Gjatë bashkëbisedimit të tij në Lezhë me qytetarët, kryeministri Edi Rama u përball me një simpatizant të LSI.
Ai kërkoi zgjidhje për problemin me certifikatën e pronësisë se banesës së tij.
“Juristi juaj ne Hipoteken e Kurbinit u be deputeti juaj.
Një jurist tjetër, sekser prototip, me veprime të trashëguara nga koha e PD erdhi, letrat janë në rregull, këtu pa paguar paratë me thote ti s’merr certifikatë toke.
Tarifa 1 milion lekë.
Mbajtëm shpresë te LSI, po e ka mbush administratën me fodulla.
Ju s’ju kam votuar, por kam uruar që LSI mos fitojë”, tha qytetari.
Në këtë takim, Rama ka folur edhe për marrëdhënien me opozitën nga shtatori e në vijim.
“Do ta kemi dorën të shtrirë për opozitën politike për cdo gjë që i shërben njerëzve.
Duan të na bashkohen, nderi i tyre, s’duan të na bashkohen, prapë nderi i tyre.
Për cdo gjë që është për Shqipërinë dora jonë për opozitën do jetë e shtrirë.
Edhe parlamenti do kthehet në binarë pas 4 vitesh rrumpallhane dhe secili do ketë kohën e vet të thotë fjalët e veta”, tha Rama.