“Deklarata e fortë e kreut të KQZ-së”, “Bomba e kreut të KQZ-së” dhe disa titujt të ngjashëm, kanë qarkulluar prej disa orësh nëpër portalet shqiptare.
Por për çfarë bëhet fjalë?
Klement Zguri paska thënë se 70 numëruesit që janë kallëzuar penalisht për vjedhjen e votave më 25 qershor, janë urdhëruar nga partitë.
Zbulim i madh, që duhet trumbetuar me të madhe si lajm!
Në fakt, nuk e denim deri më sot, që numëruesit vidhnin vota për partitë!
Mendonim se i vidhnin për hesap të tyre!
Kam respekt per kete ish kryetarin e bashkise te shijakut si njeri, si specialist, le shume per te deshiruar……edhe ai vet cuditet se si ka mundesi qe eshte aty ku eshte!!!!!!.
Ha….ha…….haaaaaaaaaaaaaaaa Bravo Kelmend Zguri ,je i madh ! Ke zbuluar te pazbulueshmen. E meriton kryetarllekun we KQZ. Oooooo pika qe s’na bie ,po jetojme ne kete bote……
Ka te “drejte’ sepse dhe vete,urdherat prej partise I mer,Jo prej ligjit,Kodit Zgjedhor…
Me ate deklerate duhet te shkosh dhe te denoncosh ne prokurori jo numeruesit por ata qqe thua ne deklerate, me emer dhe mbiemer. Perndryshe ke shperdoruar detyren dhe ke fshehur nje krim.
Moralisht ua ke bere mire Lulit dhe Edit qe te propozuan si konsensual.
Ua shpebleve me nje thike pas shpine!
Po ky pershesh ha, ckeni?!
Jurist 6- mujorsh i plepave…