Saimir Tahiri ministër i Brendshëm në shtator? Marrin fund dilemat. Ja lajmi i rëndësishëm që përcjell...

21 Korrik 2017, 15:13Politika TEMA

Kryetari i PS-së së Tiranës Saimir Tahiri zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e FRESSH, në kampingun e Jalës duke u dhënë përgjigje disa pyetjeve me interes për qeverisjen e ardhshme, reformën në drejtësi, administratë, angazhimit të të rinjve në politikë, por edhe nëse ai do jetë sërish ministër i Brendshëm në kabinetin ‘Rama 2’.

I pyetur për zbatimin e reformës në drejtësi, kryesocialisti i Tiranës nënvizoi se megjithëse pritet të jetë një proces i vështirë, do të zbatohet.

Reforma në drejtësi ka filluar dhe është një proces që zor se ka kthim pas. Por unë nuk besoj se reforma në drejtësi, do të fusë drejtësinë në mendjen e njerëzve. Kështu që duhet pak luftë nga të gjithë dhe kjo kërkon kohë. Nuk është aq e lehtë”, deklaroi Tahiri.

“Sot administrata është një depozitë e madhe njerëzish, që jo rrallë nuk e meritojnë dhe prandaj ndodh që shërbimi është i ngadaltë, është me korrupsion. Por kush është jurist këtu e kupton që kjo ndodh jo vetëm pse njeriu është gabim aty, por se ndoshta ka nevojë që të shikohet edhe ligji, deri në pikën ku të ndjekësh rrugën ligjore është më e kollajtë, më e lehtë, sesa të ndjekësh rrugën joligjore, pra të japësh ca lekë dhe ta marrësh shërbimin. Kur të vijë dita që rruga ligjore të jetë më e thjeshtë se rruga joligjore, ne kemi reformuar sistemin deri në pikën që praktikisht të ofrosh lekë apo të kesh punonjës që marrë lekë, është e panevojshme. Dhe ajo ditë, unë them vjen, duke reformuar gjithë sistemin”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të ishte përsëri ministër i Brendshëm në kabinetin e ardhshëm, Tahiri, që për herë të parë flet publikisht për këtë çështje, e ka mohuar. Por ai ka theksuar se standardet e vendosura tashmë në Policinë e Shtetit vetëm do të shtyhen para.

“Jo, unë nuk do jem ministër i Brendshëm dhe besoj që çdo punë e ka një fillim dhe një fund. Nuk ka rëndësi sa kohë je në një punë, ka rëndësi çfarë bën gjatë kohës që je. Unë them që u përpoqa të bëj më të mirën time. Besoj që cilido është pasardhësi, do e ketë të vështirë të zhbëjë gjithë atë që u rregullua”, tha ish-ministri.

Duke vlerësuar kontributin e të rinjve socialistë në garat elektorale, ai tha se në zgjedhjet e ardhshme anëtarë të kësaj organizate të jenë të zgjedhur në këshillat bashkiakë dhe në grupin e deputetëve.

10 komente në “Saimir Tahiri ministër i Brendshëm në shtator? Marrin fund dilemat. Ja lajmi i rëndësishëm që përcjell…”

  1. Aron says:

    Sa punë ka bërë ky ministër!!!!! Edhe sikur misioni i pasardhësit të jetë zhbërja e asaj që ka bërë ky gjysëm pordhac, (po të përdornim si masë vlerësimi atë që përdori Shvejku për karakterizimin e nëntoger Dubit) do ta ketë të vështirë ta zhbëjë veprën gjigande të kësaj bajge mburravece.

    1. apapapa says:

      Tahipi vertete ka bere me te miren, sidomos ne fushen e mbjelljes dhe korrjes te nje bime me shume vecori per shendetin dhe biznesin. O Rama o legen, me Tahirin dhe Beqajn do vazhdosh akoma???

  2. luli says:

    Akoma ka surrat e flet ky palaço.

  3. spartaku says:

    Saimir Tahiri,eshte ministri me i sukseshem,sa ishte ne krye te ministrise brendesheme.Ai eshte jo i mire per Berishen,Bashen,kompania e qeneve,çakenjeve e ujqerve te terbuar te pd-ke.Por edhe kjo e ka nje ane pozitive,se, kur te shan kundershtari punen,do te thote se ke punuar mire.Urime dhe suksese zoti Tahiri.Qent le te lehin ne punen e tyre.

    1. lloqelloqe says:

      me ca e mat suksesin ti spartaku? shumfishim i siperfaqes se mbjellur me droge, shumfishim i sasise se tregtuar brenda e jashte vendit. Shumfishim i parase ilegale qe ri-investohet per blerje tokash, biznese, te drejtash, e kompromentim funksionaresh. Mafia ne steroide me motorr turbo gjate 3 vjeteve te fundit. Ca qu ti suskses? faktin qe miliona euro ilegale-mafioze futen ne vendin tend dhe blejne cdo gje te ndertuar me djerse ose tjeterojne fatin e perpjekjes se ndershme?
      Qetesohu e shiko faktet e mos u kenaq me teori e me deklarata politike. mos i beso askujt por nese di anglisht lexo raportet nderkombetare per situaten e droges ne 3 vjetet e fundit. thjesht shiko analiza jasht partive dhe gjyko kush ishte ne krye – pastaj shpernda kurora suksesi.

  4. Ding says:

    Eshte e vertet ate qe e keni bere ju dhe rama me droge krejt shqiperin smund ta bej kush e vertet kjo Ti qifsha krejt robt i keni mbush gjepat me lek e kush e rruan per ate popull qe femijet e tyre vdesin ose kalben per burgje e ato familjje qe vuajn per tere jeten . Kriminela

  5. Zefi says:

    Per “Ding”: Zoti “Ding”,shkruhet xhepa ne shqip dhe jo gjepa.Je malok ne çdo xhë (gje)…
    Tema,ju lutet postojeni.Flm.

    1. tjetri says:

      qifsh vetem myth or “Zef” paske mesuar mire Shqip

  6. Kruma says:

    Cfare mentaliteti?! Vete e kane tepsine, vete e kane kusine, ky thote pasardhesi mund te doje ta zhbeje punen e mire qe ka bere ky po do e kete te veshtire, nderkohe ky do jete minister me ndonje ministri tjeter duke bere prape qe te vije ai tjetri ta zhbeje! Hajde koce hajde! Kuj do ia lika ministrin e administrates, ketij militantit te mutit

  7. Salikoqia says:

    O Ding,ju malokeria,skeni per tu ber njerez,hale e poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje