Bamir Topi ironizon Berishën: Ja pra që u folka edhe me heshtje. Meta- Rama, priten duele si unë me Berishën

21 Korrik 2017, 09:05Politika TEMA

Ish-presidenti i Republikës dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Bamir Topi shpërthen ndaj situatës që po kalon Partia Demokratike, duke deklaruar se ajo gjendet në një fazë të degradimit të vazhdueshëm të saj.

I ftuar në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, kryetari i FRD tha se situatës që po kalon kjo parti i shkon për shtat të them se aktualisht PD është në lulzim të mjeruar.

Më tej Topi përdori një aksiomë të filozofit Frederik Engels, kur tha se ndryshimet sasiore në PD kanë sjellë ndryshime ciëlsore dhe se sipas tij, aktualisht në PD mbaruan figurat cilësore që kanë dhënë kontirbute, rrjedhimisht kjo parti është në një situatë mjerane.

Lidhur me grupin që ka inicuar lëvizjen për ringritjen e Partisë Demokratike, Topi tha se me përjashtim të Besnik Mustafajt, që mendimet e tij i ka bërë publikë që herët, të tjerët kanë doza hipokrizie, sepse nga njëra anë janë kundër kryetarit Basha, dhe nga ana tjetër nuk duan ta prishin me Berishën.

Kryetari de facto i Partisë Demokratike është ai që ka pushtetin e plotë dhe ky është Sali Berisha. Ka nga ata që besojnë në një ritkthim të Berishës në krye të PD. Jam i bindur që verdiktin e listës e ka dhënë Berisha”.

Topi risolli në kujtesë një nga akuzat më të rënda që i janë bërë gjatë koëhs që ishte president, kur një një debat të ashpër me Berishës, tha se presidenti fliste me heshtje.

Kur unë vetëm një herë fola me heshtje në PD më kritikuan. Ja pra që u folka edhe me heshtje siç po hesht tani zoti Berisha për atë që ndodh në PD”.

Nisur nga kjo situatë, Topi ka një përkufizim edhe më të rëndë për situatën në PD.

Është një mekanizëm i amortizuar që nuk ka mundësi për transfusion”, tha ai.

Për presidentin Meta

Gjatë emisionit “Debati në “Channel One”, presidenti i 8-të i shtetit shqiptar Bamir Topi ka dhënë një opinion edhe për presidentin e 10-të Ilir Meta, i cili do marrë detyrën ditën e hënë.

Unë e vlerësoj shumë zotin Meta, i cili edhe pse shumë i ri, ka një përvojë të veçantë në politikë.

Unë kam konsiderata të mira për të dhe kam parë një ekuilibër të brendshëm te zoti Meta.

Presidenca e tij ka për të treguar pikërisht këtë përvojë”.

Por nga ana tjetër Topi bëri një parashikim për marrëdhëniet e Metës dhe Ramës në vitet e ardhshme.

Unë parashikoj që këto marrëdhëniet nuk kanë për të qenë të qeta.

Meta president me Ramën kryeministër do t’i ngjajë historisë sime me kryeministrin Berisha.”

Për mazhorancën

Bami Topi deklaron se fakti që populli e votoi më shumë Edi Ramën, do të thotë se në mandatin e  parë ka qeverisur shumë mirë.

Por ai shkoi edhe më tej kur argumentin e tij e lidhi edhe me opozitën.

Por kur ke edhe një kundërshtar të dobët si PD, fitorja të bëhet dhe më e lehtë”.

Sipas Topit, një nga arsyet e fitores ishte edhe situate në PD.

“Unë nuk shikoj te PD peshën e duhur të një partie të opozitës”, tha Topi, duke nënkuptuar që kryeministri Rama do ta ketë të lehtë qeverisjen në mandatine  dytë.

6 komente në “Bamir Topi ironizon Berishën: Ja pra që u folka edhe me heshtje. Meta- Rama, priten duele si unë me Berishën”

  1. hysni hyseni says:

    H E SH T

    SE HESHTJA JOTE …. FLET MA SHUME

    DHE TE SHKON PER SHTAT

  2. Malo says:

    A mor Bamir sa mire do te ishte te na tregoje dy gjera :
    E para sa fonde more ne fushate ?
    E dyta sa vota fitove ?
    – Ketu del del diferenca e fitimit tend.

  3. Hani mut, qeras qeveria. says:

    Foli dhe caraci tirons me heshtjen e tij. Kishte mundesine t’i kursente shqiptareve shume vuajtje dhe kohe te vyer per reforma.

  4. Edlira Abazi says:

    “Ish president, ish nenkryetar i Partise Demokratike…’, lapsus apo me deshiren e te intervistuarit keni hequr c’eshte?
    Sa per heshtjen, eshte opsion qe mundi ta zgjedhin individet, edhe kur ata kane emrin Sali Berisha.
    Institucionet e kane te ndaluar kushtetutshmerisht dhe ligjerisht te heshtin. Ato veprojne!

  5. spartaku says:

    Keto qe thot dhe percakton zoti Topi jane te verteta dhe reale.Per pd-ke eshte per te ardhur keq,se po mere nje pikjat shume vertikale drejt humneres.Por me keq akom do jete pas zgjedhjeve.Dihe dhe eshte e qarte,se ashtu siç jane bere planet nen rrogoz,do zgjidhet Basha kryetar.Ai me t’u zgjedhur kryetar,do t’a dhjesin akoma me keq partine,per arsye se ai do t’u beje thirrje te gjithe rrugeçeve te pd-ke,njerzeve pa din e iman,e do krijoi rremuje te madhe,do krijoi destabilitet,me qellim qe qeveria e re e Edi Rames te mos kete mundesi te punoi.Ky veprim i Bashes dhe deputeteve te tij,do iritojne akoma me shume njerzit,shqipetaret kundra Bashes.Basha nuk e kupton kete,se, aq tru ka,dhe terheq zgjedhen si nje ka budalla.Megjithate per te majten eshte pozitive.

  6. Dan says:

    Gjize Tirone…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje