Pse nuk mund të ikin ministrat e PD dhe LSI

20 Korrik 2017, 11:24Politika TEMA

Nga Ylli Manjani

Debati publik mbi qëndrimin ose jo në qeveri të ministrave të PD dhe LSI, bëhet shpesh në injorim total të Kushtetutës së Republikës. Inati, mllefi apo edhe ndjenja e hakmarrjes politike është shumë më e fortë se arësyeja kushtetuese e funksionimit të shtetit. Qeveria e dizenjuar në kushtetutë si një institucion që funksionon pandërprerje. Ajo mbidhet rregullisht për të diskutuar dhe vendosur ( shih nenet nga 96- 100 të kushtetutës), ashtu sikurse Kryeministri dhe ministrat vijojnë rregullisht pa ndërprerje detyrat e tyre.

Qëndrimi në detyrë për kryeministrin dhe ministrat është detyrë! Shiheni cfarë shkruhet në nenin 106 të Kushtetutës:

“Neni 106

Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës.”

Pra qëllimi është të mos lihet vendi pa qeveri asnjë minutë! Formulat apo lëvizjet politike vijojnë punën e tyre, por vendi duhet të ketë qeveri. Askush nuk mund të braktisë detyrën kushtetuese!

Kjo do të thotë se edhe nëse për arsye politke apo personale ministri jep dorëheqje, Ai/ajo është i detyruar të qëndrojë në detyrë derisa të vijë pasardhësi/sja. Kjo është detyrë kushtetuese! Ministrat e PD dhe LSI mund të dorëhiqen për arësye politike (personalisht mendoj se duhet ta bëjnë një orë e më parë), por qëndrimi i tyre në detyrë është urdhër i Kushtetutës!

Qeveria aktuale siç e katranosi kryeministri, ka nevojë për një kuorum minimal që të mblidhet e të funksionojë.

Ministrat e PD dhe LSI janë shumica ndaj qëndrimi i tyre bëhet edhe më i detyrueshëm!

Por mos mbledhja e qeverisë dhe vendimmarrja e saj qarkulluese është kulmi i paligjshmërisë dhe i anti-kushtetushmërisë.

Nuk ka askund asnje nen, paragraf apo qofte dhe një fjalë të vetme që të ligjërojë vendimmarrjen qarkulluese! Nuk ka! Qeveria prandaj ka rregulla detyruese për qëndrimin në detyrë, pikërisht për të garantuar vendimmarrjen solide e solemne të saj!

Nëse dikush ndonjëherë do jetë i interesuar për të hetuar një shkelje të rëndë të Kushtetutë, duhet ta fillojë nga kjo qeveri që është në dhunim permanent të saj! Ndërkohë njerëzit kontribojnë ose thjesht shohin spektaklin e kultit të individit që braktis qeverinë dhe Kushtetutën duke u shitur si shtetar! Kulmi!

4 komente në “Pse nuk mund të ikin ministrat e PD dhe LSI”

  1. bianka says:

    Ekspert i madh zotrote, e kupton shume mire Kushtetuten dhe ligjin, por u largove nga qeveria qe sipas teje shkelte kushtetun dhe ligjet vetem kur te hoqi KM. Nuk ik me pare se do kryeje detyren e shenjte, u pika mu ne minister, shko jep mend neper studio, e pi ndonje cafe ne rogner, mos harro te pushaosh dhe tek balili, se e kishe me merak ”kapjen e tij”.

  2. monika says:

    ik mor spurdhjak

  3. Guri nga Berati says:

    E mush tha qe gelet pa qeveri nese ikininistrat e LSI?
    Tepsia shoku Tepsia …. ja pse nuk ikin se per kushtetute mo… mos na hap barkun.
    Sa per personin tuaj nuk kam asnje konsiderate. Thjesht je nje zhurmues qe shume shpejt do mbetesh pa kete lloj pune (e vetmja qe di te besh).
    Tung,

  4. PATRIOTI SHBA says:

    Cfar juristi jeni ju qe marveshjet politike , qe sjan parashikuar ne kushtetut, si rasti konkret u jepni atribute kushtetuse. Fatakeqesi qe kini qen ca koh minister drejtesie.
    Mos ngatero kekun me byrokun o i ashtuquajtur jurist. Ministrat e LSI jan bashkeqeverises me mandat kater vjecar, dhe kualicjni vazhdon deri ne mbarim te mandatit, nederkoh qe kualicjoni sesht prishur.
    Ndersa te emruarit me marveshen e 17 Majit, u emruan dhe dekretuan nga presidenti vetem si ministra teknik me objekt vezhgimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet ka gati nje muaj qe perfunduan, ndersa ata vecse mbajn kariket, per te mar rrogat dhe makinat, se pun te tjera as bejn as kan tager te bejn , Ky esht skandal , por mjer edhe per ju qe e interpretomni kushtetuten si kritizer i semur qe jini ndaj qeveris,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje