Ridvan Bode: Basha të japë llogari për largimin e atyre që dhanë kontribut në PD

21 Korrik 2017, 20:14Politika TEMA

Deputeti demokrat Ridvan Bode mori pjesë në mbledhjen e kritikëve të Bashës në Akademinë e Arteve, ku bëri thirrje për reflektim të humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit të Partisë Demokratike.

“Ka rreth 4 javë që ne një grup drejtuesish në PD, njerëz me kontribute, që mblidhemi për një perspektivë të re të partisë, e cila ndodhet në momentin më të rrezikshëm të saj. PD dhe e djathta u përballën me humbjen më të thellë që ka ndodhur ndonjëherë.

Kjo meriton një përgjigje. Se nuk është një humbje që vjen nga pushteti, por ndrydhje që vjen nga opozita. Ne humbëm 12-13 mandate që i kishim në vitin 2013. Humbëm rëndë atëherë dhe morëm përgjegjësitë, por thellimi i humbjes përbënte alarm që kërkon reflektim. Humbja na bëri t’i kërkojmë kryetarit aktual që të hapte debat. Duhet të jepte llogari për largimin e atyre që dhanë kontribut”, pohoi ai.

Ai ndër të tjera ironizoi anëtarët e PD që do të votojnë nesër për kryetarin e ri, ndërsa theksoi se në 25 qershor opozita nuk siguronte dot as 13 mijë komisionerë.

Si ka mundësi që ne shteruam në zgjedhje? Ne humbën 230 mijë vota që ne i kishim në 2013-ën. Përballë mungesës së ofertës së diskutimit, oferta e parasë e kishte të lehtë të triumfonte. Nesër na u tha se do jenë 103 mijë anëtarë të PD që do votojnë në këtë garë.

Po si ka mundësi që në mesin e këtyre anëtarëve nuk gjetëm dot 13 mijë komisoner, por ia besuam votën kundërshtarëve. Jemi shndërruar në një parti të kryetarit. 103 mijë anëtarë janë të papërballueshëm dhe nuk mund të na i blejë kundërshtari dhe të na i përzërë nga fushata. Janë 103 mijë emra defterësh. Si ka mundësi që ne na u zhytkan në mënyrë masive votat?!”, tha Bode.

5 komente në “Ridvan Bode: Basha të japë llogari për largimin e atyre që dhanë kontribut në PD”

  1. alphade says:

    Ky eshte per ne burgun 313 dhe per habine e te gjithe shqiptareve me
    dy gisht balle ,ky kerkon te jete deputet ! Nje hajn i regjur , qe nga nje
    njeri i ardhur ne Tirane pa plang e pa shtepi eshte nje nder pasaniket
    me te medhenj te Shqiperise dhe jo vetem ky por e gjithe fare e fisi i
    tij ! Nje Hajdut me permasa nderkombetare ….. Koha do ta thote fjalen
    e saj ! Vetem nje Vetting i thelle do i nxjerre lakrat ne shesh …….!!!

  2. TRAPI says:

    O GOMERE DEPUTET JU KA HEQUR SALIU…….

  3. pronari says:

    E h mor katundar hajdut. Ti dhe epileptiku Luli duhet te jepni llogari per gjithcka qe keni vjedhur keto vite dhe vetem burgu eshte ilaci juaj.

  4. Niku says:

    Agai i Rakickes, komunist 21 karat na tregon se si duhet te behet e djathta.
    O kohe o moral!
    Si do te fitoje e djathta pa u distancuar nga korrupsioni galopant gjate qeverisjes 8 vjecare te Berishes, ku ky malukat ishte qesedari i qeverise me te korruptuar ne gjithe historine e tranzicionit.

  5. legenat says:

    Basha do jape llogari kur ti te japesh llogari per vilat dhe pasurit qe ke.
    Llogaritarit te kooperatives i hoqen karriket dhe po ulurin sikur ja kishte lene i jati varfanjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje