Malajzia ka ndaluar transmetimin e këngës ‘Despacito’ pasi sipas saj teksi ka përmbajtje seksuale. Një ministër tha se kjo këngë konsiderohet si jo-islamike dhe shteti ka ligje për ndalimin e tyre.
“Kënga Despacito nuk do transmetohet në stacionet tona sepse kemi marrë ankesa publike. Tekstet nuk janë të përshtatshme,” – tha ministri Salleh Said Keruak për AFP.
Ai tha se kënga ka përmbatje seksuale dhe kjo gjë nuk është e përshtatshme për fëmijët e vegjël.
Despacito e Luis Fonsit, këngëtar nga Porto Riko, është bërë kënga më e klikuar me 4.6 miliardë herë në të gjitha shërbimet streaming, duke i rrëmbyer vendin e parë Sorry-t të Justin Bieber.