DEBATI/ Selami-Bashës para demokratëve: PD më pak demokratike se kur e more. Basha: Jemi më të fortë

19 Korrik 2017, 14:53Politika TEMA
DEBATI/ Selami-Bashës para demokratëve: PD më pak demokratike se

Basha duke devijuar për të disatën herë debatin për zgjedhjet e brendshme brenda Partisë Demokratike u ndal në zgjedhjet e përgjithshme duke vënë theksin tek fjalimet e mbajtura në çadrën e protestës.

Basha theksoi se nga zgjedhjet, PD ka dalë më e fortë.

Nuk ka vend për të humbur besimin, për të humbur shpresën por ka vend për një analizë serioze dhe kjo garë kësaj do t’i shërbejë. Do të doja që kjo analizë të niste ndryshe. Po ta kishim parë seriozisht humbjen e vitit 2013, zgjedhejt e 2015 do të ishin ndryshe. Po të kishim parë dhe analizuar seriozisht shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 2015, mund ta evitonim 2017.

Por nëse e humbasim sërish dhe një rast të tillë dhe e shikojmë shkakun nga dritarja tek kundërshtari, kam frikë se gjërat mund të mos përmirësohen, prandaj hajde të shikojmë ku kemi gabuar.

Forca jonë morale mund dhe do të kthehet në forcë numerike dhe politike vetëm kur të kalojë përmes bashkimit të çdo demokrati dhe përmes bashkimit tone, të çdo qytetari që ndan vlerat tona dhe shpresat tona dhe ka shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje