FAKSIMILE/ Tenderat e bllokuara, ​Kërtusha autorizon një firmëtar për deri në dhjetor 2017

20 Korrik 2017, 14:18Politika TEMA
FAKSIMILE/ Tenderat e bllokuara, ​Kërtusha autorizon një

Ministrja teknike e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha ka firmosur një urdhër ku autorizon një person të jetë firmëtari i institucionit për të gjitha tenderët e kësaj ministrie.

Urdhri mban numrin  156, dhe është i datës 14 korrik, por ajo që bie në sy, është se delegimi i kompetencave është për deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Edhe pse parashikohet që pas një muaji të  mos jetë më ministre dhe qeveria e re të sjellë një tjetër njeri në krye të ministrisë së çështjeve sociale, Kërtusha i ka dhënë vetes të drejtën e firmoje së një urdhri me fuqi deri në ditën e fundit të këtij viti.

Personi i autorizuar nga teknikja Kërtusha është Elird Qëndro, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse.

Aktualisht, me urdhër të kryeministrit Edi Rama të gjitha tenderët janë pezulluar me një afat të pacaktuar, dhe tendera kryhen vetëm për nevoja urgjente dhe me lejen e kryeministrit.

Rama e firmosi këtë urdhër pasi fitoi zgjedhjet dhe kur në qeveri kishin shumicën ministrat e LSI-së dhe teknikët e PD-së. Këta ministra nisën një valë tenderimesh me vlerë të lartë gjatë dhe pas periudhës zgjedhore, shumica e të cilave Report TV i evidentoi si të dyshimta.

Ministrat teknikë të PD-së ende nuk kanë dhënë dorëheqjen, edhe pse Rama jua ka kërkuar publikisht, ndërsa ministrat e LSI-së kanë thënë se do të qëndrojnë në detyrë deri ditën e fundit, kur qeveria e re të mandatohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje