Jemin Gjana: Patozi e Topalli po mashtrojnë demokratët

20 Korrik 2017, 09:42Politika TEMA

Ish-nënkryetari i PD-së teksa ka komentuar zgjedhjet që po zhvillohen në PD për kryear të partisë është ndalur te kritikët e Bashës.

Ai tha se Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli po mashtrojnë demokratët.

“Z.Patozi, znj.Topalli etj, bëjnë një gabim të pafalshëm, mashtrojnë opinionin.

Mund të sulmojnë z.Basha por jo arkivin e partisë. Janë 103 mijë njerëz anëtarë të PD që nga viti 1991.

Prandaj, listat janë elektronikisht, dhe është shpërndarë lista përfundimtare tek të gjitha degët e partisë.

Unë kam një karrierë të gjatë në PD, deri nënkryetar i partisë, ndërsa këta që kritikojnë i janë bashkuar PD-së pas 1996-ës”, tha ai.

Gjana shpjegoi edhe arsyen pse nuk mblidhet Këshilli Kombëtar.

Sipas tij, ky forum i lartë vendimmarrës merr vendime të cilat i paraqiten Kuvendit të partisë, por në këtë garë PD zgjedhë kryetarin me parimin një anëtar një votë dhe jo përmes Kuvendit.

Kryetari i komisionit të organizimit të zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike, Jemin Gjana është ndalur dhe te procesi zgjedhor që do të zhvillohet të shtuan.

Ai tha se numërimi i kutive do të bëhet në selinë qendrore të PD, në Tiranë, ndërsa shtoi se mëngjesin e 22 korrikut PD do ketë kryetarin e ri.

“Votimi do ketë të gjitha kriteret e votimit në Shqipëri për zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale, me të njëjtat kritere si ato që parashikon Kodi Zgjedhor me kodet, si mbyllet kutia, me votat e pavlefshme, pra të gjitha. Anëtarët e PD janë të ftuar të gjithë që të vijnë dhe të votojnë. Procesi do jetë korrekt, numërimi përpara mediave, pra i gjithë procesi do jetë transparent.

Numërimi do bëhet në selinë qendrore të PD. Kjo s’është e përcaktuar në statut.

E para është precedenti i 2013-ës, por atëherë kishim një seli të vogël dhe numërimi është bërë te Pallati i Kongreseve, selia ka hapësirë të konsiderueshme. Prandaj, mëngjesin e datës 23 do kemi kryetarin e ri të PD. Do numërohet gjithë natën”, u shpreh Jemin Gjana për Report TV.

Ai dha përgjigje për disa nga shqetësimet e Selamit dhe të kritikëve të Lulzim Bashës, lidhur me listën e anëtarësisë dhe votuesve në 22 korrik.

“Sigurisht që jam njohur me shqetësimin e Selamit për listat.

Listat janë transparente dhe janë të publikuara brenda strukturave të PD. Që në fillim, sapo kemi krijuar komisionin, lista iu është shpërndarë të 68 degëve të PD në gjithë vendin.

Përfaqësuesi i z.Selami është me në komision. Janë 103 mijë anëtarë të PD, kemi 607 anëtarë më pak të cilët kanë kaluar te partitë e tjera. Janë 5200 seksione të PD, vetëm kryetarë dhe sekretarë të tyre bëjnë 10200 veta. Si mund të thuash që lista s’është bërë publike, që lista është sekrete?”, theksoi Gjana.

2 komente në “Jemin Gjana: Patozi e Topalli po mashtrojnë demokratët”

  1. denisi says:

    Je-mini thuaje dhe para publikut si te rrafi sala ne zyre kure deshe te qi…je ate sektetaren tropojane aman te keqen o mi haleje.

  2. I madhi says:

    O i neveritshem, o spihun i sigurimit te regjimit komunist, o pervers manjak seksi, i ke njgjare baxhanakut tent qe vrau te dashuren, deri dije isha me lulin, por sa te nxority o ipeshtir ne skene ,jam me selamin bashke me 98vota te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje