REPLIKAT/ Manjani: O Lame, ju bëri çorap plaka mediatike. Artan Lame: Ajo vuri në dukje vrimat në çorapet e shtetit

20 Korrik 2017, 18:42Politika TEMA

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka replikuar me ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, për rastin e shkrirjes së ALUIZNI-t në Berat.

“Mirë drejtor mavrinë,po me zyrën e ALUIZNIT çpate o Lame?!Ju bëri çorap plaka mediatike, ndërkohë komshinjtë e saj ulërasin nga padrejtësia”, shkruan Manjani, të cilit i ka kthyer përgjigje Lame.

“Ylli,

Plaka nuk ishte mediatike, përkundër, e bë mediatike, se ishte çështje në interes të të gjithëve. Plaka nuk na bëri çorap, përkundër, vuri në dukje vrimat në çorapet e shtetit.

Dhe po i deshe vrimat, ca t’i them unë.

Drejtoria Berat është nga më të prapambeturat në procesin e legalizimeve. Arsyet janë shumë, por drejtoria e atjeshme pagoi për kusuret e veta.

Drejtoria Berat përgjatë vitit 2017 ka marrë disa vërejtje në performancën mujore që bëhet me të gjithë drejtorët. Po s’më besove mua, pyet cilindo prej drejtorëve të tjerë të ta thojë.

Drejtoria Berat ka probleme bashëpunimi edhe me një sërë institucionesh të tjera që nuk funksionojnë, ndër të cilat fort edhe zyra e Hipotekës dhe këtu s’ke nevojë për dëshmitarë, se jemi marrë bashkë ne të dy që ta ndreqnim atë punë e atë zyrë, e dot se ndreqëm.

Dhe siç e kemi thënë bashkarisht sa e sa herë, çorapet e administratës janë plot vrima që duhen zënë njëra pas tjetrës që të ecë siç duhet”, shkruan Lame.

3 komente në “REPLIKAT/ Manjani: O Lame, ju bëri çorap plaka mediatike. Artan Lame: Ajo vuri në dukje vrimat në çorapet e shtetit”

  1. I njohuri says:

    Po ku ke qene o Lame? Ti ke qene shefi i ketij drejtori. Une me pare te pushoj ty, pastaj ate. Asgje nuk thua per vete, vetem i shkon pas kenges se Rames. Ku ke qene o Lame ku ke qene. E dhimbshme, kur shefat vete i inkurajojne “vrimat”. Fjale…fjale…dhe mjerim ne popull.

  2. artan says:

    Po pallatet ne mes te Tiranes pa hipotek o Lame mavria apo ske koh ti se meresh me dallavere???

  3. Drejtesia says:

    Z Rama, Lamja duhet shkarkuar I pari, asnje legalizing ne Tirane dhe qytete te tjera, Lamja nuk di te drejtoje. Shkarkoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje