Nisin manipulimet: Lulzim Basha përjashton nga lista votuesit e Selamit

20 Korrik 2017, 21:58Politika TEMA

Fakti që Partia Demokratike dhe kryetari i saj i ngrirë nuk i bën publike listat e votuesve të saj, ka ngjallur dyshime të mëdha për manipulimin e këtyre listave apo për kontroll të tyre nga ana e Lulzim Bashës. Këtë e ka përmendur dhe rivali i tij për postin e kryetarit Eduard Selami, teksa e ka quajtur garën të pabarabartë pasi ai vetë nuk di se kush do të votojë për të.

Në fshatin Muhurr të Dibrës, është sinjalizuar se familje të tëra me teserën e Partisë Demokratike, anëtarë të vjetër të kësaj force politike të cilët kishin shprehur hapur votën e tyre për Eduard Selamin nuk do të lejohen të votojnë.

“Dita” ka pyetur vetë kandidatin Selami për të konfirmuar këtë lajm dhe ai na ka thënë se përfaqësuesi i tij në komisionin zgjedhor të Partisë Demokratike ia kishte konfirmuar këtë shqetësim. Sipas zotit Selami, rreth 40 familje të cilat kanë shprehur hapur votën e tyre pro tij, nuk kanë mundur të gjejnë emrin e tyre në listën e votuesve. Selami i bën thirrje Bashës se ka kohë deri të premten për të reflektuar, duke i futur në listë anëtarët e PD të cilët janë përjashtuar vetëm pse janë votues të hapur të tij.

Kjo është provë e garës së pabarabartë që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike, e cila edhe si e tillë po tentohet të manipulohet nga Lulzim Basha. Pakënaqësia për lidershipin aktual të Partisë Demkoratike është e lartë dhe e vetmja mënyrë që ka gjetur Basha për të mbajtur postin e tij të kryetarit, është të manipulojë zgjedhjet brenda forcës së tij politike duke përjashtuar të gjithë votuesit e deklaruar të rivalit të tij, Eduard Selami. Se sa do ia arrijë, kjo mbetet për t’u parë.

4 komente në “Nisin manipulimet: Lulzim Basha përjashton nga lista votuesit e Selamit”

  1. Eri says:

    Cprisje ti idjot!
    Zgjedhje te ndershme?!

  2. Fatosi-kosove says:

    Dhe pas disa ditesh luli prap do dali apra shqiptareve dhe do ju thot se Edi Rama ka paguar nga 200 miljon leke qe shqiptaret te mos dalin te votojne,siq po deklaron çdo dite se Rama i apska paguar militantet e PD-s qe te qendrojne ne shtepi diten e votimeve dhe keshtu duke mos votuar kane ndihmuar ramen te fitoje!!!!
    Shpikje e shekullit a,lul PD qe ka lulin dhe luliqat dhe vetshkaterrohet.

  3. Ilo says:

    Selam ka te drejte Basha ne fshatin Muhur qe permendni jo te Pd qe s’ka po edhe kryetari i Ps se Dibres ka veshur xhakete cami dhe ka votuar per PDIU,Pd ka nevoje per nje operacion te thelle sepse antaresia eshte tjetersuar sa te LSI te PDIU .

  4. Suloja says:

    Parashikimi i im:Per të qenë sa më i besueshëm rezultati,diferenca s’do jetë shumë e madhe.59% me 41%, në favor të atij që dihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje