Shkullak duhet ta dish nje here e pergjithmone se po dole kundra politikes amerikane sic doli S.berisha duke mos votuar reformen ne drejtesi ata do hakmeren politikisht dhe e detyruan Bashen qe te dali kundra “babait” duke i prere deget Berishes dhe duke e lene ate si trung qe te thahet.
Mero, per Saliun kemi folur plot sa eshte derdhur, por te pergezoje se formen e ke lidhur me permbajtjen, megjithese e dobet permbajtja. Pra, e kisha fjalen per fotografine, aman ku e gjete.
Berisha.dhe.basha.jane.sinonim.i.te.keqes.se.vendit.
Shih mbiemrin shkul ene kak e bej lidhjen
Ky eshte kampion i lepirjes se sahaneve qe prrdoren per te ushwyer qente.
Eshte i qarte ne qellimin e vet. Fo te lepij akoma sahanet.
Vazhdo te lepihesh Shkullak se nderkohe ste shef njeri!
Ky eshte kampion i lepirjes se sahaneve qe perdoren per te ushqyer qente.
Eshte i qarte ne qellimin e vet. Do te lepij akoma sahanet.
Vazhdo te lepihesh Shkullak se nderkohe ste shef njeri!
Sali Berisha ka vetem nje vend qe duhet te shkoje dhe me siguri do te shkoje: BURGUN.
Burgu eshte pak per ato te keqia qe I ka bere Shqiperise dhe shqiptareve ky maskara I paftyre. Lista e ketyre te keqiave eshte aq e gjate sa nuk mjafton nje seri librash qe ti pershkruash, por per fat te mire shqiptaret I dine mire te gjitha.
PD e shkaterroi Sali Gerdeci ,qe krijoi Oborrin Familjar .dhe e gjithe politika e PD ka punuar per pasurimin e ketij Oborri Te Korruptuar.dhe te pandare nga Grabitjet ,Tradhetite,vrasjet ,Skartimet e te gjithe te keqiat e mundeshme.Kete M..Tsihane e sajoi Vetei krimineli i Vucidolit.,ne kete dynja lahen te gjitha.As pluhur nuk do te mbese mga Ky fare Lideri Historik.
Gazetaruc, qe abuzivizmin e kthen ne doktrine dhe lexuesin e ben, me falni, te vjelle mbi palo shkrimet e tua. Larg ketyre mostrave, o njerez. Shqiperia duhet te behet pa ta.
Ne vitet e Berishizmit ne vendin tone te dasher u krye nje hajduteri e papare ne te gjithe sektoret Bastardi me emrin Sali ngriti e xhiro familjen e tij ne fillim femijet Gruaja.kunatin e gjithe langaraqet e fisit me kuc e me mac. Dhe tani i dhjere por krenar per parate e fituara po qan per partin dhe popullin qe i dhim set shume. Edhe Lulushi njeri pa karakter e langaraq.servil.hajdut.genjeshtar deshiron te udheheqi. Per sa kohe ai mban PD vetem prapesira do te kemi. Burgu eshte shume pake per keta hajdute te cilet do ti mbaje mend historia. Mziu I kamzes is ka skalitur emrin ne rruge.sheshe.pallate e nevojtore kurse muslim katunar Murrizi do ti veri emrat e tyre sapo te pjelli lopa
Sa urrejtje ka akumuluar MONSTRA E VICIDOLIT ! Te isha ne vendin e tij
do te zhdukesha nga faqja e dheiut ! Por kjo tregon se sa i etur per push-
tet eshte ky perbindesh ! Burgim te perjetshem …..!!!!’
Sa urrejtje ka akumuluar MONSTRA E VICIDOLIT ! Te isha ne vendin e tij
do te zhdukeshza nga faqja e dheiut ! Por kjo tregon se sa i etur per push-
tet eshte ky perbindesh ! Burgim te perjetshem …..!!!!’