Shkarkohet nga detyra drejtori teknik i Burgjeve Arjan Hoxha si dhe drejtori teknik i Hipotekave Arjan Bylykbashi, të propozuar nga Lulzim Basha sipas marrëveshjes me Edi Ramën më 18 maj.
Arben Çuko, aktualisht deputet i PS (deri në shtator) është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Ndërkohë, vend të Bylykbashit, te Hipotekat emërohet Blerina Doraci.
Më herët, pra para marrëveshjes Rama-Basha, postin e drejtorit të Burgjeve e ka mbajtur Miklovan Kopani ndërsa në krye të Hipotekave ka qenë Ilirjan Muho.
Ditën e djeshme u shkarkua edhe drejtori teknik i AZHBR ndërsa më herët u largua nga detyra edhe drejtori teknik i ALUIZNI-t.