ANALIZA post 25 qershor: Beteja për Tiranën, fitorja fatlume e PS-së për mandatin e 18-të

21 Korrik 2017, 17:08Politika TEMA

Partia Socialiste arriti të marrë 18 mandate në Tiranë, rezultati më i mirë nga sa pati shpresuar, por mandati i 18 i erdhi për shkak se rregulli i pragut elektoral dënoi Shpëtim Idrizin e PDIU-së.

Nga Gjergj Erebara

Banorët e Qarkut Tiranë hodhën rreth 33 mijë vota më pak në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 në krahasim me vitin 2013 ndërkohë që popullsia votuese është rritur me 64 mijë vetë, duke e lënë pjesëmarrjen në masën 50 për qind, më e ulëta e regjistruar në të gjitha zgjedhjet e së shkuarës. Partia Socialiste arriti të marrë vetëm 1680 vota më shumë se sa katër vjet më parë ose 200 mijë vota, por kjo i mjaftoi që të merrte 18 mandate deputetësh nga 16 që pati marrë katër vjet më parë. Lëvizja Socialiste për Integrim qe partia që shënoi rritjen më të madhe në krahasim me vitin 2013. LSI arriti të marrë gati 56 mijë vota, 20 mijë më shumë se katër vjet më parë ndërsa numri i deputetëve të saj nga Tirana u rrit nga 3 në 5. Rritje të fortë në numër votash shënoi edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila mori 12 mijë vota, vota këto mëse të mjaftueshme për të marrë një deputet, por të pamjaftueshme për të arritur pragun 3 për qind, të nevojshëm për të hyrë në llogaritjen e ndarjes së mandateve. Kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi, i iku mandatit të tij për vetëm 37 vota të munguara ndërsa Partia Socialiste e fitoi mandatin e 18 me vetëm 11 mijë vota. Në thelb, mandati i humbur nga Idrizi u mor nga PS.

Beteja për mandatin e Idrizit vijoi deri më 13 korrik, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi disa dhjetëra kuti me vota pas kërkesave të PDIU dhe PS, të cilat pretendonin se në këto kuti gjendej ndryshim i destinacionit të votës nga një parti në një tjetër. Në fund, PDIU rezultoi se në disa kuti kishte marrë më shumë vota nga sa i qenë numëruar dhe në disa kuti të tjera më pak vota me rezultatin final të pandryshuar.

Partia Demokratike është humbësja e madhe e zgjedhjeve. Si subjekt më vete, PD mori vetëm 128 mijë vota në Qarkun Tiranë, 23 mijë më pak se sa pati marrë më 2013. Për rrjedhojë, PD ra në vetëm 11 mandate deputetësh. PD pati marrë 11 mandate si subjekt më vete më 2013, por aleatët e saj të kohës, Partia Republikane dhe PDIU patën marrë nga një mandat secila.

Partia Socialiste duket se mori më pak vota në qytetin Tiranë ndërsa pati rezultat më të mirë në zonat përreth. Partia Demokratike duket se humbi në të gjithë qarkun, por numri më i madh i votave i mungon në qytetin Tiranë ku humbi 21 mijë nga 23 mijë votat e humbura në qark.

Të tetëmbëdhjetë deputetët e zgjedhur nga Partia Socialiste janë:

Për Partinë Demokratike, deputetët e Tiranës janë:

Nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim, deputetët janë:

1 komente në “ANALIZA post 25 qershor: Beteja për Tiranën, fitorja fatlume e PS-së për mandatin e 18-të”

  1. Bekimi says:

    Shiko cilësitë e socialistëve dhe e kupton menjëherë se pse ka fituar bindshëm.
    Asnjë forcë tjetër politike nuk ka pse të jetë. Ndryshe ato përbëjnë plangprishjen e shtetndërtimit, ashtu siç edhe kishin për synim qysh më 1946. Ndryshimi është se kësaj here u lejuan ta shkatërrojnë shtetin për 26 vjet. Kaq qe e mjaftueshme për t’u thënë “Përfundimisht, koha juaj ka mbaruar me turp e faqe të zezë”.
    Të pengosh punëtorët, atdhetarët, të diturit e të mirët në çdo anë, , është baraz me punën e armikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje