Tepsia e Ramës, aludimi i Mustafajt dhe pyetja e mikut Arban!

21 Korrik 2017, 09:11Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Arbani është miku im i ngushtë. Djalë i edukuar me mundime nga një familje e varfër dhe e ndershme, sot, pa dyshim, për mendjen time është një nga njerëzit më të kualifikuar në profesionin e tij. Pasi mbaroi shkëlqyeshëm këtu, fitoi një bursë dhe në Stamboll, ku studioi.

Atje fitoi prapë një konkurs ndërkombëtar, ku merrnin pjesë nga e gjithë bota dhe duheshin zënë dy vendet e para në një mijë konkurrentë. Shkoi në Austin në Amerikë, në një nga universitetet (ndoshta më i miri në botë) për fizikën teorike. Atje mbaroi paralelisht fizikën kuantike dhe po ashtu edhe matematikën.

Pra, përfundoi shkëlqyeshëm në dy degë njëherësh, në një nga ato specialitete që ata që i njohin e dinë mirë vështirësinë e punës. Vetë besoj se punon 14-15 orë në ditë në universitet këtu, ku jep mësim dhe angazhohet dhe në punë të tjera kërkimore kur e kërkojnë nëpër Evropë.

Me pafajësinë dhe naivitetin e një shkencëtari, i cili nuk angazhohet në politikën aktive, më pyeti një ditë në formën më të çuditshme:

Shpëtim, meqë merresh aktivisht me këto punët e politikës, a mund të më thuash nëse ndonjë nga ministritë tona del me fitim?

Pyetja e tij më shokoi fillimisht. Përgjigjja, që do ta kishte në gojë jo vetëm një aktivist partie i pozitës apo opozitës, apo qoftë edhe një njeri i zakonshëm, mund të jepej në formë të drejtpërdrejtë dhe do të ishte kjo:

Nuk e di që ndonjë ministri të dalë me fitim, por mund të jetë e vërtetë e plotë që ministrat e tyre të dalin me fitim.

Pyetja e Arbanit në formë të një lloji tjetër, iu bë në fushatën e fundit popullit dhe ishte lajtmotivi i Ramës. Ai e shtroi atë në formën e njohur tanimë nga të gjithë nëpërmjet thënies “Të shkatërrojmë dhe të çojmë për skrap tepsinë e pushtetit”

Thelbi i thënies së Ramës, megjithëse jo në formë të drejtpërdrejtë, aprovon përgjigjen e mësipërme. Por si një kryetar i një partie si ajo e socialistëve, ai e orientoi përgjigjen për të thënë një të vërtetë të hidhur, që nuk i përkiste vetëm ministrave të partisë së tij, po më së shumti atyre që ishin në koalicion me të. Këto parti me ministrat dhe drejtorët përkatës të tyre, më shumë se ishin të interesuar për të nxjerrë ministritë përkatëse me fitim, nxirrnin veten apo partinë e tyre.

Ideja dhe platforma e Ramës rezultoi bindëse në fushatë dhe Partia Socialiste fitoi e vetme atë që kërkoi. Referuar Ramës dhe njëkohësisht ironizuar atë, fitoi e vetme “tepsinë e pushtetit”.

Nisur nga ky përfundim, pyetja e Arbanit merr një forcë reale dhe duhet të qëndrojë në qendër të debatit, së pari për vetë Ramën.

Rama, që e di mirë se tanimë në lojë nuk është vetëm, “tepsia e pushtetit”, por dhe barra që bie mbi të, ka filluar një fushatë menjëherë pas zgjedhjeve, të cilën e quan “marrëveshje apo koalicion me qytetarët”.

Mund të gjykohet në mënyra të ndryshme mbi sjelljen e tij, por unë vendosa të përzgjedh qëndrimin e Besnik Mustafajt, qëndrim të cilin e botova sot edhe te Konica.al që drejtoj.
Qëndrimi i tij është i drejtpërdrejtë. Ai e cilëson Ramën një kryeministër të rrezikshëm, i cili po loz me emocionin e njerëzve.

Besnik Mustafaj njihet jo vetëm si shkrimtar e gazetar, por dhe si ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë në kohën e PD-së. Kjo e dhënë e fundit nuk do të thotë asgjë. Besniku nuk hyn në radhën e militantëve qorra dhe është intelektual i klasit të parë, që mban thuajse gjithnjë qëndrime të moderuara.

Moshatar apo njeri i të njëjtit brez me mua, ai e ka jetuar periudhën e dikurshme ku rrohej me parullën “Ç’thotë partia, bën populli dhe ç’don populli, bën partia”.

Natyrisht që Besniku, ashtu si dhe ne të tjerët e asaj kohe, e dimë mirë rrezikun kur partia apo udhëheqësi i saj u drejtohet qytetarëve duke ndenjur “gju më gju” me ta. Në këtë sens, përgjigjja apo reagimi i tij i drejtpërdrejtë ndaj Ramës më duket shumë i logjikshëm.
Reagimi i tij ndërkaq, më çoi përsëri në një kujtim të verës së vitit ’90, kur dukej qartë se regjimi i vjetër po jepte shpirt. Në një xhiro bulevardi bashkë me të e ca shokë të tjerë, i ndjeri dhe i miri Teodor Keko, papritur, duke fërkuar duart tha:

“Tani që jemi të lirë do të shkruajmë dhe bëjmë punëra të mira”.

Me pesimizmin që më karakterizonte dhe që më pas më bëri t’ia mbathja refugjat, u përgjigja duke kopjuar një nga personazhet e legjendarit Balzak, që në një situatë të ngjashme tha:

Eh! Për të derdhur gjak duhet të kesh… Po në dejet tuaja rrjedh vetëm baltë!
Në thelb jemi përpara një situate që nuk ndryshoi për njëzet e shtatë vjet. Natyrisht, nuk ishte nevojë e madhe për të derdhur gjak, por për një gjë tjetër po, dhe bile shumë ama.
Shqipëria që e kaloi e fundit procesin që në përgjithësi e quajnë Rilindje evropiane, e kaloi atë jo vetëm e fundit, por i shërbeu vetëm si mjet për t’u çliruar nga pushtuesi, apo për të përgatitur pavarësinë e saj.

Një refleks i kësaj rilindjeje u pa vetëm në vitet ’30 të shekullit të kaluar, me mjeshtrat e mëdhenj si Branko Merxhani, Vangjel Koca, Mithtat Frashëri etj. Po ajo u ndërpre shpejt për shkak të luftës së dytë dhe pastaj për shkak të instalimit të sistemit komunist që njohim.

Pikërisht kjo mungesë e rilindjes duhej kuptuar pas ’90-s. Këtë nuk e pamë dot. Mund t’i referohemi plakut Balzak, që përmenda më sipër, po edhe një novele të mrekullueshmë të Kadaresë. Në të përshkruhet një proces faljeje që përshkroi Sulltani, i cili i ftoi në qendër të perandorisë të dënuarit e tij që dergjeshin me kohë nëpër burgje. Ata erdhën në sallën e ngrënies, të sakatuar e gjymtuar moralisht e shpirtërisht dhe rrufisnin atë pjatën e supës që kishin përpara…

Duke iu kthyer temës së artikullit…

Natyrisht, Besniku ndoshta ka të drejtë në formë dhe në përmbajtje. Rama ka të drejtë në thelb, po ashtu, sepse tha që duhet thyer tepsia e pushtetit të cilën zyrtarisht e theu. Po unë vetë kam qejf të bëj pyetjen e Arbanit dhe për këtë arsye nuk jam shumë me të dy. Pra as me Besnikun, dhe as me Ramën.

Me gjithë varfërinë e madhe, Shqipëria ka çuar shumë njerëz nëpër shkolla këto vite. E po ashtu, 90 për qind e popullsisë ka dalë jashtë dhe e di si qeveriset në Evropë. Nga kjo pikëpamje çështja duhet shtruar si e shtron Arbani. Pra, si të bëjmë që ministritë dhe jo ministrat të dalin me fitim.

E gjithë kjo do t’u kërkonte ministrave që të mobilizohen për të bërë projekte nëpërmjet forcave të kualifikuara që gjenden në universitete apo që vijnë nga jashtë. Kjo kërkon që p.sh. në ministritë të bëhen projekte reale për arsimin profesional. Në ministrinë e punës dhe atë të mbrojtjes, ky arsim profesional duhet të jetë qendra e vëmendjes.

Kjo kërkon akoma që kryetarët e bashkisë, tani pas Reformës territoriale, të luftojnë jo për të rregulluar vetëm qendrat e qytetit, por të sjellin me politika të afta prodhimet e fshatit në qytet.

Kjo kërkon futjen në lojë edhe të specialistëve të vjetër, që megjithëse kanë punuar në një sistem të dështuar me përkushtim, të dëgjohen me respekt në idetë e tyre.

Po nëse ministrat, pavarësisht se tani vetëm të një partie të ngelen vetëm në bërjen e politikës së kuadrit apo emërimin e mësuesve a doktorëve në çdo cep të vendit, ne shumë shpejt do të duhet t’i japim pjesërisht të drejtë Besnikut.

Pse pjesërisht, do të thoshte një njeri i opozitës?

Sepse edhe nëse e marr si të qenë presionin e pushtetit, asnjë nuk na ndalon që në faqet e shtypit tonë, apo atje ku flasim, të përplasemi në fushën e ideve që sjellin në fokus të paktën në sensin praktik atë pyetjen e mikut tim Arban.

Dhe këtë gjë nuk na e ndalon kush.

Nëse bëjmë mirë, kjo do të quhet realisht Rilindje. Ndryshe do të më duhet të përsërit edhe një herë konkluzionin pesimist që i referohet plakut legjendar Balzak.

Dhe për këtë arsye meritojmë të vuajmë dhe të kujtojmë atë pikturën madhështore të Françesko Gojës, ku gomari ia ka hipur të zotit duke i thënë:

Derisa për gjë i zoti nuk je, mbamë në kurriz se mirë e ke!(Konica.al)

Tepsia e Ramës, aludimi i Mustafajt dhe pyetja e mikut Arban!

13 komente në “Tepsia e Ramës, aludimi i Mustafajt dhe pyetja e mikut Arban!”

  1. Ilias H says:

    Nga 2009-2013 dhe ne keto zgjedhje pd kritikohet sepse ka qene larg bazes pra larg elektoratit deputet qe te gjithe e dime marin mandatin dhe nuk pjerdhin me per hallet e tij. Ky qe vete i takon i pyet qenka i rrezikshem . O Shpetim te semurit kur i shkon ne spital i duket sikur sherohet edhe kjo pune o shpetim kur vijne jane te keqij por kur nuk ja shikojme bojen per kater vjet ca te themi? Besnikut dhe Besnikeve i thuaj ta kalojne kohen neper kazino mos u merni me ate tegjatin ai e cfare bene

  2. Hani mut, qeras qeveria. says:

    Trap ti, trap edhe ai miku jot me 7 universitete. Del ministria me fitim thote. A thua se ministrite jane SHPK. Por me budallenj me duket se jemi ne qe lexojme keto pacavuret tuaja.

    1. edi (jo ai palla vesh gjate) says:

      Hani mut, qeras qeveria – plotesisht dokort me ju! As miku “shencetar i papare” e as Shpetimi i Nozos se kane fare, por fare ama, idene se per çfare flasin. Ministrite, pikerish sepse nuk mund te dalin me fitim jane sherbime publike!

  3. safo says:

    Kur duam te japim atribute per dike qe njohim eshte mire te jemi objektive. Sigurisht eshte shume pozitive qe Arbani mbaroi studimet per fizike kuantike ne Austin University. Meqe perdoren disa superlativa, Austin university eshte i 14 -ti ne Amerike per Atomic / Molecular / Optical, i nenti per Cosmology / Relativity / Gravity dhe i treti per plazma.
    Kurse per fizike kuantike nuk eshte ne renditjen e top-10 universiteteve.
    Sigurisht kjo hyrje nuk ja cenon vlerat e atyre shtron me poshte Nazarko.

  4. Dine says:

    Nje shkrim i sterzgjatur apo lemsh e li.

  5. shvejku says:

    Po cfare humbe ti,o Safo qe e hodhe poshte renditjen lavderuese te Shpetimit?
    Mire qe Arbeni paska bere puyetjen,por Shpetrimi nuk ben kunderpyetjen tjeter:
    -Po per Shqiperine cfare ka bere ky Arbeni kuantik?
    Pordhe te medhaja kemi ne shqiptaret,por kur vjen puna per ta prekur me dore nje gje rreshqasin si ngjala!
    Ketu del qe shqiptaret kudo ne bote qenkan shkencetare,dipllomate, kandidate per Nobel etj,por deri ketu amna,se bota nuk na njeh!

    1. safo says:

      Nje individ nuk mund te ndryshoje nje vend, por ndersa dikur kidhte vetem nje Rexhep Mejdan dhe disa kokra te tjera, tani eshte shtuar ndjeshem numri i te diplomuarve jashte dhe shqiperia duhet ti vere ne sherbim te progresit te saj. Nqs cdo njeri prej ketyre figurave do te udhehiqte dy a me shume doktoratura, atehere do rritej ndjeshem jo veten niveli shkollor , por edhe aplikimi ne industri . Kete gje nuk mund ta vesh re per nje pesevjecar.
      Nqs ne Usa dikush ndeshet me nje person qe ka nje diplome universitare, ky i fundit respektohet
      dhe nderohet. Kurse ketu tek ne, le qe nuk nderohen por madje shihen me perbuzje keta njerez kuantike

  6. Bardhi Tolabi says:

    Per ate qe ha mut,se qeras qeveria…
    Po te Jesh pa shkolle,apo dhe me keq akoma,PO rrish ne klub e merresh me te ngreba….,ke te drejte’ te quash budallallek pyetjen e asaj mendjes te ndritur prej dijeve.
    Ministrite kane fonde,kane tendera dhe paga.Po qe se I administron mire,nuk ja jep tenderin atij qe ka vleren me te larte e te marresh perqindjen,po qe se mban ne pune te after dhe jo parazite dhe ne vend te paguash nje,paguan dy,kursen fonde dhe kjo quhet dalje me fitim…
    Eshte mire te mos tregohesh budalla,se vecse ashtu sic ke emertimin,ate pune di te besh mire…

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      @Bardhi
      Nuk kam problem me ate qe hame ose hani se pastaj paguan qeveria, edhe mua pseudonimi me duket jo i qelluar, por per fat te keq ai ka te drejte. Koncepti i “fitimit” eshte dicka tjeter nga ai qe keni pershkruar juve. Ajo qe thoni juve, e shumta mund te quhet “kursim”. Ne kete kuptim “me fitim”, ose ” me humbje” mund te dalin vetem bizneset, ministrite, qe nuk jane bisnese, nuk mund te dalin “me fitim”. Tashti, neqoftese zotrote “kursimin” desheron ta quash “fitim” je i lire ta besh, po i bie qe ta kesh gabim.

  7. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ky Arbani eshte person real, apo cdo ngjashmeri me realitetin eshte rastesi qe i duhet ketij Nazarkos per t’i mbajtur iso-n Edvinit?

  8. izeti says:

    Te.ghithe.artikijt.e.shkruar.deri.sot.me.pelqejne.por.ky.i.fundit.ja.ke.keputur.kot.a.anslist.administrat.te.niveleve.te.ndryshme.jane.ne.shebim.te.njerzve.dhe.nuk.jane.ndermarje.shteterore.apo.private.

  9. Plato says:

    Shkrim I rendomte dhe mbyllet me “pikturen madheshtore te F Goya” nuk eshte piktur o injorant por grafike

  10. zi says:

    Ne, jemi te gatuar me gjak zoteri dhe e kemi dhene ate
    duke na vrare,mbytur, zhdukur, vetevrare.
    Ju dhe elita juaj mbase ini gatuar me balte, sepse skini dhen azggje,
    vec ini nginjur me gjakun e te tjereve.
    Tu vrase te pakten ndergjegja duke krijuar, pununuar e perpjekur per dicka te mire,
    jo duke u zhytur dhe me thelle ne balltakun qe krijuat vitesh dhe
    eshte i pershtatshem vetem per dera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje