Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar pas akuzave të ardhura nga pushuesit kosovarë, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre.
Dako është përgjigjur pas akuzave se bashkia dhe policia e këtij qyteti po i keqtrajton me qëllim pushuesit nga Kosova që vijnë në plazh.
Pavarësisht se pushuesit edhe këtë vit kanë shfaqur ankesa të shumta, Dako apelon që ata të zgjedhin këtë destinacion, duke përmendur edhe faktin se nuk ka asnjë derdhje të ujërave të zeza në det.
“Prej pushuesve nga Kosova kërkojmë mirëkuptim të tyre. Autobusët me pushues nga Kosova nuk do të lejohet të kalojnë në këtë rrugë, por në funksion të tyre janë pesë rrugë paralele, për t’u futur në plazhin e Durrësit.
Gjithçka bëhet për të disiplinuar trafikun e rënduar në këtë zonë dhe për faktin që gjysma e rrugës “Pavarësia” është kthyer në pedonale për vetë pushuesit.
Përjashtim nga ky vendim është bërë për autobusët me turistë të huaj, që janë të prenotuar nga hotelet në plazhin e Durrësit dhe janë lejuar të hyjnë në kundërshtim me tabelat e vendosura për qarkullimin rrugor.
Për të rritur cilësinë e shërbimeve, bashkia këtë vit ka kryer 4 investime rrënjësore në zonën e plazhit, tha kryebashkiaku.
Është ndërtuar kolektori i ujërave të zeza, është përmirësuar furnizimi me ujë të pijshëm i zonës së plazhit, është ndërtuar pedonalja gjatë verës së fundit.
U bëj thirrje të gjithë pushuesve nga Kosova të vijnë në plazhin e Durrësit dhe të qëndrojnë këtu. Këtë vit në plazh ka risi. Nuk ka asnjë derdhje të ujërave të zeza në det, asnjë papastërti në drejtim të rrjetit nëntokësor, janë të lidhura me kolektorin kryesor.
Furnizimi me ujë është 5 orë në ditë për të gjithë plazhin. Furnizimi me energji është 24 orë në ditë. Rruga “Pavarësia” nga një rrugë për makina u bë në shëtitore për pushuesit në atë zonë. Kemi katër elementë që kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e pushuesve”.
Sela
Gjushi ! perse nuk ka plazh publik nga Vitaminaga deri tek muri i bllokut,ose plazhi Iliria ? Mos t’a kane lyer rroten ata qe kane pushtuar gjithe kete zone te madhe plazhi ? Ligji thote qe 10 % e teritorit eshte plazh publik per ata qe kane blere apartamente ne bregdet dhe kane paisjet e plazhit si shezlongje dhe cadra,pir edhe per jedo qe nuk u a mban xhepi te paguajne 500 leke te reja nje cader..Perse nuk e zbaton ligjin o Gjush-ziu ? Po qeveria dhe institucionet e saj qe jane ngarkuar me mbikqyrjen e rregullit ne plazhe,cfare bejne ? Apo nuk e vrasin mendjen se qeveria nuk e rruan aspak per qytetaret,por u duhen mafiozet pushtues te plazhit, qe u lyejne rroten qofte me para,ashtu dhe me vota ne zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Bravo qeveri “qe mendon per qytetaret”,fillove dhe vazhdon vetem ne fjale e vetem fjale qe i mer era,por nuk i harron regjistrimi televiziv,qe do tu a nxjerre bojen,por ju nuk keni boje se u ka dale me kohe,por bravo u qofte se jeni edhe damagoge,edhe fitues nga nje elektorat qe ju do ju,por aspak femite e vet.Mesa duket keshtu i dashka mushka drute,prandaj hipjani ketij mileti dhe rriheni se e meriton.
Mero pse nuk punon sistemi juaj automatik i publikimit te komeneteve ? Kam bere disa komente per shkrime te ndryshne ne data te ndryhjme,pir neazallah se ne publikohen.Perse disave u publikohen dhe mua jo Miku juaj i vjeter – SELA
Mero pse nuk punon sistemi juaj automatik i publikimit te komeneteve ? Kam bere disa komente per shkrime te ndryshne ne data te ndryhjme,pir neazallah se ne publikohen.Perse disave u publikohen dhe mua jo Miku juaj i vjeter – SELA
P.S. Shkrimi per orobkemin e vellezerve tane kosovare qendron,por edhe keta,megjithese jane fukarenj nuk kane nje vend per te pushuar se plazhet publike i ka shitur kucedra Vangjush tek( e di vete ai se tek kush ),por edhe njerzit e dine qe ky plazh eshte uzurpuar vetem mga nje familje.
Mero pse nuk punon sistemi juaj automatik i publikimit te komeneteve ? Kam bere disa komente per shkrime te ndryshne ne data te ndryshme,por meazallah se me publikohen.Perse disave u publikohen dhe mua jo Miku juaj i vjeter – SELA
P.S. Shkrimi per problemin e vellezerve tane kosovare qendron,por edhe keta,megjithese jane fukarenj nuk kane nje vend per te pushuar se plazhet publike i ka shitur kucedra Vangjush tek( e di vete ai se tek kush ),por edhe njerzit e dine qe ky plazh eshte uzurpuar vetem mga nje familje.