Fatos Lubonja: Qeverisja direkt me popullin, nuk është demokratike. Rama po anashkalon institucionet

19 Korrik 2017, 17:42Politika TEMA

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dëgjesën e kryeministrit Rama me qytetarët e Vlorës ditën e sotme, ku pati “përplasje” mes tyre, në përpjekje se kusha do ta merrte mikrofonin.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Lubonja thotë se këto dëgjesa me qytetarët pas fitores në zgjedhje, janë një “show” i Ramës.

 

Sipas analistit Lubonja, kryeministri Rama duhet të diskutojë me ekspertët dhe specialistët problematikat në vend, dhe të mos anashkalojë institucionet.

“Në vend që të diskutojë me ekspertë e specialistë situatën dhe mënyrat si do të veprojë për ta zgjidhur atë, ai po bën show sikur është në fushatë. Kjo është mënyra si e kupton ai politikën. Ana tjetër e medaljes, është ky popull. Sepse ky popull këtë feste do. Zihen aty se kush do marrë mikrofonin.

Kjo lloj qeverisje direkt me popullin siç mund të kuptohet nuk është demokratike, dhe është antiinstitucionale. Janë institucionet ato që janë më afër qytetarit. Ky është një lider madhështie që identifikohet me njeriun e pagabueshëm, apo edhe populli mendon se është i pagabueshëm. Padyshim që ankesa ka, por nuk mund të veprohet kështu, apo të zgjidhen kështu. Ankesat e qytetarëve duhet të filtrohen në institucione. Mënyra që po ndiqet është komplet populiste, e shëmtuar si imitim”, tha Lubonja.

Teksa ka analizuar mënyrën sesi do të jetë sipas tij qeverisja në 4 vitet e ardhshme, analisti Lubonja thotë se nisur nga ajo që po duket deri më tani, nuk pritet shumë ndryshim. Sipas Lubonjës pas veprimeve të Ramës qëndrojnë oligarkët.

“Nga sistemi i tepsisë, dalim tek ky i lidhjes direkt me popullin. Eliminohen institucionet, mediat, po e po, i quajti kazani, dhe shoqërinë civile e ka quajtur të vdekur me kohë. Kjo mund të na sjellë pasoja më të këqija nga ç’i kemi menduar. Nuk duhet ta mendojmë vetëm Ramën në këtë. Pas Ramës është një oligarki e tërë, një sistem që po punon me formën e piramidave të viteve ’97. Tani janë paratë e pista që po pastrohen, që nuk dihet ku do na çojnë”, u shpreh analisti Lubonja.

9 komente në “Fatos Lubonja: Qeverisja direkt me popullin, nuk është demokratike. Rama po anashkalon institucionet”

  1. Sadik Bushpepa says:

    Mjaft dhe mend ti o qeros

  2. ALPINI,
    Sa gomar j qe je o analis Lubonja, E kush po te tyet ty,Lere Ramen te beje punen e vet se ai eshte zot shtepie,E din se cfare do te beje ,Ne raste se do te behesh ti do te behetsi din ti me format tuaja,,,,,

  3. Qeverisja e madhe says:

    Eshte e pabesueshme sa naive qe jane analistet e gazetaret.. ceshtja eshte fare e thjeshte: nuk di kete qeverisje me popullin, por po pergatitet terreni per nje abuzim 1-2 milion euro per ndertumin e platformes online te bashkeqeverisjes, qe padyshim do ta ndertoje Beqja me firmen e tij, direkt ose duke perdorur firma satelite.

    Rama thote qe kjo platforma do jete gati kur qeveria e re te filloje nga puna. Ka degjuar njeri te jete hapur tender per nje platforme te tille? Vetem procedurat e tenderimit sipas ligjit te prokurimit publik duan deri dy muaj per te nxjerre fituesin. Si do jete gati platforma? Thjesht Beqja po e nderton dhe Rama po pergatit terrenin.

    Nga krahu tjeter, kete platforme ky shefi da ta mbaje si shpata qe u rrin te koka gjithe “armiqve” qe ka sot apo do kete neser Rama.

  4. Qytetari durrsak says:

    Zoti Lubonja,
    sa mbrapa keni mbetur dhe sa abuzoni me pervojen e monizmit qe kemi kaluar !
    Si duket, akoma nuk ke kuptuar se forma me e larte e demokracise se vertete eshte komunikimi me popullin, per te ekspozuar problemet jetesore te tyre. Cfare funksioni tjeter ka qeveria demokratike, a mund te na e thoni ? Nenkuptoni qeverite Berisha qe vodhen me korrupsion galopant (abuzim i ndyre me popullin, perdhunim i popullit nga ato qeveri mikse), qe anashkaluan (ne favor te mbeshtesve te tyre militante, klanore dhe partiake) zbatimin e ligjit ne Shqiperi, duke abuzuar hapur dhe paturpesisht me organet ligjzbatuese (prokurorite dhe gjyqesorin), etj. etj. ?
    Ne se arrihet nga Qeveria Rama 2 realisht organizimi funksional qeveri-popull, do te jete arritja me dobiprurese ne demokracine shqiptare. Per kete duhet te punojme te gjithe, per ta realizuar kete objektiv madhor dhe jo te “filozofojme” si puna jote, per ta penguar ate. Analizoje qendrimin tend dhe behu analist progresist, ne se do te mundesh.

  5. Dike Mullai says:

    A e di se MENDJE e tere ore bir i Todit ?! Po te te “shtrydhesh” , ti vetem HELM nxjerr !!!

  6. Fieri says:

    O Lubonj ! Nuk eleminohen instituconet,por do shkunden institucionet. Po,mor po do te largohen burrokratet,mos perfillesit e popullit. i Jommor jo ! Asnje dite nuk duhet te qendronte ne detyre ai i aluizmit te Beratit seeshte tallur me popullin e nuk eshte vetem ajo plaka e gjore qe kishte 5 vjet qe e mashtronin. Jam i bindur se ai personi i katit te dyte do kete patur mik atje ne hipoteke . Po sa esa po sorollaten neper gjykata. Po ai plaku 82 vjecar andej nga Polisi i Librazhdit sa vet po bente? Hipotekat jane bere kanceri i popullit pas gjykatava. beni nje kontroll punonjesve te hipotekave e do shikoni se si jetojne….. Pa shko e shiko more Lubonje se si te presin andej nga perendimi. Noshta ke shkuar ,por varet se c’ke pare epse ke vajtur. Si perfundim ,mos derdellit kote me ato teorite e tua se je bere si luga ne dhalle neper televizione,

  7. katarakti says:

    Si nuk pushoi nje here ky njeri se dheni mend. AQ me shume qe ne te gjitha opinionet dhe parashikimet e tij ka dale fiasko. Demokraci do te thote qeverisje e popullit, ndersa ky na perrallis per institucione. Por kur do edhe te ule popullin me shprehjen ” politike populiste”! Po pse mor burgaxhi kujton ti se je me i zgjuar se shumica e popullsise?! Apo se del nate per nate ne televizion duke thene proçka?! Si nuk e mbyllen halen nje here keta gjoja anal-ista?! Si ky Lubonja, Zheji, Cili,Cupi,Bushati e kompani! Gjithmone kane dale skifo dhe gjithmone vazhdojne te bejne te mençurin e dynjase! Jane thjesh plehra.

  8. J says:

    Eshte e vertete qe nuk eshte e mire demokrazia direkte. Por problemi eshte se instituzionet jane te korruptuare dhe nuk e shohin popullin si punedhenesin è tyre por si viktime per ta rrjepur.istituzionet jane hallka per tu eleminuar dhe e vetmja rruge demokrazia direkte. Edhe pse nuk te pelqen ty.

  9. Meta ik says:

    Si mor idiot nuk eshte demokratike? Ha ha ha rrot k….? Je. Rama nuk ja mori mezor votat shqiptareve, por e votuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje