Vettingu: Zgjidhet kryetarja e Komisionit të Kualifikimit

20 Korrik 2017, 16:28Politika TEMA
Vettingu: Zgjidhet kryetarja e Komisionit të Kualifikimit

Tafa, pedagoge e së drejtës financiare dhe ish-sekretare e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë mori shumicën e votave për të drejtuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. 

Juristja Genta Tafa u zgjodh në krye të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të enjten, pas një votimi të fshehtë mes 14 anëtarëve të këtij institucioni kyç për zbatimin e reformës në drejtësi. Mandati i saj është 3-vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Procedura e zgjedhjes së kryetarit u bazua në ligjin për “rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe u monitorua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Sipas ligjit, kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka për detyrë të përgatisë dhe drejtojë mbledhjen e anëtarëve, të përfaqësojë Komisionin në marrëdhënie me të tretët, të nënshkruajë akte-me përjashtim të vendimeve dhe të drejtojë shortin në rastet e parashikuara nga ligji.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK është hallka e parë e vetingut me të cilën do të përballen gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, të cilët do të kontrollohen në drejtim të pasurisë së tyre, lidhjeve me krimin e organizuar apo aftesive profesionale. KPK ka 12 anëtarë dhe dy anëtarë zëvendësues, të cilët do të organizohen në katër trupa gjyqësore me nga 3 anëtarë secila.

Kryetarja e sapozgjedhur e KPK, Genta Tafa ka mbajtur pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë, para se të konkurronte për institucionet e vetingut. Ajo ka qenë pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës përgjatë viteve 1996-2003, aktivitet të cilin e ka vazhduar pa ndërprerje edhe më pas.

Në vitet 2003-2006 ajo ka punuar si drejtoreshë juridike në Ministrinë e Punëve Vendore dhe prej vitit 2012 ushtron aktivitetin si përmbaruese gjyqësore private.

Tafa është autore e dy teksteve universitare mbi të drejtën financiare dhe nga qershori 2014 mban gradën shkencore “Profesor i Asociuar”.

Pas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e njëjta procedurë votimi pritet të ndiqet edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Apelimit. Të dy institucionet po bëhen gati që të fillojnë procesin e vetingut në shtator.

10 komente në “Vettingu: Zgjidhet kryetarja e Komisionit të Kualifikimit”

  1. john smith says:

    Urime, Genta! Dhe pse mediokre ne intelekt, eshte nje nga me te “mirat” ne ate llum te zgjedhurish ne komisionet e vettingut! Mjer Shqiperia! Mjer reforma ne drejtesi! Utopi 100%

  2. titi says:

    Urime znj. Genta dhe pune te mbare!

  3. toni says:

    Eshte zgjedhja me e sakte dhe me e drejte.Tashti besoj shume se reforma ne drejtesi do te vijhet ne jete me sukses.
    Urime e suksese Genta!

  4. spartaku says:

    Urime,pune te mbare dhe pa anesi. Te mbaj drejtesi.

  5. Janaqi says:

    Llogarit kryetare e vettingut nje permbaruese. E tmerrshme te pakten te ishte ndonje i/e sakte. Kjo edhe lenden e vet me zor e ka dhene. Permbaruesi eshte shkalla e fundit ne hierarkine e drejtesise qe deri diku barazohet me policin pasi vetem ekzekuton vendimet. Shpresoj te jete formale dhe punen ta bejne keta te huajit se nese ngelemi ne shorese te komisioneve te vettingut do ta bejne me keq se turqia sot.

  6. Presori says:

    Experience qeke cop cop o zyshe

  7. mirel says:

    Me keto haneme do e beni Vetingun? Shtojini dhe Keti Bazhdarin me Takun te na derdellisin cdo dite mbi perrallat “vetingore” dhe aq ishte..mbaron dhe ky siklet per qeverine. Fletelavderimet do i ndaje ne fund Ramiu

  8. Aleks says:

    Po pse o Janaq, flet sikur je duke vjel rrush ne Greqi..ku i njeh permbaruesit ti! Nuk e di qe te te njejten shkolle kane te gjithe me gjyqtare, prokurore, permbarues por pse jo edhe ndonje polic. Pastaj, ti o bahçevan me kete emer apo nickname s’duhet te lene as te futesh ne Gjirokaster e jo me ne kete Portal. Katundar bastard! Shko meso te shkruash shqip legen, vil rrush se ke sezonin dhe me pas lexo dhe meso. Tarallak!

  9. zuzari says:

    O rrypa, te jesh shef nuk do te thote te jesh ekspert ose specialisti me i mire ne ate fushe. Te jesh shef do te thote te vesh institutcionin qe ke nen hyqm ne pune, te besh njerzit te punojne dhe te marresh rezultatet e duhura. E cfare se qenka permbaruese? Nese eshte e zonja ne te organizuarin e punes, suksese te metejshme dhe jete lumtur.

  10. E.L says:

    Njeriu me i drejte i sakte dhe i rregullt qe mban kjo shqiperi.Urime Genta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje