Në cdo lajm prej dje e deri sot, titulli për këtë takim ishte: mblidhet në Tiranë grupi anti- Basha. Mua më duket se kjo është qasja më e përciptë për të pasqyruar dramën në të cilën ndodhet PD sot.
Unë nuk jam anti- Bashë. Por për të qenë e qartë deri në fund po e përsëris dhe njëherë: Nuk më intereson fare personazhi Lulzim Basha. Edhe pse Lulin e njoh pak më gjatë se të gjithë ju.
Unë dhe Lulzim Basha i jemi bashkuar në një ditë zyrtarisht PD. Por dicka na pengoi gjithmonë për të besuar njëri tjetrin. Mua më pengoi intuita, atë frika.
Por unë s’jam as sot as kam qenë ndonjë ditë kundër tij. Sigurisht nuk kam qenë as shoqëruese e mendimit pa mendim politik të tij. Nuk e kam zgjedhur për kryetar dhe nuk jam penduar për këtë. Ndaj nuk kam arsye të ndjehem e zhgënjyer dhe as jam e zemëruar me të, aq më tepër të them se e urrej. Urrejtja duhet merituar dhe nuk shpërdorohet për këdo. Luli është thjesht një i paaftë për të menduar.
Thjesht unë ndahem me të, në mënyrën se si e duam PD. Unë e dua Parti të Demokratëve anëtarë të saj po e po, por mbi të githa e dua partinë e shpresës për shqiptarët që duan demokracinë. Nëse do ta kishim dashur PD njësoj, sot nuk do të ishim këtu.
Me dhimbje e them që këto vite PD nuk ishte as ajo që donin anëtarët dhe as ajo që donin shqiptarët. Nuk jam jashtë asaj cka ndodhi këto vite madje edhe ju kërkoj ndjesë pse nuk kam bërë unë dicka më shumë që PD të mos kishte këtë formë pa formë, pa ideologji, pa shtresat natyrale mbështetëse ndaj saj, pa entuziazëm dhe pa frymë ndryshimi.
Thënë këtë, më lëjoni të them edhe si e shoh sot me 21 korrik.
Deri në 25 qershor, Lulzim Basha ishte i vetmi përgjegjës për katrahurën dhe shkërmoqjen elektorale të PD.
Por pas 25 qershorit ai nuk është më përgjegjës i vetëm. Është një ndër ata që nuk kanë dashur të harxhohen as me fjalë e as me shpirt, për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike, është një ndër ata që valëvisin ofiqin apo mandatin si mantel pas supeve dhe nuk bëzajnë për ndjesinë e humbjes e të fyerjes që ndjejnë sot demokratët, për zhgënjimin ndaj njëri tjetrit dhe për rrugën pa krye në të cilën enden sot ata që I kanë besuar kësaj Partie.
Po. Basha është vetëm pasqyrimi më spektakolar i problemit të madh që ka PD!
Një forcë politike që ecën qorrazi, pa vendimmarrje në forume; pa dëgjuar demokratët;pa standarte gare të ndershme; pa lista anëtarësie; me struktura partie të ç’organizuara dhe mbi të gjitha: duke I ikur të vërtetës cdo ditë.
Nuk kam qenë në bashkëbisedimet e tjera që Astriti ka zhvilluar këto kohë me demokratët. Sot ua kisha borxh demokartëve të Tiranës të cilët më besuan për tre herë radhazi në parlament.
E di që shumë kanë pyetur pse s’kam qenë. Madje dikush nga miqtë më tha: “heshtja këto ditë nuk është flori”. I mirëkuptoj të gjithë. Por ju kërkoj të më mirëkuptoni edhe ju. Nuk kisha fuqinë e sigurisë se kur flet dëgjohesh dhe gjërat ndryshojnë.
Kam folur e stërfolur këto vite për këto probleme,për mungesën e transparencës, për vendimet e padiskutuara, për mbledhjet mediokre të grupit parlamentar, për zhbjerrjen e ideologjisë dhe për frymën përcarëse në PD. Sikurse s’kam lënë përpjekje pa bërë dhe influencë pa ushtruar që PD të hynte në zgjedhje. I kam akoma në sy kokat e ulura e heqjet e vështrimit në mbledhje grupi dhe kam akoma në vesh tingujt e kujt më akuzonte hapur apo tinëz në hauret e harbutëve politikë e mediatikë se kush flet për problemet e PD-së bën axhendën e Edi Ramës.
Fatkeqësisht koha më dha të drejtë. Dhe jo vetëm mua. Por kjo nuk më bën të ndjehem më mirë.
I jam bashkuar PD-se si një parti që e krijuan njerëzit , jo iluzionet, nevoja për liri për të folur dhe jo frika për të menduar.
Por më ndjeni, kjo rryma vetëshkatërruese, që ka mbërthyer PD këto vite, nuk ka asnjë lidhje me idenë time se si duhet të jetë forca politike të cilës I përkas.
3 janë momentet që vlerësojnë demokracinë e brendshme në një parti:
-zgjedhja e kryetarit
-zgjedhja e listës elektorale
-vendimarrja nëpër forume
Në të treja ne kemi një deficit të qartë demokracie dhe degradim të standarteve që mbajnë bashkë një parti apo një grup cfarëdo qoftë ai.
Kryetari zgjidhet pa garë. Kandidatët zgjidhen pa u konsultuar, forumet janë injoruar në mënyrën më të shëmtuar.
Dhe nuk është rastësore që paaftësia e kryetarit të partisë për të menduar u kthye në tiparin dallues të PD-së së këtyre viteve. Tërësisht e mbyllur për të reflektuar, dëgjuar,debatuar, ndryshuar. Një forcë politike në të cilën përligja e humbjeve ishte mbi cdo gjë dhe ku nuk ndryshohej asgjë. Nuk mund të jëtë normale që të shkojmë nga “fitorja në fitore” duke quajtur fitore humbjen apo duke u krenuar për humbjen si heroizem përballe krimit! Kjo parti është përballur me Byronë Politike apo me një qeveri që vrau ne mes te Tiranës Azem Hajdarin dhe u rikthye në pushtet pasi u përball jo vetëm me kundërshtarin, por edhe me vetveten!
Ndaj nuk jemi ne prishaqejfës sot pse nuk isha në listat e Bashës. Do ta pranoja këtë gjykim nëse do të kisha folur pas listave të tij. Por jo. S’kemi pritur fundin për të thënë më në fund atë që mendojmë. Kemi folur për të shmangur këtë gjendje ku jemi sot. Humbës dhe të përçarë.
Nuk pat kjo fushatë gjëkundi një përpjekje reale për të dalë nga qorrsokaku pa dritë ku ndodhet sot PD-ja. Por cka është sot, është rrjedhojë e zbrazëtisë të mbushur me inat e mediokritet në oborrin e Pd-së, të konfiktit të pacipë mes vetes dhe me gjithë botën,të ngulmimit për ta gjetur vegjen e fajita gjthmonë jashtë oborrit tonë. E sikur këto të mos mjaftonin, na u dashka që cdo humbje ta shpallim akt triumfi!
Dua megjithë shpirt ta kem gabim, por zgjedhjet e sotme të Pd-së më ngjajnë me një përshpirtje në errësirë.
Janë një përpjekje e dëshpëruar për t’I ikur përgjegjësisë. Dhe PD-ja e 22 korrikut nuk do ndezë dot asnjë dritë shprese tek demokratët që nuk e votuan në 25 qershor. Dhe nuk pres asfare të ndezë ndonjë dritë shpresë tek ata që nuk duan të votojnë për askënd.
Ndaj kjo nuk është betejë personale, për të zëvendësuar Bashën me një emër tjetër.
Është nevojë për të braktisur qasjen që na dëmtoi të gjithëve. Dëmtoi demokratët dhe dëmtoi shqiptarët. Është domsodoshmëri për t’I ikur fitoreve imagjinare të ideologjive imagjinare me republika imagjinare që në fund sjellin ndëshkim të paimagjinueshëm.
Do te doja shume te isha gabim. Do doja shume qe koha te me provonte mua “te paaftë për të kuptuar”, se ne fund të fundit kjo s’do t’I bënte PD-së dëmin që I bëri “I paafti për të menduar”. Por kam frikë se nuk jam gabim. Nuk jam gabim kur them atë që mendoni secili prej jush: këto vite vetmja strategji fituese në PD ishte investimi tek vetshkatërrimi dhe përcarja.
Do të doja të isha gabim kur mendoj se PD-ja do dalë më e dobët jo më e fortë nga zgjedhjet e 22 korrikut.
Do doja të isha gabim kur mendoj se nësë do të bërtasim fitore sa herë do të kemi fitore si këto të Lulit, nëse do vazhdohet me armiq klase, e urrejtje te pamenaxhueshme brenda llojit, nuk ka cadër që do ta shpëtojë PD nga rrebeshet e ardhshme elektorale.
Që të jem e sinqertë me veten dhe me ju, nuk konformohem dot sot, as me ata që më dhanë të drejtë me vonesë. Te cilët nuk ka më asnjë rëndësi që heshtën kur s’duhej, po ka shumë më tepër rëndësi se prej këtij zgjimi të vonë, nuk mundëm të ndalim shfaqjen më të shëmtuar e të shtirë te demokracisë në Partinë Demokratike, 22 Korrikun.
Unë nuk do të votoj nesër. Nuk marr dot vendim për asnjë prej jush, por do t’ju kujtoja me përunjësi të mendoni nëse Shqipëria është me e mirë me PD e vërtetë, apo me përshpirtjet e nesërme për të. Më dhemb kjo që po ju them. Por,kjo është hera e parë kur me plot gojën them: vota nesër nuk ka asnjë vlerë!
Të më ndjejë z. Selami, për të cilin kam respekt, por vota nesër nuk e bën PD-në më të mirë, më të fortë, më të bashkuar.
Dhe një forcë politike që nuk kontribuon dot për bashkimin brenda vetes e ka të pamundur të kontribuojë nesër për një Shqipëri ku jetohet.
Për të kuptuar këtë nuk duhet të jesh i zgjuar. Mjafton ta duash Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. Pse nuk ka besim tek PD e sotme, Shqipëtarët kanë më pak shpresë se Shqipëria do të ndryshojë.
Për te ndryshuar Shqipërinë, demokratët duhet të ndryshojnë më parë PD-në.
Vetëm Shqipërinë nuk kanë patur ndonjëherë ndërmend ta ndryshojë (për mirë) PDja
Per te ndryshuar Shqiperine,shqiptaret duhet
ta nxjerin te pa ligjshme pd,fort e nderuar zonje.
Znj. Bregu, cila eshte qeveria qe vrau ne mes te Tiranes Azem Hajdarin? Je hipokrite apo te ka zene tartakuti edhe ty?
Edhe thua qe Basha eshte i paafte per te menduar edhe gjithe barren e kesaj katrahure ja dedikon atij!?
Jo moj zogez kete katrahure te PD-s e ideoi dhe e finalizoj vetem nje njeri, qe ti e di shume mire si e ka emrin, por qe ty dhe gjithe te tjeret qe aderojne ne PD ju ka bere me hije sa qe nuk guxoni edhe sot e kesaj dite qe nuk ka pushtet t’ja permendni emrin! I vetmi njeri qe ka merite per humjen katastrofike te PD-s e ka emrin Sali!
Ta dish mire ti dhe kushdo tjeter Fitorja e maxhorances me kete numer deputetesh nuk eshte thjesht merite e PS-s, por ajo eshte nje vote hakmarrese e ketij populli ndaj nje individi qe fatekeqesisht ishte ne krye te partise me te madhe opozitare, i cili,per 4 vite rresht pas gjithe atyre bemave e gjemave kur ishte ne pushtet, kerkonte ta mbante peng kete vend me tension politike! Eshte i vetmi person diabolik qe per te realizuar qellimet e veta te mbrapshta , nen petkun e nje demokracie parlamentare si edhe ne bashkepunium me ortakun e vete Like ne tere keto zullume, nuk lejuan punen normale te nje parlamenti te nje vendi demokratike europian! Ne cilin vend te botes mileti do te duronte e do te pranonte si normalitet te punes se kuvendit kur nje deputet zapton foltoren e kuvendit dhe me ore te tera i can trapin miletit, duke u hequr si virgjereshe kur nuk ka len hu pa thyer!? Lereni Lulen e ngrate se e keni bere si tabele qitje! Ju kerkoni qe ti flisni pragut qe te degjoj dera! Nje fjale tjeter e urte e cila ka brenda gjithe filozofine popullore thote: Derri do plumb e jo pambuk!
Asgje te perbashket nuk ka PD e sotme nga ajo qe ke enderruar gjate ketyre viteve, asgje nuk te bashkon me ato gra “meshkuj”qe perfaqesojne kete PD. Vetem nje keshille kam : Ndrysho mendim per Berishen. Ai eshte shkateruesi i PD dhe armku me i madh i shqiptareve, (pas Ilir Metes).
Po kjo Majlinda kaq e pezmatuar a e ka kuptuar ndonjëherë ideologjinë dhe programin e partisë së saj që e dashka kaq me shpirt? Pse nuk na e ka parashtruar ndonjëherë mënyrën si e koncepton ajo programin dhe ideologjinë e PD-së sot të bjerrun. Me sa kam kuptuar unë kjo farë partie u krijua si nevojë e një sistemi shoqëror multipartiak dhe në fillimet e saj kishte eufori dhe bujë thjesht se i binte ndesh ish PPSH dhe sistemit socialist. Të mos i harrojmë thirrjet e përherëshme ‘poshtë komunizmi’, ‘poshtë diktatura’, ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’, ‘Liri – demokraci’ e shumë sllogane të kësaj natyre propagandistike dhe demagogjike. Frymën kësaj partie ia dha një njeri me tipare diktatoriale, demagog i mbaruar me një karizëm dhe oratori delirante që e përdorte mjeshtërisht për t’i bërë lavazh trurit të njerëzve. Unë nuk kam parë kurrë që ky delirant të shpaloste ndonjë ideologji dhe program të partisë që udhëhiqte. Me metodat e tij diabolike ky e shndërroi këtë parti në një ndërmarrje private ku adheronin sejmenët e tij kryesisht nga trevat e veriut. Si e tillë PD-ja i shërbeu këtij tinzari dhe rrufjani për të nxjerrë fitime të majme për vete dhe sidomos për familjen e vet biologjike. Me një zgjuarsi për t’u admiruar ai futi në dorë të gjitha pushtetet duke vendosur në poste drejtuese njerëz të besuar ose njerëz të kompromentuar në afera të pista. Tashmë ai kishte konsoliduar një pushtet absolut dhe kontrollonte gjithshka në atë shkallë sa edhe fitorja plebishitare e Ramës në 2013 nuk mundi ta zmontojë këtë mënxyrë shtetërore, dhe kjo falë dallavereve politike që Sali Berisha kishte bërë prej kohësh me ortakun e tij po aq famëkeq, Ilir Meta.
Sot ju demokratët gjendeni në pikë të hallit, me një gjoja parti që ende s’e di se çfarë filosofije, ideologjije dhe programi aplikon, një parti që ka degjeneruar në një shoqatë sejmenësh dhe lumpeni ku lideri mitik bën si t’i dojë qejfi i qetë se nuk guxon kush ta prekë dhe me një pasuri marramendëse të mbrojtur fort falë sistemit të instaluar prej tij dhe që ai e kontrollon në çdo kohë e çdo rrethanë. Ju demokratët nuk doni ta kuptoni këtë ose bëni sikur nuk e kuptoni sepse në thelb, e vetmja ideologji me vlerë për ju është imoraliteti, hajdutëria dhe teoria e ‘tokës së xanun’ . Disfatat e juaja të njëpasnjëshme janë pasojë e kësaj katrahure përgjegjësi i vetëm i së cilës është Sali Berisha.
Zonja Bregu thoni shume te verteta ne analizen qe beni per Partine Demokratike por fatkeqesisht nuk thoni ate kryesoren.. Kush e berri peshqesh ne PD Lulzim Bashen. ? Cuditem si nuk del asnje Demokrat te kritikoje babane e gabimit. Ju te gjithe e dini se gabimi e ka emrin Berisha dhe pa u kritikuar Ai (pra Berisha), dhe nepermjet tij produkti Basha, Partia Demokratike nuk rigjenerohet. Berisha qendron si skuth ne Parti dhe nuk largohet si shume ish demokrate te gjenerates se vjeter. Ju kete e dini por e anash kaloni; prandaj GEZOJENI Bashen Kryetar dhe Partine e tij. Per fat te keq Shqipetaret nuk kane kurajo civile dhe hymnizojne Kryetaret..Kete gabim e kane bere Demokratet dhe po e bejne edhe Socialistet me KULTIN e EDI RAMES. Eshte nje semundje Shqiptare qe vjen nga mungesa e personalitetit inndividual;mungesa e pamvaresise ekonomike; dhe mungesa kulturor-qytetar e bashkesise sone…
PD-JA PASI VRAU sHQIPERINE,TANI8 VETVRAU VETEN!
Pd-JA ESHTE NJE kerme E QELBUR QE DO GROPOSUR MENJEHERE DHE NE VEND TE SAJ TE KRIJOHET NJE PARTI TJETER ME EMER DHE IDEALE TE TJERA!
E DJATHTA SHQIPTARE KURRE NUK DO TE RINGJALLET NE SE NUK DO VERE ME SHPATULLA PER MURI KRIMINELIN SALI BERISHA,NE SE NUK DO VLERESOJE SAKTE LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE DHE ROLIN E PKSH DHE ENVER HOXHES NE ATE LUFTE!
E DJATHTA SHQIPTARE KURRE NUK DO NGREJE KOKEN NE SE NUK PRANON TE GJITHA TE MIRAT QE I DHA socializmi POPULLIT SHQIPTAR,SE DERI ME SOT VETEM KA VJELLE VRER ANTISHQIPTAR!
ANTIKOMUNIZMI I pd-SE DERI ME SOT KA REZULTUAR antikombetar!
Dhe PD nuk ndrfyshon pa iu larguar berishes dhe berishizmit. Me vjen keq Majlinda. Ta respektoj mendimin,por nuk po dilni (te gjithe ju) te thelbi,te shkaku i vertete qe e ka cuar PD ne kete derenxhe. Nuk guzoni te thoni nje fjale per Baba Salliun qe e beri tetille partine tuaj. Kaq e thjesht eshte.
I ke thene te gjitha te zezat…z.Bregu……Por ke harruar kryesoren dhe ben sikur nuk kupton shkakun….Te gjitha keto karakteristika te zeza te PD …e kane burimin tek kryekrimineli,banditi anarkofashist ,promitivi zjarrevenes i Shqiperise Berisha…Te gjitha te tjerat jane fjale….fjale…..fjale….Dhe kulmin e arrin kur deklaron se qeveria e Nanos vrau banditin Hajdari ,i vrare ne luften midis bandave..Dhe kush Nano ,qe kur degjon nje krisme perfundon ne Arktik….Te gjithe ju z.Bregu duhet te kuptoni njehere e mire se PD..ja juaj ska patur as dite te mira as te keqija…PD ..ja juaj eshte nje bashkim heterogjen anarko primitiv qe i ka mbetur ora ne bishtat e fundit te mesjetes dhe tradhetareve …Partia juaj nuk ka asnje gje te perafert me nje te djathte moderne …..Ka vetem nje mundesi ,rigjallerimi me fryme moderne te nje partie te djathte ,,mund ta ruaje emrin ,por gjeja me e zgjuar do te ishte te ndryshonte edhe emrin,si dhe ajo qe eshte themelore ,te dilte me nje ideologji e program modern ,duke flakur poshte e denoncuar berishizmin ,si levizje shkaterruese dhe antishqiptare…Ndryshe me Berishen dhe sharlatanin hajdut Bashen PD do te perfundoje ne nje grusht njerezish pa asnje force ne shoqerine shqiptare…
SHUSHICA ME KETE KOMENT SIKURVMI KE MARRE FJALE NGA GOJA. 100000% DAKORT ME JU. FALEMNDERITBPER KOMENTIN REALIST.
Veç merites në pêrmbysjen e rregjimit të vjetër,të gjitha veprimet dhe mos veprimet e PD-së, i kanë sjellë vetëm fatkeqësi vendit.
Më mirë , pa këtë PD!!
Natyra s’lë boshllëk!
Do të sjellë një PD të vêrtetë, me PD-ista të vërtetë.!
NDËSHKIMI I SAJË ,ËSHTË SHËNDET PËR SHOQËRINË!
PËR ZHELESH JASHTË, PARTI E PERSON ,QË KA DËMTUAR VENDIN DHE I KA SHËRBYER VETËM VETES!✌️✌️✌️✌️✌️✌️✌️✌️✌️✌️
E Trashe ne pafundesi, hileqare, e pa sinqerte, ti dhe shoqet dhe shoket e tu. Mereni me Llullin; me nje kufome te PD dhe nuk u a mban te merenei me vampirin e PD. Sa te keni Vampirin ne PD, Edi Rama eshte kryeminister. Kete se kuptoni dot, se nuk keni tru.
ik moj shkerdhate e ndyre…perse nuk thua asnje fjale per kriminelin sali berisha. nuk nma merr mendja qe nuk e di…por nuk ka shqiptar qe nuk e di perse idioti lulezim basha u katapultua pa as edhe nje merite as edhe nje per be, ne krye te parise tuaj te mbushur me injorante grabitqare e kriminele, nuk ka pra, asnje shqiptar qe nuk e di qe idiotin ne fjale e perpunoi vajza e korruptuar e kriminelit sali berisha dhe krimineli e mori dhe e vuri aty ky donte te vidhte…ne rrugen e durres kukes, pastaj aty ku donte te vriste ne ministrine e brendeshme (21 janari), pastaj aty ku donte te mbulonte gjurmet dhe te kishte nje mburoje te sigute per vete dhe per familjen e tij te zhytur ne krim. kjo eshte historia qe ju shkerdhatat e pd nik e permendi fare por rrihni uje ne havan, dhe kujtoni se keni ndonje autoritet ne popull… shqiptaret kane alergji nga ju nga pd dhe po argetohen duke shikuar veteshkaterrimin e kesaj partie qensh.
Te kam respektuar per djet qe ke dhe si nje grua qe kjo parti qe ben pjese megjithse e kishte shume te nevojshme ta kishte deputete ne parlamentetin e ardheshen nuk e kandidoje fare ,per te kandiduar te tjere qe jane poshte nivelit formimit te saj.Une nuk ja pjese as e nje force politike ,e ndjek ate nga ekrani televizorit,jo per hobi por duke shpresuar sa here behen zgjedhjet te fitoje pushtetin nje force politike qe do te punoje per kekete vend per tju bashkuar europes.Une nuk jam dakort me argumentin e Majlindes qe i qan hallin demokrateve te deemotivuar dhe qe enden e sdi ku te shkojne ,ku ishin keto demokrate qe e lane kryetarin e tyre te beje cte doje ,te mos kete lista te besueshme te antareve te partise , te mos mbledhe kryesine ,te mos marri pjese per hartimin e ligjeve sic ishte ai per ndarjen administrative dhe kur ky ligj u hartua nga e majta ,pa pjesmarjen e tyre filluan ta flasin se nuk eshte ligji i mire etj deri sa humben zgjedhjet e pushtetit vendor.Duke mos marre pjese ne berjen e ligjeve dhe me pas te mos i pranosh ato eshte njelloj si kur te mos jesh fare atje qe je zgjedhur per te bere ligjet qe i sherbejne popullit dhe jo vetem antarve te partise qe perfaqson. Se fundi te pyes Majlilda si do te ndryshoje kjo force politike qe i ka humbur busulla dhe sdi se po ben ,nuk e di ishit sot ne mbledhjen qe organizonte Besnik Mustafaje dhe a ju dhane pergjigje ketyre pyetjeve.